Ky libër u kushtohet gjithë atyre fëmijëve që vuajnë në heshtje, vetmi dhe frikë. Historia e vërtetë e keqtrajtimit, pakujdesisë dhe mbijetesës përballë vështirësive dhe trilleve të fatit. Autorja thotë: Nuk kam qëllim të lëndoj askënd, i gjallë apo i vdekur qoftë, por të tregoj në mënyrë të sinqertë historinë time, anët e mira, të këqija e të shëmtuara...
Libri përmban këshilla, citate, fakte dhe histori të vërteta nga jeta e vajzave adoleshente. Në të do të mësoni si të ushtroheni nëpërmjet ditarit tuaj dhe aktiviteteve, çfarë të thoni kur ndiheni të mërzitura ose kur ju fyejnë, si dhe strategji që ju bëjnë më të forta. Respekti është një e drejtë e lindur e çdo vajze. Atëherë ç'pret më?
Ky libër iu ndihmon të komunikoni me fëmijët tuaj nga koha kur ata janë foshnje, deri në moshën e adoleshencës. Ai ju bën të ndiheni më të sigurt në vetvete, më të fortë, më të dashur, më të qartë dhe më të çlirët si prindër
Përmes elementeve psikologjike, autorja zbulon rolin e ushtrimeve të ndryshme fizike dhe pozicioneve për të nxitur ndjesitë tona. Gjithashtu, na ndihmon të zbulojmë të gjitha veçoritë që përbëjnë seksualizmin tonë, duke iu përgjigjur njëkohësisht dyshimeve dhe pasigurive që e shoqërojnë këtë element të rëndësishëm të jetës sonë të përditshme
Ky libër përmban këshilla për ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve dhe trajtimin e atyre që janë mbi peshë. Gjithashtu, është edhe një udhëzues për përgatitjen e vakteve pa shumë mundim. Të përgatitura nga prindërit dhe të shijuara nga fëmijët, recetat që do të gjeni këtu do t'ju ofrojnë ide të reja për një ushqyerje sa më të shëndetshme të fëmijëve tuaj
Ky është një libër mbi mënyrën sesi djemtë shprehen apo nuk shprehen me fjalë; si e shprehin apo jo zemërimin. Në thelb, është një libër për marrëdhëniet baba-bir.
Mësoni si të hiqni dorë nga kontrolli mbi fëmijët, si të mos luteni dhe si të bëheni prindi që keni dashur të jeni. I doni fëmijët, po, nëse jeni si pjesa më e madhe e prindërve, jo gjithmonë i pëlqeni sjelljet e tyre. Si t'i udhëhiqni, atëherë, pa hequr dorë as ju vetë nga sjellja optimale?
Nëse planifikoni zgjerimin e familjes, duhet ta lexoni PATJETER këtë libër. Mos e leni të ardhmen e bebes tuaj në duar të rastësisë.
Vajzëria është një mision, një udhëtim për të grumbulluar dijen e nevojshme për të qenë grua. Ne jemi udhërrëfyesit e bijave tona në këtë kërkim. Për ta bërë këna na nevojiten udhërrëfyes të mirë, shembuj të mirë dhe sy të kthjellët.
Botimi i parë i këtij libri ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, duke e përdorur dhe lexuar shumë. Nëna djemsh gjithandej i kanë cytur burrat e tyre, duke u thënë: Dëgjo pak këtu, se çthotë...!.
Ky liber analizon vetevleresimin e femijeve te kesaj moshe dhe i sugjeron prinderve sjellje pedagogjike per ta ndihmuar kete zhvillim.
Mënyra të ushqyeri për të rritur fëmijë të fortë dhe të shëndetshëm: Çfarë mund të hanë fëmijët e vegjël: Kur është mirë të fillojë heqja e gjirit? A mund ta bësh fëmijën vegjeterian që herët? Në këtë botim gjeni këshilla të urta, informacion të shumëllojtë dhe receta të thjeshta, që i ndihmojnë, sidomos prindërit e rinj, të zgjedhin rrugën e duhur në...
Një libërth i mrekullueshëm, i frymëzuar nga përkushtimi, ngrohtësia dhe dashuria e pakufi e nënës për fëmijën e saj. Përfshihuni edhe ju në botën e dashurisë së nënës, që na kallëzon ky libër magjepsës i cili nuk njeh moshë dhe kohë!
Ky Libra të mëson se si të komunikosh me pjesëtarët e familjes tënde dhe të zgjidhësh situatat e grindjeve kur ndodhin. Përvetësimi i këtyre këshillave ju hap derën për më shumë kënaqësi dhe humor me njerëzit e zemrës, me të cilët jetoni.