Librat me te shitur te vitit 2023

Lucinda Riley, Julia Navarro SET0363

New product

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi perzgjedhur dy nder librat e rinj qe jane me te kerkuarit nga lexuesit gjate ketij viti: “Nga njera ane” e Julia Navarros dhe Lucinda Riley me romanin Gruaja nga dritarja. Dy autore te sukseshme ne tregun europian por edhe ne Shqiperi.

More details

1105 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria

2 610 Lekë

-10%

2 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Seti me dy libra permban:

“Nga asnjera ane” nga Julia Navarro

https://bukinist.al/sq/sage-histori/15678-nga-asnjera-ane.html

Një histori që i ka rrënjët në natyrën njerëzore dhe në dritëhijet e saj. Një roman drithërues, i cili na fton të reflektojmë për çdo siguri tonën.

Liban, dje. Abir Nasri është ende adoleshent kur bëhet dëshmitar i vrasjes së familjes së tij gjatë një operacioni special të ushtrisë izraelite në jug të Libanit. Para trupave të pajetë të së ëmës dhe motrës së vogël, Abiri betohet se do të marrë hak.

Izrael, sot. Çdo natë, fjalët kërcënuese të Abirit i dalin në ëndërr Jakov Bodenit, një ushtar që ka marrë pjesë në atë operacion teksa kryente shërbimin e detyruar ushtarak, duke u përballur me situatën e vështirë për të luftuar me armiq që në fakt nuk i kishte zgjedhur kurrë. Jakovi, bir i dy prindërve francezë, vazhdon të ndihet si i huaj në Izrael dhe përpiqet të mësohet me identitetin e ri, meqë ndër vena i rrjedh gjak hebre...

Paris, sot. Pas tragjedisë, Abiri shkon në Paris të jetojë pranë të afërmve, ku është i shtrënguar të përballet me dy botë të kundërta. Nga njëra anë familja e ngushtë, e mbyllur në traditat më të rrepta, nga ana tjetër shoqëria perëndimore e hapur, që i ofron liri, e mishëruar nga dy gra: kushërira e tij Nura, që rebelohet ndaj autoritetit fanatik të të atit, dhe Mariona, një vajzë me të cilën Abiri bie marrëzisht në dashuri.

Abiri dhe Jakovi do të takohen përsëri, vite më vonë, nën zjarrin e sulmeve të një organizate islamike që mbjell terror në zemër të Europës. Viktima të fantazmave të së kaluarës dhe të një urrejtjeje për të cilën nuk kanë faj, a do të munden ata të çlirohen nga kufizimet e imponuara prej traditës dhe të zgjedhin një rrugë tjetër?

Nga asnjëra anë është një udhëtim në kufijtë e ndërgjegjes së dy burrave, që janë të detyruar të jetojnë sipas identiteteve që nuk i kanë zgjedhur dhe prej të cilave është e vështirë të shpëtosh...

 

“Drite nga dritarja” nga Lucinda Riley

https://bukinist.al/sq/mister-thriller/15761-drite-nga-dritarja.html

Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.

Emili dë la Martinieri e ka vuajtur gjithnjë gjykimin e së ëmës, mbretëreshë e padiskutueshme e skenës mondane parisiane. Tani është tridhjetë vjeçe, por ftohtësia e maskuar nga luksi dhe lehtësia me të cilat kjo grua sipërfaqësore dhe e largët e ka rritur, vazhdon të jetë për të një barrë e rëndë. Vdekja e së ëmës zgjon tek Emilia një lëmsh ndjenjash të kundërta e të dhimbshme, sidomos kur merr vesh se është e vetmja trashëgimtare e kështjellës madhështore në Jug të Francës, një kështjellë që fsheh përgjigjet e shumë pyetjeve që rrinë pezull në të shkuarën e saj: një fletore e vjetër me poezi që gjen mes atyre mureve, do ta vërë në gjurmë të hallës së bukur e misterioze, Sofisë, historia tragjike e dashurisë të së cilës gjatë kohës së luftës e ka shënjuar në mënyrë të pandreqshme familjen e saj. Një histori kaq e mbushur me emocione, sa e shtyn Emilinë ta rishqyrtojë jetën e vet dhe atë që ka rrotull: pse befas fillon të mendojë për një burrë, pikërisht ajo që i ka qëndruar gjithnjë larg dashurisë?

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1