Një kryevepër e prozës që jo vetëm mahnit këdo për fuqinë e thellë simboliste, dhe mjeshtrinë narrative, por vjen në gjuhën shqipe me një histori të veçantë: Autori që e ka përkthyer është Ismail Kadare, i cili e njohu Ernest Heminguejn për herë të parë me lexuesin shqiptar, duke dhënë shtysa për modele të reja të shkrimit të letërsisë. Prandaj ky libër...
I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore. Siç shkruan autori, kjo është një mënyrë e përsosur “për të rrëfyer një gjeneratë, që edhe nëse u shpëton granatave, shkatërrohet nga lufta”.
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës.
Erdhi më në fund edhe edhe në shqip, Harry Potter, autorja e së cilës historinë e tetë e shkroi pas 19 vjetësh. Dhe sigurisht, Ky është i fundit, pasi fantazia e autores është ndalur me kaq në këtë personazh që ka pushtuar zemrat e qindra milionë fëmijëve dhe lexuesve. Kësaj radhe, historia e tetë titullohet Harry Potter dhe fëmija i mallkuar”, ku...
Njerëzit që kanë arritur sukses, nuk janë medeomos më të aftë ose më inteligjentë se të tjerët. Ajo që i ndan është dëshira e tyre e zjarrtë dhe etja për dije.
“Të dashurova para se ta merrja vesh dhe ndoshta vetëm kështu dashurohet” – këtë ndjesi rrok mjeshtrisht romani i konsideruar fenomen letrar, dhe që pati rekord absolut shitjes, fillimisht në Portugali dhe më pas në të gjitha tregjet botërore. Që sot vjen edhe në shqip përmes përkthimit të Taulant Hatisë. Konsiderohet “fenomen i lindur” dhe lexuesit e...
Seria “7 motrat” vjen me librin më të ri: Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjeshtëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller.
Nëse shpirti dhe mendja e fëmijës nuk ushqehen me librin, muzikën, artin dhe njohuri të tjera shkencore, pra me të bukurën dhe të mirën, atëherë shpirti dhe mendja do të mbushen me pasione, frikëra e dyshime. Dhe këto nuk e lënë njeriun të emancipohet dhe të jetë njerëzor me veten dhe me të tjerët.
Është shumë e vështirë që të gjesh një fëmijë që të ketë kaluar moshën e fëmijërisë pa Tom Sojerin. Nëse je prind, këtë libër duhet ta lexosh edhe vetë, por duhet t’ia rekomandosh edhe fëmijës tënd.... Ç’pret!
Iliada eshte nje nga veprat bazike te letersise boterore, shkruar nga Homeri. Ky botim, i pergatitur nga Onufri, eshte perkthyer mjeshtrisht nga kolosi i shqiperimit Gjon Shllaku.
Një sagë e jashtëzakonshme plot intriga, dashuri dhe zhvillime të befta, parë nga një këndvështrim i veçantë: ai i shërbyesve të Vilës së Pëlhurave. Kureshtarë, të vëmendshëm, besnikë apo intrigantë, shërbyesit përgjojnë çdo lëvizje të zotërinjve, ua njohin çdo të fshehtë, ëndërrojnë me ta dhe zilepsen pas jetës së tyre farfuritëse
Kushdo të jeni: Çdarëdo të besoni: Gjithçka është gati të ndryshojë. Origjina është jashtëzakonisht krijues – romani më i shkëlqyer dhe më zbavitës i Dan Brown-it deri më sot. Për më shumë, ju ftojmë të lexoni review e Ron Charles, editor i “Book World”, rreth romanit Origjina, botuar në gazetën amerikane. Shih linkun KETU
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley.
“Një libër që çdo udhëheqës botëror i së ardhmes – dhe së tashmes – duhet ta mbajë tek koka e krevatit.”
"Çufoja dhe bubi Kaçurrel", i ka mbijetuar kohës për më shumë se 30 vjet dhe vazhdon të bëjë sërish prapësira. Si i tillë, ai përcjell te fëmijët shpirtin e lirë dhe aventurën, nxit fantazinë dhe pasuron botën e lexuesve të vegjël parreshtur...
Me këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.
Vetëm për një gjë mos e pyesni Gregun, se si i kaloi pushimet e verës, sepse vetëm për to nuk ka qejf të flasë. Ndërsa Gregu nis vitin e ri shkollor, dëshiron me gjithë shpirt që t'i harrojë sa më shpejt tre muajt e fundit... sidomos një ngjarje. Por për fat të keq, vëllai i tij i madh, Rodriku, e di mirë të fshehtën e Gregut. Pastaj ka edhe një mënyrë...
Ky libër të mëson se si të zotërosh lojën e brendshme të parave: Mendo si i pasur që të bëhesh i tillë.
