Nje tjeter pranvere View larger

Nje tjeter pranvere

Gabriella Magrini BDI0211

New product

Përshkrim i shkurtër

Tridhjetë vjet martesë, dy fëmijët tashmë të rritur, një jetë kushtuar familjes, por mbi të gjitha burrit: Aliçja, pothuajse pesëdhjetëvjeçare, është shembulli i një zonje të përkryer borgjeze, që s'ka pasur kurrë as dyshimin më të vogël se fati i një gruaje të brezit të saj mund të ishte ndryshe.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346448

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Krejt papritur çdo siguri që Aliçja kishte fituar për burrin, me të cilin ishte e bindur se do të plakej, vihet në diskutim: Alfiero e tradhton dhe e braktis pa mëshirë, duke e lënë përballë problemeve serioze ekonomike. Për Aliçen është dështim i planeve të saj për jetën dhe konstatim i hidhur se nuk ka më një qëllim, një identitet. Nga kjo rënie fillon një rilindje e dhimbshme. Takimi me Bertrand Liebmanin, një avokat gjenovez, që e ndihmon t'ia dalë mbanë në mashtrimet financiare të Alfieros; marrëdhënia e re që ndërton me fëmijët; ndjenja se ndoshta mund të kesh një rol edhe jashtë mureve të shtëpisë, i frymëzon një energji të papritur dhe aftësinë për t'u shfaqur ndryshe nga imazhi që dikush tjetër, duke përfshirë edhe atë vetë, i kishte rrënjosur në trup. Tani vërtet mund ta shtrëngojë jetën në duart e saj, madje edhe të lëshohet në ëmbëlsinë e një dashurië në moshë të pjekur, edhe më të fortë, pasi e ka zgjedhur pa u kushtëzuar.

Data sheet

pages360
ISBN9789994346448
RedaktoriTereza Basho
Published year2008
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiIlira Shurbani
RomanSagë&Histori