Hermann Hesse BD0041
New product
Çfarë është Ujku i Stepës i Hermann Hesse-s: një roman, një traktat estetik apo një testament shpirtëror? Zor se mund t'i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Vetë shkrimtari, i cili e shënjonte këtë vepër si më të dashurën e tij, nyjëton "Ujkun e Stepës" një rrugëtim brenda vetes si dhe një strukturë shpirtërore vetjake. Në këtë kuptim, "Ujku i Stepës" ruan magjinë e letërsisë si roman, mençurinë filozofike si traktat dhe habinë e pikëllimin për fatin njerëzor si testament.
19 Items
Shtëpia Botuese | Dudaj | |
| Përkthyesi | Suzana Starikow-Skënderi |
| Roman | Motivim&Vetëdije |
Në romanin "Siddharta" kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Rrëfimi për një djalosh të ri është i stilizuar në mënyrë të fuqishme në vija autobiografike duke përfshirë këtu sidomos refuzimin masiv të mësimeve dogmatike.
Romani klasik i kërkimit për dijen, që ka mahnitur, frymëzuar dhe influencuar breza të tërë lexuesish, shkrimtarësh dhe mendimtarësh.
"Peter Camenzind", romani i parë i Hermann Hesse-s, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe. Ky nuk është vetëm një rrëfim spiritual që u prin librave të mëvonshëm të Hesse-s, por është një libër tejet personal që shpërfaq rrugën jetësore të vetë shkrimtarit.
Jeta e çdo njeriu është rrugëtimi i tij drejt vetes, përpjekja e një udhe, treguesi i një shtegu. Asnjë njeri nuk ka qenë kurrë tërësisht vetvetja; megjithatë, gjithkush përpiqet të bëhet një herë i tillë: budalla apo i mençur qoftë; secili, gjithë sa mundet. Çdo njeri mbart me vete deri në fund mbetjet e lindjes së tij: lëngje sekrecionesh dhe lëvozhga...