Kërcënime dhe vrasje, hakmarrje dhe pushtet, tradhti dhe para. Këto të shoqërojnë përgjatë gjithë rrjedhës së romanit Trafikantët. Ngjarjet e këtij libri i përkasin periudhës së tranzicionit shqiptar, por duke mos i shkëputur fijet as me të shkuarën komuniste.
I paharrueshëm, plot zbulime e të papritura: pjesa e tretë e serisë bestseller Vila e Pëlhurave.
Tre metra mbi qiell, një roman i jetës së përditshme, një histori romantike, një pikturë dinamike e jetës së adoleshentëve ende të pasigurt për veten e tyre... I botuar fillimisht nga një botues i vogël roman (më vonë me shumë sukses nga Feltrinelli), romani qarkulloi për vite i fotokopjuar, duke u bërë një kult midis të rinjve të kryeqytetit italian.
Kryevepër botërore, që nuk mbahet vetëm si himn kushtuar miqësisë së sinqertë, fisnike e pa interes midis shokësh, por konsiderohet si një nga historitë më të bukura e mallëngjyese të dashurisë. Mahnitës! Vepra më e mirë e një prej autorëve më të shquar të brezit të humbur, përkrah Heminguejit. Një dramë dashurie dhe miqësi e ngushtë shokësh, që...
Tanimë një klasik që nuk rresht së të befasuari për origjinalitetin e mjeteve shprehëse, për agresivitetin, për vrazhdësinë e gjuhës dhe shumëllojshmërinë e regjistrave, Trainspotting është romani tronditës, që ka bërë epokë dhe i ka dhënë zë një brezi. Gjuha eksplicite, personazhet e pershkruar me një force të jashtëzakonshme, të gjallë sa mund të të...
Siç ka deklaruar në mënyrë eksplicite vetë Pirandeloja, ai dëshiron të jetë një shkrimtar jo i fjalëve, por i gjërave.Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
Në këtë përmbledhje janë paraqitur luftërat e zotave për pushtet, aventurat e Perseut, Heraklitit, Jasonit dhe Tezeut, Lufta e Trojës, historia tërheqëse e Mbretit Midas dhe një sërë tregimesh të tjera të mahnitshme të mitologjisë.
Në këtë vëllim janë përfshirë dymbëdhjetë tregime, që u përgjigjen dymbëdhjetë kryeveprave të kolosit të letërsisë angleze, Shekspirit. Lexuesit e rinj do të familjarizohen me përmbajtjen e këtyre veprave dhe kur të rriten, do të shijojnë më mirë veprat origjinale.
Nëntëmbëdhjetë histori, të zgjedhura nga autori për këtë përmbledhje, që përbëjnë edhe thelbin e serialit televiziv shumë të njohur, zbulojnë karrierën e Montalbanos, komisarit më të dashur të Italisë, dhe miqësinë e jashtëzakonshme mes shkrimtarit dhe personazhit të tij.
Një roman për dashurinë, vetminë, alkoolizmin, shpengimin dhe, natyrisht, tragjedinë, i shkruar në formën e një ditari, plot me ngjarje e të papritura.
Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë... Që nga dita e shtunë, date 18 shkurt 2022, e sjellim tek lexuesit
Bazuar në ngjarje të vërteta, një histori mallëngjyese për dashurinë, familjen, shpresën dhe mbijetesën, e vendosur në Italinë e pas Luftës së Dytë Botërore - e shkruar me zemër dhe penë të fortë nga Viola Ardone.
Edhe pse produkt i fantazisë dhe i trillit artistik, ky roman duhet këqyrur si një autopsi e shpirtit njerëzor, ngase ashtu si të gjitha autopsitë synon të nxjerrë në dritë të diellit të keqen e padukshme që fshihet nën epidermë.
Seria e Ollges, shkruar nga Elisabetta Gnone, nje prej autoreve me te mira te letersise europiane per femije, tashme eshte plotesuar me 3 vellimet. Ne i kemi bere bashke dhe duam qe ti rekomandojme ne nje set bashkerisht. Nuk mund te kete seri me magjike dhe më me vlere sesa keto tre libra per biblioteken e femijes tuaj
Nga takimi i jashtëzakkonshëm i një tregimtari si Umberto Eco dhe një artist si Eugenio Carmi, tri histori për respektin dhe shpresën, për fëmijë e të rritur, për ata që duan të lexojnë me imagjinatë.
Dashuria e lexuesve për Remarkun ka nisurm e këto tre thesare që janë pjesë e këtij seti. Prandaj, këto janë librat e përzgjedhur për ata që duan të futen në botën e këtij shkrimtari të madh: “Harku i triumfit”, “Tre shokët”, Obelisku i zi”.
