Sophie Kinsella A-005377
New product
Me talentin e pakrahasueshëm të Sophie Kinsella-s, një komedi e re, e admirueshme që po bën të lumtur miliona fansa në botë.
8 Items
Shtëpia Botuese | Dituria | |
| ISBN | 9789994346165 | |
Edhe pse vetëm njëzetenëntëvjeçare, Samanta Suiting është asi i një studioje ligjore londineze me emër.
Pak minuta këshillim me të kushtojnë një mal me para. Punon natë e ditë dhe është tërësisht e përqendruar në karrierën e saj.
Por, pikërisht atëherë kur mendon se do arrijë të bëhet ortake e firmës, vëren se ka bërë një gabim që mund t’i kushtojë vendin e punës.
E tronditur, arratiset nga zyra dhe gjendet në një vend të panjohur. Kërkon informacion rreth një shtëpie të mrekullueshme dhe papritur për shkak të një keqkuptimi, të zotët e shtëpisë e marrin si kandidate për postin e guvernantes. Fillon punë, pavarësisht se punëdhënësit e saj nuk kanë dijeni për faktin që vajza intelektuale nuk ka as idenë më të vogël se si mund të mbahet në rregull një shtëpi. Mbretëresha e shtëpisë është historia e një vajze që ka nevojë të çlodhet. Të gjejë veten, të dashurohet. Të fillojë më në fund të jetojë.
Dhe të zbulojë se … si hekuroset.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 390 |
| ISBN | 9789994346165 |
| Published year | 2007 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Përkthyesi | Mira Kroqi |
Rebeka është një nga shumë vajzat e sotme, që shpenzon pa kriter dhe nuk jeton dot nëse nuk blen diçka, pra, vuan nga sindromi i pazarit. Ajo thotë se, "Kremi hidratues është gjithmonë i domosdoshëm, njëlloj si buka dhe qumështi.".. "Në sfond muzikë e lehtë, aromë e këndshme pudre dhe llaku të përzierë me aromë kafeje. Ja kështu e përfytyroj unë...
Edhe një herë Kinsella na tregon se mund të shkruhen histori dashurie pa qenë nevoja të jenë banale, duke treguar gjithnjë e më shumë një sens të spikatur humori. Bota e femrës vjen e zbulohet nëpërmjet një pene të hollë që arrin të nxjerrë në pah atë që gratë nuk e thonë shpesh, por që e ndiejnë brenda tyre, në skutat më të thella dhe më intime të botës...
Për Beki Blumvudin, jeta nuk mund të shkojë më mirë se kaq: ka një të fejuar që e adhuron, një punë për tu admiruar si konsulente në një emision televiziv dhe është duke shkruar librin e saj të parë. Dhe, si të mos mjaftojnë këto, i jepet mundësia për tu transferuar në Nju Jork.
Te E fiksuar pas dyqaneve për beben ju paraqesim të famshmen Beki që punon në dyqanin më të ri të Londrës, The Look, që së bashku me Lukun po kërkojnë shtëpi (dëshira e saj e fshehtë është të ketë një dhomë këpucësh) dhe është shtatzënë!
Ritakohuni me personazhin simpatik Beki. Këtë herë për të duket se më në fund gjërat po ecin siç duhet: pas shumë peripecish ekonomiko-sentimentale gjen punën që kishte ëndërruar, konsulente shitjesh, dhe jeton e lumtur në një apartament të mrekullueshëm në Manhatan, së bashku me Lukun, i cili i ka propozuar për martesë.
Çfarë ndodh nëse të grabisin celularin dhe e gjithë jeta jote është aty brenda? Ndihesh e humbur, natyrisht. Është pikërisht kjo që i ndodh Popit, fizioterapistes së hallakatur që së shpejti do të martohet. Pikërisht kur telefoni i duhet për një punë, që është pak të thuhet urgjente! Sepse veç të tjerash, në mes të një feste humbet unazën e vyer të...
Nje liber i ri i Kinselles. Deshironi te martoheni? Po pergatiteni per naten e dasmes? Kujdes, se kur ke nje moter qe eshte ne telashe me martesen e vet, gjerat mund te komplikohen.
Në këtë roman të ri, Sophie Kinsella rrëfen gëzimet dhe dhembjet e martesës me zërin e saj gjithmonë origjinal, ironik dhe të ndjeshëm.
Jeta ime jo aq e përsosur është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?
Nje liber godites per tu lexuar gjate pushimeve verore. Kinsella vazhdon te mrekulloje lexuesit e saj
It's all gone wrong with the man Lottie thought was Mr Right. Then out of the blue she gets a call from her first love. She decides it muct be Fate, and rushes off to marry him and rekindle their sizzling Greek island romance.