Shkëlzen Ukëhaxhaj A-005415
New product
This product is no longer in stock
Shtëpia Botuese | Naimi | |
| ISBN | 9789928234483 | |
“Rrëfimi i Shkëlzen Ukëhaxhajt karakterizohet nga sinqeriteti, çiltërsia e guximi për të thënë të vërtetën. Kjo, drejtpërsëdrejti, është sekreti i librit. Temat dhe subjektet e poemave dhe të poezive lidhen me në substancë me lirinë e Kosovës, me udhën kaq të gjatë, plot dramë dhe heroizëm në kërkim të kësaj lirie, e cila në shumëdimensionalitetin e vet, është lufta për kombin dhe njeriun shqiptar. Shkëlzeni është këtu vetvetiu poet, siç është vetvetiu një ëndërrimtar dhe ndërtues i lirisë për veten dhe për të tjerët. Ai shkruan adhetarisht në një kuptim të freskët; ai shkruan shqiptarisht në të gjitha kuptimet.
Poezia e tij e thjeshtë në dukje mbart brenda vetes një lumë ndjesish, përpjekjesh e aspiratash njerëzore që lexohen e përjetohen qartë; ai nuk dëshiron që të sëmuret e vërteta; revolta e tij ndaj padrejtësisë nuk është aspak një pozë, as retorikë”. Ky është vlerësimi i eruditit të njohur Moikom Zeqo për poetin Shkëlzen Ukëhaxhaj.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 168 |
| ISBN | 9789928234483 |
| Redaktori | Prof. dr. Shefkije Islamaj |
| Published year | 2020 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |