Lord Mord View larger

Lord Mord

Miloš Urban BOG0039

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky thriller tundues i vendosur në kryeqytetin çek, të sjell në vëmendje një kokteij romance, vrasjesh dhe misteresh në stilin e Bulgakovit. Ky roman origjinal e i mprehtë gotik tregon historinë e një skermisti pasionant dhe një joshës femrash i shthurrur në Pragën e shek. të 19, i cili ngre krye i vetëm kundër shkatërrimit të lagjes së famshme hebreje, e njohur për jetën e natës bohemiane dhe shtëpitë publike.

More details

1 Item

Warning: Last items in stock!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN97899928061379

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ai ble një shtëpi në këtë lagje dhe refuzon të lëvizë prej andej, duke filluar betejën me zyrtarët e korruptuar e të paaftë që drejtojnë qytetin. Lagjja tronditet nga shfaqja e befasishme e një vrasësi. Por... Arco shpërqëndrohet nga kauza e tij kur u shfaq një femre fatale, zemrën e së cilës duhet ta pushtojë me çdo çmim.

Përkundër këtij realiteti, këshilli i qytetit përpiqet që ta asgjësojë këtë geto të qytetit tipik të Shekullit të XX. Protagonist shkakton urrejte te këshill i qytetit, policia dhe shërbimet inteligjente. Ky roman është mrekullisht i errët dhe i pasur. Një trajtim i vërtetë i mjedisit në të cilin jetojmë!

Fragment nga libri

... U ndjeva mirë që rrugës për tek kishëza pranë varrezave nuk e hoqën vellon që ia mbulonte fytyrën, kështu njerëzit nuk e shihnin se me kë po shëtisja në sheshin e Qytetit të Vjetër. Ndokush mund t'i njihte shoqërueset e mia.

Ceremonia nuk zgjati shumë, prifti e dinte mjaft mirë se cili i vdekur po drejtohet sot drejt varrit dhe kush kishte ardhur t'i jepte lamtumirën. Ishte prift i mirë, iu jepte të gjithëve aq se meritonin.

Vajzat që shisnin trupat e tyre në lagjen çifute besonin në fe të ndryshme. Mesa mbaja mend, Rosina Ueiner kurrë nuk fl iste për Zotin, as për "Pajtimin" e as për "Maturinë". Isha i lumtur që mundëm ta varrosnim në varreza, dhe jo jashtë mureve të saj. Një varr modest rrëzë murit. Këputa një gonxhe nga tufa me trëndafi la të zinj dhe një nga ajo me të kuq e i hodha mbi arkivol. Dreka e varrimit nuk u krye dhe në shtëpi u kthyem seicili veç e veç. Praga gumëzhinte...

Data sheet

pages376
ISBN97899928061379
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiLedjona Toni
RomanMister&Thriller