Viewed products
Kronika të dashnorëve të varfër është...
Profesor Lidenbroku, gjeolog dhe...
Ky libër përmban pesëmbëdhjetë përralla moderne nga autorja e njohur holandeze Janneke Schotveld.
Çfarë na mungon sot prej romaneve që kemi lexuar në rini? Mbase ajo hareja e zakonshme që na shoqëron pas një ngjarjeje të madhe, me personazhet e saj, deri në rrëqethjen apo përmallimin e faqes së fundit. Njëkohësisht triller dhe roman shoqëror mahnitës, zhytje në shtjellat e unit dhe mekanizëm i përsosur suspansi, Mbylli sytë na kthen kënaqësinë e një...
Në këtë roman të ri, Sophie Kinsella rrëfen gëzimet dhe dhembjet e martesës me zërin e saj gjithmonë origjinal, ironik dhe të ndjeshëm.
Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë.
Borgjeze dhe revolucionare, grua dhe dashnore, spiune dhe vrasëse, protagonistja së bashku me një galeri të tërë personazhesh të paharrueshme përjetojnë aventurën e të jetuarit intensivisht një shekull, nga Spanja republikane deri në rënien e Murit të Berlinit, duke kaluar përmes Luftës së Dytës Botërore dhe viteve të errëta të Luftës së Ftohtë
Një tjetër triller policesk me enigma matematikore, në të cilin, personazhi qendror Petro Eleftheriadhi, thirret për ta zbardhur një çështje, dy vjet para ngjarjeve të cilat lexuesi do t'i njohë në romanin "Në syrin e demit".
Gjatë leximit të testamentit të miliarderit Hari Stenford, i vdekur në rrethana misterioze, tre fëmijët e tij kuptojnë që u duhet ta ndajnë trashëgiminë edhe me Xhulian, vajza natyrore e manjatit. Asnjë nuk e njeh dhe kur ajo shfaqet në skenë, e bukur dhe tërheqëse, dyshojnë për identitetin e saj. Në fakt, Stenfordi sa qe gjallë ishte i urryer nga familja...
Mili dhe Haidhea është cilësuar prej Prof. Eqerem Çabejit si një nga poemat më të bukura të romantizmit shqiptar. Aty autori derdhi emocionet djaloshare, të cilat mbetën thelbësore edhe në botimet e mëvonshme, duke qenë vepra më e mirë e rinisë së tij.
Mirë se erdhët në kuzhinën time, kështu e ka quajtur ajo librin e shkruar sipas këtij ditari shtëpiak që i jep mundësinë lexuesit të kalojë dymbëdhjetë muaj me autoren, duke provuar kënaqësitë e shijes sipas stinëve e duke zgjedhur, falë këshillave të saj, gatesat më të përshtatshme për çdo ditë të vitit: nxitëse dhe gjallëruese në pranverë të lehta e...
Në një atmosferë të errët dhe vizionare, Pierre Lemaitre përshkruan tragjedinë e madhe të një brezi të humbur, me një talent dhe mjeshtëri të tillë, që e futin këtë shkrimtar në traditën e atyre romancierëve të zot, nga Dumas-i te Victor Hugo, ku pasioni që çlirohet nga historitë e mëdha bashkohet me ekselencën letrare.
Në këtë vepër Fromi përballet me figurën e mësuesit të tij, me mënyrën e tij të të mësuarit, me trashëgiminë e tij të jashtëzakonshëm. Pasioni i Frojdit për të vërtetën, guximi i tij, marrëdhëniet me gratë dhe dashuritë, varësia e tij nga burrat etj. Çdo tentativë për të kuptuar njeriun duhet t’i bëjë llogaritë me tre komponentët e tij: bagazhin biologjik...
Agata Christie vazhdon të mbajë të gjallë interesin e lexuesit ndonëse ka disa dekada që është ndarë nga jeta. Edhe dy botimet më të fundit që ka sjellë Dituria e sjellin këtë kureshti. Për këtë arsye, ne i kemi mbledhur në një set për tu bërë pjesë e leximeve të verës për të gjithë ata që pëlqejnë zhanrin e romanit mister & thriller.
Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t'i mbronte.
Agatha Christie vjen me një tjetër roman në gjuhën shqipe: “Misteri i trenit blu”, i vlerësuar si një nga romanet më të mira në zhanrin mister të kësaj autoreje.
Historia në thelb të këtij romani është e jashtëzakonshme në vetvete: përpjekja, e një personazhi të armatosur vetëm me zgjuarsi dhe ideale iluministe, për të reformuar Mbretërinë e Danimarkës ku ka "diçka të kalbur", duke zbatuar në mënyrë paqësore parimet që njëzet vjet më vonë do të ktheheshin në thelbin e Revolucionit Francez.
Salman Ruzhi dhe Carlos Ruiz Zafon jane mjeshtrat me te medhenj te realizimit magjik te diteve tona. Per kete arsye ne kemi bere bashke ne nje set dy prej librave te ketyre autoreve: Marina dhe Dy vjet, tete muaj dhe njezet e tete net, te cilet jane zgjedhje ideale per leximet tuaja verore.
Në vëllim janë paraqitur disa nga arritjet më të sukseshme të prozës izraelite të viteve ‘70-‘90. Lexuesi do të gjejë në këto 14 tregime e novela, tema e krijime artistike të mrekullueshme.
Nje personazh i ri do te hyje ne boten e femijeve: MORTINA, nje femije si gjithe te tjeret, por me nje ndryshim te vogel: ajo eshte nje vajze zombi!
Pas librit Mortina, që pati një sukses ndërkombëtar dhe u përkthye menjëherë në 23 gjuhë, aventura e re e vajzës zombi do t’ju bëjë të shkriheni gazit.
MORTINA, një seri librash me sukses ndërkombëtar, botuar në njëzet e tre gjuhë. Kthimi i vajzës zombi më qesharake në botë, për kënaqësinë e të gjithë fëmijëve!
Një aventurë e re nga seria Mortina që është bërë një sukses ndërkombëtar, deri tani e përkthyer në njëzet e katër gjuhë!
Një aventurë tjetër e vajzës zombi, që është bërë sukses ndërkombëtar, botuar në tridhjetë vende.
Dhurata e përsosur për adhuruesit e librit: dy nga mendjet e ndritura të botës bëjnë një bisedë të këndshme me plot ide për të ardhmen e librit në epokën digjitale dhe vendosin se LIBRI është këtu për të qëndruar.
Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të...
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley.
Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në vellimin e shtatë të sagës epike bestseller ndërkombëtar. Librin e gjeni në treg duke filluar nga data 2 gusht 2021. Parapaguaje që ta kesh në momentin që del librin e fundit të sagës magjike....
Me këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.
Një libër i ri nga Martha Heesen, plot me të papritura dhe humor. Një histori gazmore dhe dramatike, një histori e hareshme e mallëngjyese.