Ky libër sjell historinë e grekëve të treguar në mënyrë tepër origjinale dhe të thjeshtë për fëmijët e moshave 14 18 vjeç.
"Helmut Kol, një kacelar gjerman", është biografia më e plotë për aktivitetin e tij politik dhe rolin e tij në bashkimin e dy Gjermanive. Autori është një nga biografët më të mirë të Adolf Hitlerit dhe analizues i Main Kampf, prandaj në këtë botim sjell një perspektivë historike të lidershipit të kancelarit Kol.
"Njeriu njëdimensional" u kritikua ashpër nga marksistët ortodoksë dhe teoricienët e angazhimeve të ndryshme politike dhe teorike.
Ky botim është bërë me kumtesat e mbajtura në konferencën kushtuar 140 vjetorit të lindjes së At Shtjefën Gjeçovit nga Provinca Françeskane në Shkodër, ku morën pjesë gjuhëtarë, studiues, historianë dhe akademikë të njohur në Shqipëri
Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
Kombi synon të jetë një bashkësi ideale qytetarësh. Njeh vetëm njerëz të barabartë, nuk i përfill veçoritë etnike, krahinore, kulturore, gjuhësore e fetare të gjithsecilit. Kombi modern, i pandashëm nga demokracia, i kundërvihet nacionalizmit.
Ky eshte studim i plote mbi muziken popullore shqiptare, realizuar nga Vasil Tole
Në këtë libër fëmijët do të mësojnë se e gjithë energjia në Tokë vjen drejtpërdrejt nga Dielli ose jo. Fëmijët do të mësojnë gjithashtu, për rëndësinë e gjetjes së burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Në këtë libër me dy vëllime burri i shtetit analizon pikërisht kohën e një vendi që e bëri superfuqi Britaninë e Madhe dhe projektimin e të ardhmes së saj si fuqi globale. Për të gjithë ata që duan të njohin këtë vend, "Britania në kohët e reja" është një libër i pashmangshëm
Princesha e dashuruar vazhdon tregimin për jetën e Mia Termopolisit, nisur në librat "Ditaret e princeshës" dhe "Princesha në qendër të vëmendjes".
Ky roman e vë gishtin tek iluzioni darvinian dhe materializmi marksist, prejardhja e përbashkët e llojeve dhe më tej shndërrimi në një lloj të vetëm njeriu të ri. Autori eksploron prozën e gjatë, duke i dhënë letërsisë bashkëkohore një vepër postmoderniste
Më kot do ta trajtojmë veten me të mirë nëse diku jetimë jetojmë të paatdhe.
Në këtë vëllim është përfshirë letërkëmbimi i gjatë me Pater Paulin Margjokaj, i shkruar kryesisht në Itali
Përmbledhje me lirikat më të mira të kohëve të fundit të poetit korçar Skënder Rusi: Një nga poetët lirikë më të mirë të brezit të tij
Çoçoli rindërton një botë të zhdukur, që në kujtesë rikthehet dhe ribëhet e tashme.Ai e përmbledh eksperiencën, nuk e imiton atë.
Në këtë libër janë përmbledhur 27 përrallat më të famshme të Andersen, të përkthyer nga autorë të ndryshëm shqiptarë, të njohur për mjeshtrinë dhe artin e përkthimit
Një libër magjik që tregon në formën e një shkrimi mozaik marrëdhënien e një qyteti me qytetarët e tij veçanërisht Aleksandrin. Sa e duam ne qytetin për atë që është? Sa na do qyteti ne për atë që jemi? Kur diçka vdes çfarë ngjyre mbart?
Një kërkim brilant mbi biografinë e Napoleonit dhe gruas së tij të dytë dhe më pak të famshme - Mari Luiza.
Merr përgjigje për të gjitha pyetjet që ke mbi: Trupin e njeriut Sistemin diellor Teknologjinë Kafshët Shkencën Natyrën