Superspiunet e shekullit View larger

Superspiunet e shekullit

Guido Knopp BDI0806

New product

Përshkrim i shkurtër

Tradhtaret gjate Luftes se Ftohte: Këto personazhe të njohura të spiunazhit, në thelb, vërtetojnë më së miri atë se çfarë ka qenë dhe është në gjendje të bëjë spiunazhi, i cili, thënë ndryshe, është në fakt një lloj biznesi cinik i njërit kundër tjetrit.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928816214

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Knoppi ka pasur "fatin" të kontaktojë e të bisedojë me shumë nga superspiunët e Luftës së Ftohtë, me kolegë e kundërshtarë,  pjesëtarë të familjeve e bashkëkohës të figurave me rëndësi; të gjithë dëshmitarë të ngjarjeve që janë pjesë e historisë së zbulimeve të mëdha të drejtuara me zotësi e profesionalizëm nga spiunazhi lindor e ai perëndimor. Në investigimet e tij, Knoppi ka zbuluar jo pak material intrigues, që hedh dritë në gjysmëterrin e kësaj lufte të fshehtë.

Por cilët qenë disa nga aktorët që "luajtën" në atë skenë të paharrueshme të historisë?

Cilat ishin motivet që i nxitën këta personazhe të tradhtonin atdheun? Si arritën t'i përcillnin të dhënat sekrete matanë Perdes së Hekurt?

Libri është i ndarë në pesë pjesë, me përshkrime që u kushtohen agjentëve më të mëdhenj të periudhës së përballjes titanike Lindje-Perëndim.

Figurat më të spikatura të luftës së fshehtë mes superfuqive, ishin burra të një kategorie apo "prerjeje" jo të zakontë.

Bie fjala, "spiuni i bombës atomike", Klaus Fuksi, një fizikan gjerman që u vu në shërbim të SHBA dhe që më vonë u dha sovjetikëve sekretet e prodhimit të bombës atomike; "urithi" Xhorxh Blejku, agjent në shërbim të Madhërisë së Saj, që i dha KGB listën me emrat e rrjetit të fshehtë britanik që punonte në Europën Lindore; i ashtuquajturi "spiuni i kancelarit", Gynter Gijomi, demaskimi i të cilit e detyroi kancelarin Vili Brand të jepte dorëheqjen; "sekseri" i sekreteve, Xhon Uokeri, që për dy dhjetëvjeçarë i shiti KGB sovjetike shifrat dhe kodet supersekrete të ushtrisë amerikane; agjenti i dyfishtë Oleg Gordievskij, oficer i lartë i Rezidencës së KGB në Londër.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages328
ISBN9789928816214
Published year2024
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEnver Muça
I ri1