Mbylli syte View larger

Mbylli syte

Raul Montanari A-000147

New product

Përshkrim i shkurtër

Çfarë na mungon sot prej romaneve që kemi lexuar në rini? Mbase ajo hareja e zakonshme që na shoqëron pas një ngjarjeje të madhe, me personazhet e saj, deri në rrëqethjen apo përmallimin e faqes së fundit. Njëkohësisht triller dhe roman shoqëror mahnitës, zhytje në shtjellat e unit dhe mekanizëm i përsosur suspansi, Mbylli sytë na kthen kënaqësinë e një leximi magjepsës dhe me frymëmarrje të madhe.

More details

503 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789992759798

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në veri të Italisë një fshat dremit në bregun e një liqeni, në dukje i qetë, por që në të vërtetë gjendet në rrjedhën e një zemërimi të heshtur; konflikte racore, dobësi të parrëfyeshme. Dhe mbi të gjitha e gjithçka qëndrojnë marrëdhëniet intime me fuqinë e tyre të butë dhe shkatërruese, burim kryesor për t’i dhënë kuptim jetës së mërzitshme. Ky gjumë zhgënjyes përkund edhe ankthin e një krimi që ka ndodhur trembëdhjetë vjet më parë: përdhunimi dhe vrasja e një vajze të pafajshme. Heshtja thyhet kur në fshat rikthehet Andrea, që në kohën e krimit ishte konsideruar shkaktari i asaj poshtërsie. Rikthimi i tij rizgjon në ndërgjegjen e njerëzve kujtimin, duke e kthyer atë në një të tashme të pranishme ku gjallon vdekja. Një kërkim i së vërtetës, që do të zbulohet vetëm në fund me një tension që rritet nga çasti në çast, duke i lënë protagonistit mundësinë për t’u çliruar nga e kaluara dhe për të nisur një jetë të re.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages432
ISBN9789992759798
Published year2006
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë