Barleti, bashkëkohës i heroit shqiptar dhe soditës në shumë nga ngjarjet e përshkruara, mbahej, përgjithësisht, gjer tani vonë, si një burim vërtetësie dhe paanësie absolute.
Në veprën "Miti dhe realiteti", Eliade merr në studim ato shoqëri në të cilat miti luan ende rolin kryesor në formimin e tipareve kulturore themelore të shoqërisë: marrëdhënien e mitit me botëkuptimin, me konceptimin e historisë, kohës, me përvojën njerëzore në përgjithësi.
Vëllimi poetik me 82 poezi i kushtohet jetës në të gjithë spektrat e saj, dashurisë, mallit dhe vdekjes. Poezi të zhytura në metafora kuptimplota ashtu si dhe vetë titulli i këtij libri. Aleksander Cipa shprehet se: Nuk kumtoj vetëm përmes tekstit, por përmes metatekstit. Janë emocione dhe qasje të meditimit që lidhen me 3 elementët ekzistenciale të botës...
Gati vëllimi i dytë i serisë Shkolla e Kafshëve Magjike. Shkolla “Vintershtain” ka një sekret. Kush është me fat këtu gjen shokun më të mirë në botë. Një kafshë magjike. Një kafshë që flet. Nëse ajo do të ishte jotja…
Libri “Si të kuptojmë Frojdin” i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet, apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai ka bërë, që nga letërkëmbimet e ndryshme dhe shkrimet që dëshmoijnë për tërësinë e çështjeve dhe të intuitive të cilat...
Edhe pse personazhet janë thuajse të gjithë negativë, antiepikë e kontradiktorë, këta antiheronj janë përshkruar me dhimbje, përvuajtje e dashuri, një karakteristikë e hershme që i dallon të gjitha krijimet e Ramiz Gjinit. Ky roman ka fituar çmimin "Petro Marko" si romani më i mirë i vitit 2010.
Historia e fëmijës së humbur, të rritur larg prindërve dhe pastaj të gjetur sërish, është një temë e rrahur në shumë nga romanet e shekullit XIX. Siç duket, në historinë e njerëzimit, të gjithë prindërit kanë pasur frikë se mos i humbasin fëmijët e tyre dhe të gjithë fëmijët e kanë përjetuar këtë frikë.
Ngjarjet, për të cilat mund ta shquanin dhe nderonin atë, kishin ndodhur para shumë kohësh gjatë luftës. Këta kapituj të jetës së saj të kaluar u bënë kujtime të vagëlluara.
Pas botimit të veprës së Schmitt për Skënderbeun, shumë kundërshtime ishin emocionalë. Bazoheshin mbi historitë e mitit mbi Skënderbeun dhe paprekshmërisë së tij, si një figurë e rëndësishme e botës shqiptare. Autori i këtij botimi është përpjekur që bazuar në trashëgiminë popullore, tregimet, legjendat, toponiminë e vendit ku u rrit dhe kaloi fëmijërinë...
Kjo novelë është pararendësja më e denjë e letërsisë moderne europiane. Umberto Eco e vlerëson në këtë mënyrë: “Një nga novelat më të bukura të shkruara ndonjëherë”
Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan.
Spiro Mëhilli sjell një botim tjetër me vlera historike për të kuptuar kontekstin dhe zgjidhjet e vështira të një shteti të madh si Polonia, e cila ndodhej mes presioneve të mëdha të Rusisë dhe Gjermanisë, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore: “Me gjermanët rrezikojmë të humbim lirinë, ndërsa me rusët humbim shpirtin”.
Ky libër sendërton një narrativë poetike të ndjesive personale, përsiatje për të gjetur gjuhën e duhur të komunikimit dhe një nevojë e vazhdueshme për t’u rikonfirmuar para vetes dhe botës, - të gjitha ndjesitë e një të riu të fillimshekullit 21 të cilat i gjen edhe në vargjet e Delinda Muçollarit.
Luajme futboll nuk eshte liber vetem per familjen dhe miqesine por gjithashtu nje liber mbi kulturat e ndryshme qe hasim qe te vegjel e ndersa rritemi ne vende te huaja dhe se si duhet t’i pranojme. Libri shoqerohet me ilustrimet me ngjyra te pergatitura nga mjeshtri i shquar Bujar Kapexhiu
Historia e filozofisë është interpretimi i mendimit filozofik i mbështetur mbi përmbajtjet dhe format e vërtetësisë historike dhe të dialogut, një udhëtim i cili do të shprehë një Gadamer dëshmitar dhe interpret ‘në dialog’ me traditën.
