Në Anglinë e ditëve të sotme shtrigat jetojnë përkrah njerëzve. Janë Shtriga të Bardha, të cilat janë të mira, si dhe Shtriga të Zeza, të cilat janë të këqija – por Natani gjashtëmbëdhjetëvjeçar ua ndryn aftësitë të dyja palëve. I ati është shtrigani më i fuqishëm e më mizor në botë, ndërsa e ëma i ka vdekur.
Ne kete liber te shkurter, te thjeshte, mbushur me mencuri, Kapuscinski perpiqet qe te formuloje se cdo te thot te jesh europian, jo-europian, te jesh i kolonizuar, te jesh kolonizues, te kesh apo te imponosh nje identitet.
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë popujt më të dashuruar, së paku që në shekullin e XX e deri në ditët tona. Këtë raport mes dy vendeve që kanë “special relationship” eksploron autori, duke hyrë edhe në çështje të panjohura deri më tani. Por, pse ndajnë këtë miqësi? A i detyrohen shqiptarët amerikanëve, apo jo? Çfarë do të ndodhë me...
Pas një tragjedie, jeta vazhdon dhe shpirti shërohet, por gjithsesi nuk mund të jetë kurrë njëlloj.
Çan Pao Y ishte dërguar nga Kina për të montuar antenat e Radio Televizionit Shqiptar. Por ai u aksidentuar dhe humbi jetën në krye të detyrës, pikërisht në majën më të lartë të malit të Dajtit, ku po montonte repetitorin. Kjo fabul, është marrë nga shkrimtari Ermir Nika për tu kthyer në një roman.
Marrëveshja e Mukjes, shans i bashkimit, peng i "tradhetise", me dokumente te reja nga arkivat e Shqiperise, Britanise se Madhe, Jugosllavise, Gjermanise etj
Autori shqiptar me banim në Spanjë Bashkim Shehu sjell në shqip prej origjinalit një nga veprat e shkrimtarit dhe poetit Roberto Bolañoa të titulluar "Në parantezë", një përmbledhje me ese, shkrime dhe intervista të autorit. Roberto Bolaño është një nga shkrimtarët themelorë të shekullit XXI.
Libri i dytë ka të bëjë me mendimin e Gandit, me botëkuptimin e tij, me filozofinë dhe fenë e tij, me atë që përgjithësisht quhet gandizëm.
Në këtë libër, Steel tregon historinë e një gruaje e cila duhet të përpiqet të kapërcejë dhimbjen e madhe të shkaktuar nga tradhtia dhe ligësia.
Shqipja e tij e shkruar mbërriti statusin e gjuhës së komunikimit kombëtar. Shqipja e shkruar poetike është e ndryshme, e dallueshme para tij e pas tij. Niveli i lartë i përjetimit krijoi fjalët e reja shqipe, që për breza të mëvonshëm morën statusin e përhershëm të gjuhës së nënës, gjuhës amtare.
Gati të gjithë udhëheqësit e mëdhenj që ka njohur bota gjatë historisë disa mijëravjeçare, janë bërë të tillë përmes aftësive mendore e fizike të dallueshme, të cilat i kanë përdorur për të dominuar të tjerët. Shumica e tyre ka komanduar, por nuk ka bindur; shumica ka nënshtruar dhe ka vrarë, por nuk ka gëzuar dashurinë e sinqertë të popujve të tyre;...
Autorja me mbi 500 milionë libra të shitur në mbarë botën, edhe kësaj radhe na sjell një zhdukje të dashurisë dhe ndjenjave të një çifti që i kishin realizuar të gjitha në jetën e tyre. Pse arkitektit Çarli iu zhduk gruaja e tij e bukur dhe shfaqja misterioze e Sara Ferguson?!
Ky libër është tejet i domosdoshëm në punën e përditshme të nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve, studiuesve por edhe të poetëve, prozatorëve, përkthyësve dhe hartuesve të teksteve të këngëve. Përdorimi i tij shtrihet më tej edhe te oratorët, politikanët, ekspertët e komunikimit politik etj. Ai ka 3065 zëra kryesorë, 4000 zëra reference dhe mbi...
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të Mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje, e...
Sociologjia në ngjashmëri me historinë jep në fillim interpretimin "pragmatik" duke u bazuar në lidhjet racionale. Pikërisht kështu krijohet në ekonominë politike konstruksioni racional i "njeriut ekonomik".
Z. Pikuik shënoi çdo fjalë të pohimit të karrocierit në bllokun e shënimeve me synimin për t'ia njoftuar klubit, si një shembull i veçantë i gjallërisë së kuajve në rrethana sprovuese.