Zbulo sesi dashuria per veten eshte celesi per te nxjerre ne pah madheshtine tende permes librit bestseller te momentit Good Vibes, Good life. BESTSELLER #1 I SUNDAY TIMES
Ky libër vjen nga autorja e romancës më të shitur në Itali, “Të lutëm më lër të urrej”. Autorja është fituese e çmimit Bancarella. Edhe në këtë roman rrëfehet historia e një vajze, ku jeta e saj ndryshon papritur. Xhada ndodhet në konflikt me të gjithë, - dhe për rrjedhojë, ajo përballet më një lëmsh, të cilit do të duhet ti gjejë fillin....
Një roman i jashtëzakonshëm është rizbuluar nga autori i romaneve “Dashuria në kohërat e kolerës” dhe “Njëqind vjet vetmi”, nobelisti Gabriel Garcia Marquez. Ky libër vjen në shqip me përkthimin nga gjuha origjinale të Mira Meksit.
Autori i bestsellerit nderkombetar por edhe ne shqip i Arti i brishte i not giving a f.ck, Mark Manson, vjen me nje liber te ri per lexuesit tane “Cdo gje eshte f.cked”: Me kombinimin e zakonshëm të erudicionit dhe humorit të papritur, Manson na sfidon të jemi më të ndershëm me veten dhe më të lidhur me botën në mënyra të cilat ndoshta nuk i kemi menduar...
Një tjetër roman bestseller i David Walliams, që të bën për të qeshur. Një histori për të vegjël rreth paragjykimeve dhe pranimit, gjërave qesharake dhe fjalëve të buta që vijnë nga gjyshja që dikur kishte vjedhur gjëra të çmuara dhe sot ka nevojë për ndihmën e nipit të saj, Benit, i cili është tejet i mërzitur se e kanë lënë të qëndrojë në shtëpinë e saj
Ky eshte nje liber per veteshkaterrimin. Pse e bejme kur e bejme dhe si ta ndalojme njehere e pergjithmone
Budapest, 1944. Në Evropën e shkatërruar nga lufta, Hana dhe Bora takohen përsëri shumë vjet pas divorcit të dhimbshëm. Kurrë s’e kishin menduar se do të bashkëjetonin përsëri, por në rrethana kaq ekstreme. Nazistët kanë pushtuar qytetin dhe ndjekin hebrenjtë. Bora, një aristokrat piktor dhe diplomat, strehon në bodrumin e shtëpisë së tij një çift...
Ky libër ju vjen në ndihmë nxënësve të klasave të 9-nta që përgaten për provimet e lirimit.
"Të martat me Morin" është një kronikë magjike e kohës, ku shpalosen konceptet se çfarë është bota, keqardhja, pendimi, vdekja, familja, ndjenjat, plakja, paraja, dashuria, martesa, lumturia etj., nëpërmjet shembujve konkretë nga jeta e përditshme. Si i tillë, konsiderohet një libër me ndikim të fuqishëm në jetën e atyre që e kanë lexuar
Autori jep leksione të fuqishme për ndryshimin individual. Ky është botimi i plotë dhe është shitur më shumë se 15 milionë kopje. Tom Peters e konsiderohet këtë një libër të mrekullueshëm që mund të të ndryshojë jetën....
Youval Noah Harari, autori i librit më të shitur: “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën ne do të përballemi me një sërë sfidash.
Pas suksesit te jashtezakonshem qe ka pasur kudo ne bote, - por edhe ne Shqiperi me librin e pare Dashuria, vjen edhe romani i dyte Lojera, nga seria trilluese Twisted Love, - perkthyer nga Ajsela Koka dhe hedhur ne qarkullim nga Botimet Dritan. Porosite qe tani! Me date 7 nentor dhe ne vazhdim libri vjen ne duart tuaja, te dashur lexues!
Ky libër nuk ofron premtime boshe por një program të menduar me shumë kujdes për të përfituar sa më shumë nga puna, jeta, martesa dhe komuniteti në të cilin jetoni. Ai ju rrëfen se nuk keni pse të jeni intelektual apo të keni lindur me talent për të pasur sukses në jetë dhe për të arritur kënaqësi, por duhet të mësoni dhe kuptoni shprehitë e të menduarit...
Biologjia për Maturën Shtetërore është krijuar për t'ju ardhur në ndihmë, në përgatitjen për provimin më të rëndësishëm të gjimnazit. Informacioni bazë i teorisë do t'u ndihmojë të sistemoni në mënyrë të përmbledhur dijet tuaja, ndërsa ushtrimet t'i praktikoni ato. Modelet e testeve të maturës do t'u parapërgatitin dhe aftësojnë për të qenë të sigurt në...