E fiksuar pas dyqaneve View larger

E fiksuar pas dyqaneve

Sophie Kinsella BDI0048

New product

Përshkrim i shkurtër

Rebeka është një nga shumë vajzat e sotme, që shpenzon pa kriter dhe nuk jeton dot nëse nuk blen diçka, pra, vuan nga sindromi i pazarit. Ajo thotë se, "Kremi hidratues është gjithmonë i domosdoshëm, njëlloj si buka dhe qumështi.".. "Në sfond muzikë e lehtë, aromë e këndshme pudre dhe llaku të përzierë me aromë kafeje. Ja kështu e përfytyroj unë parajsën", shkruan Kinsella në këtë libër.

More details

496 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789992759776

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

More info

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet! Aq të shfrenuar sa i është shndërruar në një sëmundje, që e nxit të blejë veshje, sende zbukurimi, kozmetike, por edhe ëmbëlsira, veshje të brendshme dhe orendi shtëpiake...

Blerja për të "është si dielli i mëngjesit, si drita e ditës së re, si çastet më kulmore të seksit." Kjo pasi në çdo dyqan apo supermarket, në çdo katalog shitjesh, gjendet gjithmonë për Bekin, rasti i shumëpritur, objekti i parezistueshëm pa të cilin nuk bën dot.

Del nga shtëpia për të blerë një litër qumësht dhe kthehet me golfin e radhës, e bindur që ka vërtet nevojë; vitrinat e magjepsin, mbishkrimi ULJE ÇMIMESH e drithëron.

Vetëm se paskëtaj duhet të përballet për tmerrin e saj me kartën e kreditit që ka mbaruar. E fiksuar pas dyqaneve është një roman rrezëllitës, shpotitës dhe i mprehtë, i ndërtuar me situata sa paradoksale aq edhe të njohura në jetën e secilit prej nesh.

Data sheet

pages314
ISBN9789992759776
RedaktoriTereza Basho
Published year2007
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani