Catalog
Irlandezi Michael O'Reilly, avokati mbrojtës i Ramush Haradinajt në procesit gjyqësor kundër të tij në Hagë, sjell një shërbim të çmuar edhe si shkrues i një historie të rrallë, jo vetëm për Haradinajn, por edhe për Kosovën. Në libër vijnë historia e krijimit të UÇK-së dhe luftës së kosovarëve për liri, të gërshetuara edhe me një vështrim mbi historinë e...
Një shekull shtet është vështirë të përmblidhen në një libër, por kjo është sfida e këtij botimi. "100 vjet" sendërtohet bazuar mbi dokumente historike dhe ka një linjë logjike në të cilat janë të gjitha ngjarjet e shtetit shqiptar. Aty vijnë personazhet që e kanë dominuar më shumë vendin Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, por, filtrohen edhe personalitetet e...
Shekulli i ri i politikës shqiptare është ai lloj studimi në fushën politikës që synon të përpunojë, të identifikojë dhe pasqyrojë sa më objektivisht vlerat, parimet, filozofinë dhe kulturën politike shqiptare gjatë njëqind viteve të kaluara
Tregimi rrëqethës dhe frymëzues i një prej ofensivave më të mëdha të të gjitha kohërave të karizmës së një njeriu: fushata shumëvjeçare e Nelson Mandelës për të bashkuar kombin e tij, filluar në qelinë e burgut dhe përfunduar me një kampionat ragbie.
Me një format tërheqës dhe të thjeshtë, ky libër ka për qëllim të na prezantojë Nelson Mandelën, nëpërmjet fjalëve të tij të mençura, imazheve goditëse të jetës dhe sendeve të tij personale, si edhe opinioneve të shumë të tjerëve, të marra nga burime të palexuara më parë.
Libri Despotë të Epirit dhe princër të Maqedonisë ndjek këtë diasporë, mërgimin e pjesës më të madhe të aristokracisë shqiptare në Italinë e Rilindjes. Në këtë rrugëtim të trazuar gjenden Kastriotët, Muzakajt, Topiajt, Dukagjinët, dhe të tjerë krerë të fiseve të lavdishme, sovranë të vërtetë në vendin e tyre, të cilët, të dëshiruar për të mos humbur sërën...
Gjeografia nuk ekziston pa historinë, por edhe historia nuk shpjegohet pa gjeografinë. Historia e Adriatikut fillon në lashtësinë e hershme me origjinalitetin e saj detar, sipas ritmit të popullsive që vijnë nga brendësia dhe nga jashtë.
Një vështrim i ri për historinë e botës, për qytetërimet e kulturat, që shihen nëpërmjet 1.000 objektesh të krijuara nga dora e njeriut gjatë pothuajse 20.000 vitesh: Nga sendet e jetës së përditshme, tek kryeveprat e kreativitetit njerëzor.
Një epokë dhe traditë e paraardhësve të drejtpërdrejtë të shqiptarëve që vjen në një këndvështrim origjinal nga historiani kroat Aleksandër Stipçeviq përmes një pune të gjatë kërkimore shkencore dhe me një analizë briliante, duke u kthyer në një libër referues jo vetëm për shkencën shqiptare, por edhe për atë perëndimore
Ky libër hedh poshtë të gjitha pretendimet e Serbisë për Kosovën, si "djep i shenjtë I Serbisë", duke mohuar të drejtën e Serbisë ndaj Kosovës dhe duke argumentuar me faktografi historike etj, që në momentin e tanishëm që gjendet Kosova, hedh mjaft dritë në pretendimet upatoriale serbe.
Gjashtëdhjetë vjet histori të Teatri Kombëtar të përmbledhura në këtë libër.
Pleniumi i 2-të i KQ të PKSH, Berat, 23-27 nëntor 1944. Dyshja e autorëve, Plasari e Malltezi sjellin në vëmendjen e lexuesit Ditët e plenumit të Beratit (1944), atëherë kur u vendos regjimi komunist, rolin e diktatorit Hoxha dhe prapaskenat e ardhjes së tij në pushtet.
