Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht.
Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton "Ujkun e Stepës" një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, "Ujku i Stepës" ruan...
"Ashtu si Niçja ka sjellë filozofinë e romanit, Musili ka sjellë romanin e filozofisë. Por ky afrim nuk do të thotë se Musili është më pak romancier se romancierët e tjerë. Po ashtu Niçja nuk është më pak filozof se filozofët e tjerë." – kështu e vlerëson Milan Kundera veprën “Pështjellimet e Tërlesit, e cila vjen në shqip nga Jonila Godole
Për tridhjetepesë vajza, përzgjedhja është mundësia e vetme në jetë.Mundësia për t'u ngjitur në botën e fustaneve vezulluese dhe bizhuterive të paçmuara. Për të jetuar në një pallat dhe për t'u ndeshur për zemrën e Princit Makson.
“Katër letra dashurie” është një roman për fatin, pranimin e tij, për tragjeditë dhe mrekullitë e jetës së përditshme.
Kjo seri me libra elektronikë përfshin një tematikë të gjerë për fëmijët e moshës 3-4 vjeç, ku jepen njohuritë fillestare për shkronjat e fjalët, numrat, kafshët, natyrën e mjedisin përreth. Me një miush magjik që lëshon tinguj dhe dritë ndihmohet fëmija për përgjigjet e sakta. Nëse fëmija përgjigjet saktë do të ndizet drita e gjelbër dhe fëmija juaj do...
Me historinë e një dashurie të madhe, të luftës, të revolucionit, të mallit dhe të brengave, romani "Kurt Sejit dhe Sura" është një roman i jashtëzakonshëm, që u jep lexuesve nga fillimi në fund shije, kureshtje dhe emocion të veçantë.
Romani në vargje "Eugjen Onjegini" është vepra madhore e Pushkinit, ajo që e bëri atë të pavdekshëm. Kritika e quajti romanin "Enciklopedi të jetës ruse të viteve 20' të shekullit XIX". Fillimi I shekullit të XIX - të shënoi një hov të përgjithshëm të jetës politiko - shoqërore të Rusisë, që ishte pasojë e luftës së madhe patriotike të popullit rus kundër...
Në këtë set janë të mbledhura gjashtë librat e Dionis Bubanit me personazhin qendror Çapaçulin, i cili ka fituar zemrat e dhjetëramijëra lexuesve të vegjël. "Aventurat e Capaculit" ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë në vitin 2001.
“Shtegu i parfumeve” është kthyer tashmë në një fenomen editorial ndërkombëtar. Ai po botohet në të gjithë Europën, deri tani në 19 gjuhë. Cristina Caboni është një autore që të magjeps dhe të emocionon, të mallëngjen dhe të mahnit me historinë e paharrueshme për pasiguritë e shpirtit njerëzor, që vetëm dashuria më e thellë mund t’i shërojë
Ky liber analizon vetevleresimin e femijeve te kesaj moshe dhe i sugjeron prinderve sjellje pedagogjike per ta ndihmuar kete zhvillim.
Këta libra zhvillojnë ndjesinë e të prekurit te vogëlushët dhe i njohin me konceptet e para dhe me botën që i rrethon.
Për fëmijë mbi tre vjeç vjen blloku argëtues i kopshtit “Mëso dhe argëtohu”. Ky bllok përmban ushtrime didaktike dhe argëtuese për fëmijë të kësaj grupmoshe. Në këtë bllok ata do të aftësohen të gjejnë dallimet mes figurave, të kopjojnë gjurmët e kafshëve, të gjejnë rrugën për të dalë nga labirinti, të gjejnë sendin e futur gabim mes sendeve të dhëna, të...
Kafshët Fantastike. Krimet e Grindelvaldit është skenari i dytë i një serie prej pesë filmash të shkruar nga J. K. Rowling-u, autorja e librave bestseller të Harry Potterit. Ngjarjet ndodhin më 1927, disa muaj pas ngjarjeve te Kafshët Fantastike dhe ku mund të gjenden dhe lëvizin nga Nju Jorku në Londër, në Paris dhe kthehen në Hogouorts. Kjo histori...
Miliona lexuesit që adhurojnë “Fëmijët më të këqij në botë” tani do të zbulojnë në këtë koleksion ngjethës disa nga të rriturit më të tmerrshëm, “ Mësuesit më të këqij në botë”, sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Walliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme nga artisti gjeni Tony Ross.
