Një udhërrëfyes i shkëlqyer për prindërit. Shumë prej tyre e kanë të vështirë, madje ndonjëherë edhe të pamundur, që t'u flasin fëmijëve të tyre adoleshentë për dashurinë. Por problemi bëhet edhe më i vështirë kur vjen fjala për seksin. Ndërkaq s'duhet harruar se jo gjithçka përfundon thjesht me komunikimin me të rinjtë. E rëndësishme është sesi dhe nga e...
Një udhëzues i detajuar, me ilustrime, për kujdesin mjekësor të prindërve ndaj fëmijëve që nga shtatëzania deri në moshë të rritur, i cili plotëson nevojat me informacione dhe këshilla për çdo situatë. Rekomandime të vlefshme shëndetësore, të dhëna në një stil të këndshëm të shkruari, i udhëheqin prindërit me kujdes përgjatë foshnjërisë, fëmijërisë së...
Çdokush që dëshiron të lërë duhanin do t'ia arrijë kësaj me një mënyrë të lehtë përmes përdorimit të formulës Hepbërn. Nuk ka fare rëndësi se sa vite keni që pini duhan, as edhe se sa cigare konsumoni çdo ditë, por sa te vendosur jeni të hiqni dorë nga ky ves
Ky libër paraqet një program stërvitor për ta mbajtur mendjen tonë në formë të përsosur në çdo moshë dhe për ta përgatitur atë që të plaket në mënyrën më të mirë. Autori propozon eksperimente me kujtesën, fjalëkryqe, analiza të fotografive dhe pikturave, si dhe teknika specifike për të përmirësuar përqendrimin dhe për të rritur efikasitetin e hemisferës...
Vallë, a e dini se truri i fëmijës suaj ka 166 herë më shumë qeliza trunore nga ç'është numri i të gjitha qenieve njerëzore që jetojnë në këtë planet? Ai përbëhet nga një mijë miliardë qeliza.
Në një kohë kur dyqanet e veshjeve shtohen me të shpejtë, kur çdo ditë, me shumë seriozitet, paraqitet "plotësimi i modës", libri "Zhvishmëni" interesohet për mekanizmat psikologjikë të sjelljeve tona mbi pamjet e jashtme, ngaqë, mbas një kotësie të sipërfaqshme, ato zbulojnë gjeste intime dhe të pavlerësuara të dëshirave tona
Mesazhi i këtij libri, thirrja për pastërti, duhet dëgjuar në të gjithë botën. Të jesh I pastër dhe të mbetesh i pastër , kërkon një çmim: që të përmbushësh vullnetin e Zotit duhet ta njohësh dhe ta duash atë. Nënë Tereza e Kalkutës
Ide të thjeshta për një dashuri të përjetshme... Shumë stres dhe pak dashuri! Kjo është përditshmëria jonë, rutina jonë ndaj ndaloni pak dhe reflektoni.... Sa pak thoni "TË DUA", sa rrallë e dëgjoni "TË DUA"!
Më shumë se çdo gjë tjetër, aftësia juaj për ta menaxhuar kohën, do të përcaktojë edhe sukseset që do të arrini.
Libër, i cili ju ndihmon të kuptoni se cfarë është ajo që ju bën të stresuar dhe ju tregon se si mund ta trajtoni atë.
Nëse arrin të mprehësh fuqinë e mendimit pozitiv, ti do të kesh më shumë lumturi, shëndet, zhdërvjelltësi, sukses dhe pamje më të mirë.
100 mënyra për të motivuar veten ju ndihmon të depërtoni përmes barrierave negative dhe t’i zhdukni mendimet pesimiste që po ju pengojnë të arrini obje- ktivat dhe ëndrrat tuaja. Ky botim përmban teknika mendore dhe shpirtërore të cilat nxisin veprimin dhe rezultatet në jetën tuaj.
E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duhet për të takuar dashurinë e jetës suaj? A ëndërroni të gjeni një partner jete që do t’ju dojë, t’ju mbrojë, dhe t’ju adhurojë? Nëse mezi po prisni për shpirtin binjak, ky libër do t’ju tregojë se si të përdorni Ligjin e Tërheqjes që të përgatiteni në trup, mendje dhe shpirt, për mbërritjen e të dashurit tuaj.
Nga përvoja e dhjetë viteve punë me qindra studentë dhe klientë njëzetecavjeçarë, Dr. Jay krijon shkencën më të fundit të të njëzetave, me histori tërheqëse, të panjohura, të treguara nga vetë njëzetecavjeçarët. Ajo ndan atë që psikologët, sociologët, neurologët, speci- alistët e shëndetit riprodhues, drejtorët e burimeve njerëzore dhe ekonomistët dinë...
Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.