Historia e bujshme e ndarjes së presidentit francez Sarkozi nga ish- bashkëshortja e tij Sesilia dhe lidhja me Carla Brunin.
Si u vra kryeministri serb Xhinxhiç në Beograd.
Në këtë libër autori na dëshmon se sa pak ka ndryshuar gadishulli ynë edhe pas afro tetë-dhjetë vjetesh, se sa i ashpër është shpirti nacionalist i banorëve të këtyre viseve dhe se, me një ndjenjë të fortë fataliteti pak gjase ka që, në thellësi, gjërat të ndryshojnë, pavarësisht nga iluzioni që krijojmë në siperfaqe dhe në aparencë.
Libri i historianit dhe studiuesit grek D. A. Zakythinos "Krijimi I Greqisë moderne" është një vështrim shkencor mbi zanafillën dhe ardhjen në jetë të një shteti të ri, modern, siç është fqinji ynë Greqia, pas rravgimesh të gjata dhe të mundimshme shtigjeve të thepisura të fatit, kushtëzuar nga të qenit për një kohë të gjatë nën pushtimin osman ashtu...
Një jetë e madhe e Charles W. Hostler, është një libër në të cilin autori ka rrëfyer atë mori ngjarjesh e personazhesh, personale dhe shpesh historike, që janë ndërthurur në ditët e tij të mira e të këqija të një jete shpesh me rreziqe, por edhe me shumë kënaqësi dhe fat.
Historia nuk duhet të përfaqësojë vetëm një vullnet shkencor dhe intelektual, por edhe një faktor të përligjur dinjiteti. Kjo është sprova e autorëve Ndriçim Kulla e Dritan Thomollari .
Sulltani Osman Mehmeti II (1432 - 1481) është një nga figurat kulmore të Mesjetës Lindore. Nëpërmjet fushatash të shumta ushtarake ai e ktheu Perandorinë Osmane në një fuqi të madhe.
Mbi të gjitha ai është "Pushtuesi", sidomos i Kostandinopojës, të cilën e mori në vitin 1453, duke I dhënë fund kësisoj, Perandorisë Romake të Lindjes mbi njëmijë vjeçare të vjetër.
Historia e Serbëve është libri historik me dy vëllime i autorit gjerman Kostandin Jirecek. Jireçeku vleresohet vecanërisht për kontributin e tij mbi historinë e vendeve te Gadishullit Ballkanik...
Dëshmi, fakte, Pleniumet e PPSH-së, Hetuesia dhe Procesi Gjyqësor. Mënyra si reagonte kupola e Sigurimit ndaj këtyre "besëprerëve" zbulohet për herë të parë në pohimet e Kadri Hazbiut gjatë hetimeve në vjeshtën e vitit 1982.
Valid Fariz është prej një kohe të gjatë ndër shkollarët më të mirë informuar të Lindjes së Mesme, popujve të atyshëm, kulturave të saj, si dhe lëvizjeve radikale atje. Senatori Xho Liberman
Libri trajton si tendencat kryesore brenda komunizmit rumun, ashtu edhe rolin e personaliteteve me rëndësi në historinë e partisë... Unë kam bindjen se një histori e tillë politike mund të na servirë vështrimin magjepsës brenda historisë së PKR mes dy Luftërave,...
Valter Krivicki është njeriu që kujtohet më mirë sot për shkak të misterit të pazgjidhur që lidhet me vdekjen e tij në një dhomë hoteli në Uashington, D.C., në shkurt të vitit 1941, një ngjarje e faqeve të para të shtypit të asaj kohe. Policia gjeti një plumb në tëmthin e viktimës...
Në këtë libër Papa Benedikti I XVI I vendos ngjarjet në shtatë ditët më të rëndësishme të fesë së krishterë, me hyrjen e Jezusit në Jerusalem deri në Ngjalljen e Tij. Papa deshi ta shkruante këtë vepër në një mënyrë që mund të jetë e dobishme për të gjithë lexuesit që duan ta takojnë Jezusin e të besojnë në Të.