Sportive, e vrullshme dhe joshëse, Tea Stiltoni është e dërguara e posaçme e Jehonës së Brejtësit, gazetës më të famshme të drejtuar nga i vëllai, Jeronim Stiltoni. Librat e Teas rrëfejnë miqësinë dhe aventurat e një grupi prej pesë hulumtuesesh fare të reja: Tea Sisters!
Në faqet e këtij libri do të gjeni këshilla të vlefshme, pyetje dhe histori të vërteta, që mund t'ju ndihmojnë për zgjidhjen e shumë problemeve brenda miqësive tuaja.
"Gjirafat s'vallëzojnë dot" është një nga librat më të shitur në botë, mjaft i pëlqyer dhe i vlerësuar prej prindërve dhe fëmijëve të moshave 5 deri 8 vjeç.
Miushi Stilton me personazhet e tij vijne ne serine e katert me aventura te reja ne mjedise tropikale; nje liber plot humor, situata brilante dhe qe i zbavisin lexuesit e vegjel...
Një nga historinë më të bukura të letërsisë angleze vjen në këtë botim i përshtatur për lexuesit e vegjël nga Fiern Siegel
Ashtu si Hajdutja e librave, Unë jam lajmëtari është një roman plot poezi dhe ironi. Me stilin e tij të papërsëritshëm, Markus Zusak di të rrëfejë në mënyrë të jashtëzakonshme jetën e njerëzve të zakonshëm, duke i dhënë një kuptim të veçantë edhe jetës më të zakonshme: sepse janë gjestet e bujarisë ndaj tjetrit që na bëjnë heronj të përditshëm.
Vdekja e çuditshme e Europës është rrëfimi më i shitur në botë mbi një kontinent dhe një kulturë të kapuyr në aktin e vetëvrasjes, i pdërditësuar tani me materiale të reja, duke marrë parasysh zhvillimet që nga botimi i toij i parë. Këto përfshijnë ndryshime të shpejta në dinamikën e politikës globale, të udhëheqjes globale dhe të qëndrimeve terroriste në...
Libri “Një elefant elegant” i serisë “Luaj dhe shkruaj” është një përrallë me pengesa, krijuar enkas për fëmijët që sapo kanë mësuar të shkruajnë e të lexojnë (6-8 vjeç). Përralla është ndryshe nga të tjerat, se është e papërfunduar: pret që ti “Superheroi Shpëtues i Përrallës” t’i plotësosh shkronjat te fjalët e tekstit në faqet e djathta dhe më pas ta...
Është një histori bëmash dhe aventurash të mrekullueshme, që ka magjepsur breza të tërë fëmijësh. Plot ngjyra dhe imagjinatë, ky libër i ka të gjithë përbërësit e nevojshëm për të zënë një vend në zemrën e lexuesve të vegjël, dhe për të qëndruar aty edhe kur ata të rriten.
Jo Nesbo vjen përsëri në shqip me librin e dytë të trilogjisë së tij. “Hakmarrja” është një trillër kompleks psikologjik që bashkon skajet e dy hetimeve të ndryshme – grabitjen në bankën e Oslos dhe vrasjen e një personazhi femër.
Libri i tretë i serisë së shumëshitur "Vendi i Rrëfenjave" i vë binjakët në sprovë, ndërsa ata bëjnë bashkë të dyja botët!
Idete e shtruara në këtë libër kanë nisur që në kohën e Rilindjes shqiptare, me Jeronim De Radën, Pashko Vasën, Sami Frashërin, Lasgush Poradecin, etj. Por edhe me studiues arvanitas, italiane, gjermane dhe austriake. Këtë rrugë ka ndjekur edhe Agron Dalipaj, ku përpiqet të shpjegojë me fakte raportet mes shqipes zanafillore dhe greqishtes, duke u...
Dale Carnegie dhe Napoleon Hill janë dy prej mendimtarëve më të shquar të shekullit të XX, të cilët kanë ndikuar shumë edhe në jetën dhe suksesin e sipërmarrësve të mëdhenj, si: Bill Gates, Warren Buffet, Jeff Bezzos, etj. Njëherësh, këta dy autorë shquhen për aftësitë e tyre në përgatitjen e liderëve të ardhshëm.
