Te pamekatet View larger

Te pamekatet

Sofronis Sofroniu A-000189

New product

Përshkrim i shkurtër

Te ky roman, ngjashmëritë me njerëz të vërtetë dhe me ngjarje reale nuk janë të rastit: në romanin Të pamëkatët, ndërthuren jetë personazhesh të njëmendtë e të trilluar, ndërsa veprimi udhëton në hapësirë (Qipro, Amsterdam, Nju Jork) dhe në kohë (shekujt XXI, XX, XIX, XVI). Është marramendëse shpejtësia e këtij udhëtimi, filli i rrëfimit i shtrëngon personazhet, erotika përleshet me asketikën, historia bëhet nënshtresë e letërsisë dhe letërsia na jep gjurmë nga historia.

More details

502 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789928292926

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Shqetësimi dhe problematika e romanit përqendrohen te heroi kryesor, Anton Leontiu, kryepeshkop i Qipros për një periudhë vetëm disaditore, pothuajse në mesin e shekullit të kaluar.

Në rrjedhën e stuhishme të jetës së këtij kleriku përfshihen poetët e shquar francezë Arthur Rimbaud e François Villon, apostulli Pal, piktori Hieronymus Bosch, këngëtarja Maria Papagjika, etnomuzikologu Alan Lomax, muzikanti popullor Ali Peshqe, sekte të ndryshëm, turma anonime, si dhe vetë vrasësi i Antonit.

Në një gërshetim të fantazisë me historinë, njerëzit përpiqen të zbulojnë nëse veprimet që kryejnë janë rrjedhojë e vendimeve të ndërgjegjes dhe vullnetit të tyre apo diktohen prej faktorësh të jashtëm.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages288
ISBN9789928292926
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiRomeo Çollaku
RomanSagë&Histori
I ri1