Kombinim i pashoq i aventurës, misterit e ankthit, nga dora e mjeshtrit rrëfimtar, autorit të romanit "Hija e erës". Trilogjia e mjegullës bashkon tre librat e parë të shkruar nga Carlos Ruiz Zafón, duke formuar një cikël romanesh me mister dhe aventurë. Plot intriga dhe befasi, të tre historitë formojnë një triptik ku elementet romanceske nga letërsia...
Kjo është historia e një djali që ka harruar ç’do të thotë të të duan. Është historia e një vajze që ka bërë një ujdi me lumturinë, pavarësisht prej dhimbjes që mund të provojë. Është historia e dy shpirtrave që mbushin njëri-tjetrin, për të përballuar jetën, pa u dorëzuar kurrë. Salvatore Basile na dhuron një përrallë plot magji dhe emocion. Një histori...
Historia e fëmijës së humbur, të rritur larg prindërve dhe pastaj të gjetur sërish, është një temë e rrahur në shumë nga romanet e shekullit XIX. Siç duket, në historinë e njerëzimit, të gjithë prindërit kanë pasur frikë se mos i humbasin fëmijët e tyre dhe të gjithë fëmijët e kanë përjetuar këtë frikë.
Pas Kokoro, vjen një tjeter roman nga mjeshtri i madh i letersise moderne japoneze. Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze..
Një udhëtim prej më shumë se 500 faqesh, përmes shtatë kontinenteve e disa dekadash, që na bën të mendojmë për çështje si seksizmi, barazia gjinore, feminizmi, raca etj., për botën, jetën dhe vdekjen, në një mënyrë madhështore. Të gjitha këto përmes penës së Jamal Ouariachit, si një shkrimtar i ri dhe shumë i talentuar, një yll në rritje jo vetëm i...
Ky libër u dedikohet pjesëtarëve të komunitetit të Shërbimit Sekret, të cilët, bashkë me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, shërbyen në Austri pas Luftës së Dytë Botërore. Ata ishin një grup njerëzish të talentuar dhe të përkushtuar, të cilët jetuan dhe punuan nën trysninë në rritje të Luftës së Ftohtë. Kontributi i tyre e ndihmoi shumë qeverinë amerikane...
Proza e shkëlqyer dhe zhbirimi emocional e bëjnë “Vajzën daneze”, deri në faqen e fundit, një roman shumë prekës dhe një nga historitë më të zjarrta e të pazakonta të dashurisë në shekullin e njëzet.
Me një ekuilibër të përsosur midis emocioneve, ironisë dhe origjinalitetit çarmatosës, Justine Lévy na dhuron një histori të pasionuar të amësisë, aventura më intime dhe unike e shpirtit njerëzor.
Një libër nga ata për të cilët ke nevojë kur ndien se je pushtuar nga pesimizmi.
Nje roman i mrekullueshem sidomos per te rinj, ku tregohet raporti mes nje vajze te vogel dhe violines. Permes ketij romani do te hapet nje bote e madhe, plot pasion dhe mister ne rrugetimin drejt artit dhe historise njerezore. Ky liber rekomandohet per lexim per lexuesit e moshes 12 vjeç dhe lart.
Pas romanit Vila e Pëlhurave, vjen pjesa e dytë e kësaj sage romantike historike, që ka bërë për vete miliona lexues.
Libri është njëherazi një histori shumë tërheqëse dhe një zbulim tronditës. Daily Telegraph "Emocionues dhe tronditës... i paharrueshëm." Evening News
Feministe tepër e njohur në Suedi dhe një prej shkrimtareve më të vlerësuara në Skandinavi, Sara Stridsbergu mjegullon kufijtë mes historisë dhe trillimit, çmendurisë dhe artit, dashurisë dhe tragjedisë së personazhit të romanit të saj. Përmes bisedave dhe monologëve imagjinarë, kujtimeve dhe shfryrjeve, ajo rindërton figurën e kësaj gruaje kaq intriguese...
Valët konsiderohet si vepra artistike më e vështirë dhe më sfiduese e Virginia Woolfit. Vetë ajo e konsideronte si librin e saj "më të vështirë dhe më kompleks".
"Vallja e tim eti", romani me të cilin autori nis karrierën artistike, përbëhet nga 16 kapituj, në formë tregimesh, që në tërësi, përmes rrëfimit të personazhit kryesor, Aleksit, japin një pjesë nga jeta e autorit. Aleksi, i lindur në Kaliforni, është biri i një politikani mjaft të njohur. Së bashku me familjen ai shpërngulet në Greqi, për të ndjekur...