Kapitulli i Amerikës” është një kronikë autobiografike, që vjen si vazhdim i një prej librave tashmë të njohur të Kongolit, më i rëndësishmi siç e quan ai vetë, “Iluzione në sirtar”.
“Gjurmët e shëronjëses” është vëllimi i dytë i sagës së shëronjëses.
Libri "O trumcak bredharak" i Xhahid Bushatit është një përmbledhje poetike për fëmijë, poezitë e së cilës u këndojnë zogjve, pyjeve, hënës, yjeve, valëve dhe natyrës që rrethon fëmijët. Në to pasqyrohet bota shpirtërore, psikologjia, poezia, imagjinata, çiltërsia e fëmijëve. Autori është shprehur me vargje të rrjedhshme dhe figuracion të pasur, që...
Corina Bomann eshte konkurrente dinjtoze per nga stili dhe fama e saj me Lucinda Riley persa i perket sagave te saj fantastike. Lexuesi shqiptar e njeh ate permes romanit Kopshti nen driten e henes, vepren e cila e beri tejet te suksesshme ne tregun amerikan kete autore te njohur gjermane.
16 përralla klasike të shoqëruara me audio, CD ku gjyshja me zërin e saj të ëmbël tregon 16 përrallat. Botimi "16 Përralla Klasike" përmban dymbëdhjetë përralla nga Vëllezërit Grim, tre përralla nga Andersen dhe një nga Charles Perrault. Përralla klasike të përzgjedhura me kujdes, të cilat nxisin imagjinatën dhe zhvillojnë fantazinë e fëmijëve.
Menaxhimi i burimeve njerëzore; - këtu ndërtohet libri si një thesar këshillash të vlefshme, të shkurtra dhe praktike sesi duhen mbajtur punonjësit në punë. Libri i shërben çdo menaxheri, që është i interesuar të mbajë në punë më të mirët dhe më të zgjuarit!
Një libër me ushtrime dhe lojëra për klasën e pestë. Shumë ushtrime dhe lojëra për të mos harruar ato që ke mësuar gjatë vitit.
Një tjetër libër i dashur për fëmijë nga David Walliams vjen në shqip. Në këtë libër rrëfehet historia e një vajze që kishte gjithcka por që donte edhe më. Edhe një gjër të fundit, pse jo.... Libri shoqërohet me ilustrimet fatnastike të Tony Ross.
Një libër i shitur në mbi 50 milionë kopje në mbarë botën. Louise Hay sjell përvojat e saj të cilat, me ndihmën e forcës së mendjes dhe të mendimit pozitiv, nga një jetë e rrënuar e çuan në piedestal, madje duke mposhtur edhe sëmundjen e kancerit pa ndonjë trajtim mjekësor.
Ky studim sjell shumë informacion të reja te pabotuar me parë. Teza e prejardhjes pellazgo-ilire ka një rëndësi te jashtëzakonshme dhe ka qenë e pranuar gjate gjithë kohës, nga autorët e huaj, por e lënë nën hije me qellim nga historiografia komuniste shqiptare.
Një himn për librat dhe leximin. Kjo histori i jep krahë fantazisë dhe nxit dashurinë për librat, që zgjat për gjithë jetën.
Ruani çastet e paharruara nga jeta e fëmijës suaj gjatë tri viteve të para. Shënoni në këtë album kujtimet kryesore të fëmijës suaj, që do i njohin ata më vonë me historinë e hapave të tyre të para.
Këta katër libra zhvillojnë ndjesinë e të prekurit dhe i njohin vogëlushët me konceptet e para dhe me botën që i rrethon. Fëmijët do të mësojnë rreth kafshëve duke i prekur, ledhatuar fotot reale të tyre.
Ky libër shënon një revolucion për femrën. Një kryengritje dhe një kërkim i rrallë i Elizabeth Gilbert sesi njeriu duhet të ngrihet sërish pas çdo dështimi dhe të kërkojë suksesin, e sigurisht edhe vetveten
Në librin "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla", që është bestseller ndërkombëtar, Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t'u prishnin lumturinë.