Robert Musil BPS0048
New product
"Ashtu si Niçja ka sjellë filozofinë e romanit, Musili ka sjellë romanin e filozofisë. Por ky afrim nuk do të thotë se Musili është më pak romancier se romancierët e tjerë. Po ashtu Niçja nuk është më pak filozof se filozofët e tjerë." – kështu e vlerëson Milan Kundera veprën “Pështjellimet e Tërlesit, e cila vjen në shqip nga Jonila Godole
1 Item
Warning: Last items in stock!
Shtëpia Botuese | Pika pa Sipërfaqe | |
| ISBN | 9789928413635 | |
Mbi librin
I shkruar në moshën 26 vjeçare, Tërlesi është romani i parë i Musilit. Vetëm pas botimit të tij, autori, i cili kishte provuar më parë të merrej me shkenca ekzakte e më pas me filozofi, vendosi t'ia përkushtojë jetën letërsisë.
Musili u mor gjithë jetën me shkrimin e një vepre të vetme "Burri pa cilësi", të cilën nuk arriti ta përfundojë e që sot cilësohet si një nga romanet themelore të shekullit XX.
Thanë për librin
"Veprat e Robert Musilit më joshin sot e kësaj dite... dhe prej tij kam mësuar gjënë më të vështirë: se mund të ndërmerren vepra që do të kërkojnë dekada punë, pa e ditur nëse do t'i përfundojmë, sipërmarrje që duan durim e që kërkojnë këmbëngulje gati çnjerëzore..."
Elias Canetti
"Musili e kupton se thellësia mund të fshihet vetëm në të vetmin vend ku ajo është e durueshme: në sipërfaqe."
Hermann Broch
"Ashtu si Niçja ka sjellë filozofinë e romanit, Musili ka sjellë romanin e filozofisë. Por ky afrim nuk do të thotë se Musili është më pak romancier se romancierët e tjerë. Po ashtu Niçja nuk është më pak filozof se filozofët e tjerë."
Milan Kundera
| pages | 196 |
| ISBN | 9789928413635 |
| Published year | 2012 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | mbi 16 vjeç |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Jonila Godole |
| Roman | Mister&Thriller |
Burri pa cilesi eshte nje nga veprat me te rendesishme te letersise europiane dhe boterore ne shekullin e XX. Me ne fund, kjo kryeveper vjen e perkthyer nga gjuha origjinale, prej gjermanishtes, nga Jonila Godole