Përfytyroni sikur vendi në të cilin jetoni nis të ndryshojë. Përfytyroni si pa e vënë re, ky vend bëhet i rrezikshëm për disa njerëz, të cilët e kanë të pamundur të vazhdojnë të jetojnë më në të. Përfytyroni se për habinë tuaj, papritur zbuloni se babai juaj është njëri prej këtyre njerëzve. Kështu i ndodhi edhe Anës në Gjermaninë e vitit 1933. Ishte...
Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
Si ishin bimët në kohën e dinozaurëve? Çfarë do të thotë fjala “dinozaur”? Cili dinozaur ishte prindi më i mirë? A ka parë njeri dinozaur të gjallë?... Ky libër është ndërtuar mbi bazën e disa pyetjeve rreth dinozaurëve dhe botës së tyre. Kështu, në çdo faqe ka disa pyetje. Secila prej tyre është shkruar në kanatin e një dritareje, e cila është zbukuruar...
Kjo dramë rivjen për lexuesit 50 vjet pas krijimit dhe është një dedikim plot vlerë për Kongresin e Lushnjës: Kjo dëshmi e vetme teatrore e kësaj ngjarje të madhe historike, ky krijim artistik është një zbulim i vërtetë që pasuron edhe dramaturgjinë shqiptare.
Ne kete set kemi perzgjedhur librat e dy autoreve shqiptare, te pasionuar pas realizmit magjik, dhe ndjekes te zellshem te fjales se zgjedhur shqipe: Mira Meksin dhe Tom Kuken (Enkel Demin). Dy librat e tyre, “Diktatori ne kryq” dhe “Ora e lige” jane botime te vitit 2019, qe ju vijne lexuesve si prurjet me interesante te letrave shqipe
Kokëboshi në hënë është një nga tre librat e trilogjisë Qyteti i luleve të Nikollaj Nosovit. Libri i parë Kokëboshi dhe shokët e tij është përkthyer tashmë nga Botimet Toena.
Mopasani është shkrimtari i parë i shekullit XIX të që e ka trajtuar në thellësi problemin e çmendurisë, jo si delir, por me tematikë klinike dhe të frikës. Horla është ai Tjetri, vëllai ynë i natës, që dyshon për ne, që na përkëdhel, që na përgjon, që i jep të gjitha veprimeve tona një kuptim negativ e pervers.
Megjithatë teksti i kësaj vepre integrale e kapërcen dimensionin personal, për të lëvizur brenda një hapësire të pamatë historike dhe ideale, duke arritur të na ofrojë një përkufizim të ri e plot zjarr të lirive individuale, pa të cilat nuk do të kishte kuptim një shoqëri e lirë dhe moderne.
Tekstet e veprat që analizohen në këtë vëllim, janë zgjedhur prej autorit si model për të treguar se çfarë hullie ndoqi letërsia shqiptare në periudhën e parë të instalimit të realizmit socialist në Shqipëri.
Studiuesja e pasionuar e prejardhjes së shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, pinjolle e familjes së Vlorajve, Nermin Vlora Falaski, në librin “Etruskishtja – gjuhë e gjallë”, sjell përmes shumë përqasjeve gjuhësore mes etruskishtes dhe shqipes, një linjë mendimi të prejardhjes së përbashkët të gjuhëve të lashtësisë.
Një rrëfim i sinqertë ushtaraku italian (apo më mirë italo-shqiptar), gjenerali Vincenco Murikio, hedh dritë mbi disa momente të veçanta të historisë së Shqipërisë; një rrëfim që në thjeshtësinë dhe çiltërsinë tipike të ushtarakut, ngjan se i ka shpëtuar cenzurës që shpesh i nënshtrohet historiografia e angazhuar.
Antoni do të shkoj në një ballo me maska vampirësh: me vampire të vërtetë ! Gojështypuri , rojtari i varrezës, organizon festën, por ai nuk e ka iden se tre prej të ftuarve nuk janë aspak të veshur me kostume maskimi . Antoni është tmerrsisht i merakosur; nga çasti në cast , festa e “frikshme “ mund të kthehej në një ngjarje të pastër horror …
Barku i minierës i zbrazur, pistonat e shkulur, pasarelat e thyera... Pellgu qymyrguror i vjetër i Ebërfoilit, në Skoci, është krejtësisht i vdekur.
“Sekretari Intim” reflekton tonalitetet veneciane, të pasura me pasione, muzikë dhe sensualitet. Në oborrin e Kuintilia Kavalkantit, ku zhvillohet Balloja Entomologjike dhe në personazhin stendalian të Sen-Zhylienit, “sekretarit intim”, mishërohen në mënyrë romaneske dramat e dashurisë dhe xhelozisë.