Kjo është një seri libërthash edukativë për vogëlushë, me shenjëza treguese, që përbëhet nga 4 tituj: “Libërthi im i parë i formave”, “Libërthi im i parë i ngjyrave”, “Libërthi im i parë i numrave” dhe “Libërthi im i parë i të kundërtave”. Karakteristikë e kësaj serie, përveç ilustrimeve të thjeshta e shumë të bukura, është formati aq i përshtatshëm,...
Ai ishte i etshëm për Rozanetën, kishte nevojë për të.Zhdukja e saj iu duk një pabesi, pothuajse një poshtërsi. C’donte ajo? A nuk mjaftonte që kishte fyer zonjën Arnu? Por, fundja, aq më keq për të! Tani Frederiku i urrente të gjitha gratë. Dhe lotët i ishin mbledhur lëmsh në grykë, sepse dashuria e tij kishte mbetur e papërfillur dhe dëshira e tij e...
"Leksione kimie" është historia e një gruaje të paepur, që bie dhe ngrihet shumë herë; është aventura e një ekzistence që përmbys skemat dhe çel një udhë të re, pavarësisht gjithçkaje. Me Elizabetë Zotën qeshet dhe qahet. Është ajo që dikton ritmin, që na tregon se kur duhet ecur kryelartë dhe kur është e pamundur diçka e tillë. Dhe tekefundit, duket se...
Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.
Një udhëzues për gratë me vetëbesim, të mençura, të guximshme dhe të pavarura që duan të rimarrin kontrollin e jetës dashurore. Pavarësisht si ndihesh, duhet ta lexosh këtë libër, si një kujtesë për të qenë varianti më i mirë i vetvetes dhe i asaj që meriton. Ky libër të jep fuqi.
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës. Gjatë muajit janar, që përkon edhe me ditëlindjen e autorit, do të kemi për lexuesit e pasionuar pas këtij...
Nje sinfoni epike e mrekullueshme e jetes, e nje familje tradicionale italiane ne rrjedhen e ndryshimeve dhe ritmeve te shpejta te enderres amerikane... Tigriani e mbush kete roman me endje muzikale dhe me nje dashuri qe zgjat gjithe jeten... Kujtime, humor, dashuri, deshtime, si dhe nje pike kthese e emocioneve te fuqishme."
Bazuar në një histori të vërtetë “Katrahurë ndjenjash” është ajo rrëmuja e kujtimeve dhe e vetmisëgjatë natës. Frymëmarrja, ankthi dhe lotët e një historie që nis dhe përfundon me dhimbje.
Ja dhe një sprovë e re kaluar suksesshëm nga shkrimtarja e mirënjohur Brunilda Zllami... Këtë radhë ajo do ta befasojë lexuesin e saj me zhanrin në të cilin po shkruan. Një roman i verdhë? Jo vetëm kaq...
Një GIRLBOSS merr në dorë frerët e jetës së vet. Ajo arrin gjithçka që do, se punon për këtë qëllim
Përrallat e mrekullueshme arabe, të përkthyera në shqip mjeshtërisht nga Mustafa Greblleshi, vijnë në tre vëllime nga shtëpia botuese Çabej
Është një roman mbi dashurinë dhe vdekjen, mbi atë që nuk duhet thënë dhe atë që nuk dëshiron ta dish, i strukturuar mrekullisht tek të gjithë personazhet, me dyshimet e tyre dhe shkëmbimin e mundshëm, të cilët transmetojnë tek lexuesi një sens paqetie të thellë, një ndjesi realiteti jo komod, të vështirë për t’u shpjeguar e po aq i vështirë për t’u pranuar
Sipas Kadaresë, "Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën...
Në këtë libër rrefehen 10 gjëra që askush nuk ua tregon për të qenë kreativ. Ky libër është aq i vlefshëm saqë brenda një kohe të shkurtër është shndërruar në një “bestseller” në Amerikë. Themeluesi i konferencës TED, Chris Anderson e vlerëson me një fjalë këtë libër: “I mrekullueshëm”. Në këtë kohë kreativitet është arma më e fortë për më shumë sukses...
Libri i ri i Fabio Volo-s është edhe më i ndjeri, më i vërteti; forca e këtij sinqeriteti del në çdo faqe. Gjendesh shpesh duke qeshur në çaste ironie që të rrëmbejnë. Por sidomos gjendesh i emocionuar, mbase i mallëngjyer dhe i çuditur se sa shumë ngjan jeta e Lorencos me atë të secilit prej nesh.
Botimi i parë i këtij libri ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, duke e përdorur dhe lexuar shumë. Nëna djemsh gjithandej i kanë cytur burrat e tyre, duke u thënë: Dëgjo pak këtu, se çthotë...!.