Të bësh një jetë të lumtur nuk është e ndërlikuar. Mjaft të ndjekësh disa rregulla shumë të përpikta. Mos iu ndaj kurrë për një tekë të mendjes një burri që të gjithë mendojnë se është i përkyer për ty. Shmange transferimin në një gërmadhë fshati për të "gjetur vetveten", me rrezikun që të bëhesh gazi i fshatit dhe të mbulohesh me të qeshura. Dhe, mbi të...
Një aventurë tjetër emocionuese, e frikshme në autobusin më të tmerrshëm -por edhe më të dashur që ekziston. Mosha e leximit: nga 11 vjeç.
Ishulli i Dështimit ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj.
Libri na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Jajes, që viziton gjysherit e saj në fshat dhe përjeton atje ndryshimet e 24 fazave diellore gjatë gjithë vitit.
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Tridhjetë vjet më pas, shpresat se ky vend do të bëhet një ditë janë shuar dhe idealet janë bjerrë. Ka mbetur veç një ëndërr. Një ëndërr e pashpresë dhe e pa të ardhme.
Adibas është një satirë tragjike që e vë gishtin mbi plagën e falsifikimit masiv të brandeve të njohura të seksit dhe masakrës që i bëhet konsumatorit vendas. Një roman lufte, pa luftë, i vendosur në sfondin e një mashtrimi të madh dhe degradimit të individit.
“Shtëpia e Mortëve”, një metaforë e shumëfishtë e krijuar nga shkrimtari Ardian Kyçyku, herë të kujton një kullë ngujimi, herë një bunker, herë një kështjellë apo një burg ku bëhen dhe lahen të gjitha mëkatet...
Me një realizëm të ashpër që ngjason me poezinë, Rosa Liksom tregon takimin midis dy fateve, midis botës mashkullore dhe femërore, por në radhë të parë udhëtimin në fundin e një perandorie që duket se shpërbëhet në shenjat e para të shkrirjes, në zemrën e një populli krenar por të zhgënjyer, të ashpër dhe sentimental, që jeton në nostalgjinë e përjetshme...
Në këtë vepër rrëfehet historia e një shkrimtari, të cilit i shkërmoqet "perandoria e dashurisë" së bashku me "Perandorinë e së Keqes", në kohën e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, pavarësia e Gjeorgjisë së dërrmuar nga kampi sovjetik.
Aishe Aliçkaj, agronome në profesion, lindur në djepin e këngës polifonike, në Dukat, rritur në një familje të madhe ku të gjithë këndojnë, shfaqet para lexuesit me vëllimin e parë poetik “Dhimbje dhe mall”.
Me romanin e titulluar "Avela" autori sërish nuk u largohet problematikave sociale. Në këtë roman shkruhet për jetimët, një grup shoqëror "dënuar" përjetësisht të vuajë fatin i tij, ngase shoqëria nuk i gjendet në krah. Ky roman, i ndërtuar mbi fabula jetësore dramatike të gërshetuara me kujdes, me një figurë femërore emblematike e gjithë perjetime në...
Yian Lianke dhe Vladimir Sorokov janë dy emra të shquar të letërsisë bashkëkohore botërore, njëherësh edhe dy autorë postmodernistë të spikatur. Ajo që i bashkon Lianke dhe Sorokovin është trajtimi i thelluar i raportit të individit me autoritarizmin.
Kto poema janë krejtësisht të pabotueme, ndonse mosha e tyne asht relativisht e madhe. U krijuen e kurr sdolën prej mitrës që i ushqeu, sepse jeta zhvillohej vetëm ditën e kto ishin lule nate.
I afirmuar që në vitet shtatëdhjetë, Bardhyl Londo është sot një nga poetët më të rëndësishëm të letërsisë shqipe. Falë talentit dhe energjisë së tij krijuese, ai është ndër të rrallët që ka vazhduar të botojë me sukses edhe pas viteve nëntëdhjetë, duke mos u shkëputur asnjëherë nga poezia, pavarësisht angazhimeve të tij në politikë dhe në jetën shoqërore...
Libri “Komercializimi i shkollimit”, Antologji, zgjedhur dhe përgatitur për botim nga Dr. Valbona Nathanaili përfaqëson një kontribut të vyer në literaturën shqip për një nga problemet më të rëndësishme të shkollës sonë, atë të përfshirjes së koncepteve e parimeve të tregut në pjesën më të madhe të funksionimit të saj si institucion, njohur ndryshe si...
Vëllimi Poezi të zgjedhura është një përmbledhje poezish e zërit lirik më të guximshëm dhe më të angazhuar të Irlandës, Thomas Kinsella-s. Ky vëllim përbëhet nga poezi që Kinsella i ka botuar midis viteve 1956-2006 në 22 libra të ndryshëm dhe, si i tillë, i fton lexuesit të zbulojnë botën e tij poetike.
Romani “Shpresa më e madhe” na rrëfen magjishëm se njeriu nuk duhet t’i humbasë kurrë besimin dhe ëndrrat e tij se qielli diku do të jetë vetëm i kaltër…
Zemërzjarrti është tashmë një luftëtar i Klanit të Bubullimës,po rreziku ende fshihet në pyll.Macet e Klanit të Lumit po bëhëen nervoze,ndërsa Klani i erËs është i dobët dhe po përballet me kërcënime nga të gjitha anët.Ndërsa tensioni arrin në pikën kulmore,Zemërzjarrit i duhet jo vetëm të ndeshet,por edhe të përballet me tradhëtinë brenda vet Klanit të tij.
"Rrembyesi dhe Ara", nga Mario Caliva perbehet nga dy pjese dramatike; Nje drame dhe nje Monodrame. Libri i tij është mjaftueshëm realist, e veçanërisht njerëzor, duke pasur për objekt përditshmërinë e jetës së njerëzve të thjeshtë, kryesisht me personazhe reale, gjë që dëshmon ndjeshmërinë autorit ndaj dukurive dhe problematikave të sotme shoqërore. Por...
Libri “Shqiptarët dhe të tjerët: nga Madona e Zezë deri te Molla e Kuqe” i historianit Ylber Hysa shkruan ndryshe nga historiografia e zakonshme shqiptare. Prandaj, ky libër përpiqet të ecë rrugëve të reja dhe që qëllimisht rrok tema jokonvencionale. Ylber Hysa ka shkruar një vepër, e cila ofron një përzgjedhje interesante të trajtesave.
Alisia Bakëll është gruaja e një menaxheri simpatik reklamash. Ajo është dramaturge e zhgënjyer dhe mësuese teatri. E pakënaqur me jetën, vendos të marrë pjesë në një sondazh online mbi martesën në sek XXI. Me përdoruesin "Gruaja 22", ajo zbulon se anonimiteti është çlirues. Por ajo fillon edhe të ndiejë gjëra që nuk duhet t'i ndiejë, gjëra që ka kohë që...
Ky libër kishte si objektiv të vetin njohjen me plot kuptimin e fjalës të Abdylhamidit II. Të gjithë ata që janë kureshtarë të njohin çdo gjë që ka bërë ai nga lindja deri në vdekje, këndvështrimin e tij për jetën, botën e tij të mendimeve, marrëdhëniet e tij njerëzore dhe familjare, si dhe jetën e tij të përditshme pranë drejtimit të shtetit, mund të...