Mark Manson A-004159
New product
Autori i bestsellerit nderkombetar por edhe ne shqip i Arti i brishte i not giving a f.ck, Mark Manson, vjen me nje liber te ri per lexuesit tane “Cdo gje eshte f.cked”: Me kombinimin e zakonshëm të erudicionit dhe humorit të papritur, Manson na sfidon të jemi më të ndershëm me veten dhe më të lidhur me botën në mënyra të cilat ndoshta nuk i kemi menduar më parë. Njëri nga shkrimtarët e mëdhenj modernë na ka sjellë një libër tjetër që do të ketë ndikim gjatë viteve të ardhshëm.
7 Items
Shtëpia Botuese | Minerva | |
Jetojmë në një epokë interesante. Nga ana materiale, gjithçka është më mirë se kurrë më parë: jemi më të lirë, më të shëndetshëm dhe më të pasur se kushdo në historinë e njerëzimit. E megjithatë, duket sikur çdo gjë është dhjerë në mënyrë të tmerrshme e të pariparueshme - planeti po ngrohet, qeveritë po dështojnë, ekonomitë po përmbysen, dhe të gjithë ofendohen vazhdimisht në rrjetet sociale. Në këtë moment të historisë, kur kemi akses në teknologji, edukim dhe komunikim të cilat paraardhësit tanë mund vetëm t’i ëndërronin, shumë nga ne ndihen të pashpresë.
Tashmë, në librin Çdo gjë është fucked, Manson e kthen vëmendjen nga defektet e pashmangshme të secilit prej nesh, te katastrofat e panumërta që po ndodhin në botën përreth. Duke marrë nga studimet psikologjike që janë bërë mbi këto tema, si dhe nga mençuria e përjetshme e filozofëve si Platoni, Niçja, Tom Waits, ai analizon fenë, politikën, dhe mënyrat shqetësuese se si të dyja po i ngjasojnë njëra-tjetrës.
Ai flet për marrëdhënien tonë me paranë, argëtimin, internetin, dhe se si gjërat e mira me tepricë mund të na hanë të gjallë nga ana psikologjike. Ai kundërshton hapur përkufizimet tona të besimit, lumturisë, lirisë, dhe madje vetë shpresës.
VLERESIME
“Vetëm sepse gjithçka duket një rrëmujë, nuk do të thotë se edhe ti duhet të jesh i tillë. Libri i Mark Manson-it është një thirrje për një jetë dhe botë më të mirë, e nuk mund të jetë më i domosdoshëm se tani”.
—RYAN HOLIDAY, autor bestseller i New York Times për librat Pengesa është rrugëdalja dhe Egoja është armiku
“Mark Manson vazhdon të analizojë pyetjet për lumturinë dhe mirëqenien njerëzore në mënyra kreative e të paparashikuara. Rezultati është një libër lehtësisht i kuptueshëm që trajton disa nga pyetjet e thella mbi drejtimin e botës sonë, dhe si të kujdesemi më mirë për veten (dhe njëri-tjetrin) derisa të mbërrijmë destinacionin”.
—Scott Barry Kaufman, PhD, pedagog i psikologjisë në Universitetin e Kolumbias dhe prezantues i emisionit The Psychology
“Mark Manson ia ka dalë mbanë t’i shpjegojë botën e çmendur një brezi të tërë, duke cituar nga shkenca, filozofia morale, me plot zgjuarsi dhe humor. Ky libër do t’ju bëjë të qeshni, të vini në pikëpyetje besimet tuaja, dhe me shpresë do t’ju ndryshojë jetën”.
—Nir Eyal, autor bestseller i librave Hooked dhe Indistractable
“Mark ofron një kurë për epokën tonë të dëshpërimit shpirtëror, bashkë me një injeksion të nevojshëm humori, këshillash praktike dhe mençurie filozofike. Njohuritë e tij do t’ju japin atë buzëqeshjen që vjen pasi keni pirë tre gota, gjatë gjithë kohës që do ta lexoni”.
—Eric Barker, autor bestseller i librit Barking Up the Wrong Tree
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 336 |
| Shtëpia botuese | Everythin is f.ck |
| Published year | 2019 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Bledar Kurti |
Një libër bestseller ndërkombëtar. Në këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”
Mark Manson është një nga autorët që tashmë ka marrë pëlqimin e lexuesve shqiptarë, sidomos atyre që janë të pasionuar pas zhvillimit personal. Pas suksesit me librin e parë “Arti i brishtë i not giving a f.ck” vjen edhe libri i dytë “Cdo gjë është f.cked”. Ne i kemi vendosur bashkë në një set për t’ua dhuruar miqve tuaj që kanë nevojë për idetë dhe...
Nga autori bestseller i The New York Times me librin Arti i brishte i not giving a f.ck, Mark Manson, vjen ne shqip libri i tij Joshi femrat me sinqeritet
Nga autori bestseller i "New York Times", Mark Manson, vjen një ditar bashkëveprues, bazuar në fenomenin ndërkombëtar, “Arti i brishtë i not giving a f*ck” dhe bestsellerin e New York Times, “Çdo gjë është f*cked”, me pyetje dhe njohuri të qarta të paraqitura me zërin e tij të paimitueshëm. Ky ditar mundëson hapësirë të mjaftueshme për të menduar...
Pas suksesit qe pati Mark Manson me librin e tij Arti i brishte i not giving a f.ck, ku autori propozoi nje skeme te kundert me ate te mendimit pozitiv per ta sfiduar jeten, edhe edhe ditari, i cili eshte botim plotesues. Permes tij, mund te zbatoni parimet per te mos e çare koken nga trazimet e perditshmerise
There are only so many things we can give a f**k about so we need to figure out which ones really matter, Manson makes clear. While money is nice, caring about what you do with your life is better, because true wealth is about experience. A much-needed grab-you-by-the-shoulders-and-look-you-in-the-eye moment of real-talk, filled with entertaining stories...