“Murtaja” dhe “Dashuria në kohërat e...
A je gati për një sfidë? Ky libër përmban 101 enigma matematikore, të cilat janë krijuar enkas për të stërvitur çdo cep të trurit. Secila nga lojërat mund të punohet më vete, gjë që të lë mundësi t’i zgjidhësh ato sipas radhës që do vetë, por janë̈ renditur sipas një̈ shkalle vështirësie, ndaj ndoshta mund t’ia fillosh nga fillimi e të...
Enigma për të stërvitur trurin
Një histori epike e betejës dhjetëra vjeçare për të kontrolluar burimin më kritik të botës – teknologjinë e mikroçipeve – ku konflikti midis perëndimit dhe Kinës sa vjen e ashpërsohet më tej.
Ky libër iu vjen në ndihmë për të luftuar kundër depresionit dhe për t’u orientuar drejt një jete më të gëzueshme. Lumturia është botuar në Angli vetëm pak muaj më parë dhe nga fillimi e deri sot kryeson listën e librave më të shitur. Botimi shqip është me lidhje speciale dhe i ilustruar me ngjyra.
Maçoku me kapele doku është një libër për fëmijë i shkruar dhe ilustruar nga Theodor Geisel i njohur në letërsi si Dr. Seuss dhe i botuar për herë të parë në vitin 1957. Historia ka në qendër një mace të gjatë, e cila mban një kapelë me vija të kuqe e të bardha dhe një kravatë të kuqe.
Në histori vlera morale e veprës nuk përcaktohet nga për fitimi material. Përgjatë rrjedhës së kohës, njerëzimin e pasuron vetëm ajo vlerë që ia ngre nivelin e diturisë dhe ia forcon vetëdijen e tij krijuese. Nisur nga kjo, vepra e Magelanit ua kalon të gjitha veprave heroike të kohës kur jetoi.
Shtrigat po bënin kërdinë anembanë pyllit të egër dhe zinin prita pas çdo trungu peme. Dëshira është një vajzë nga fisi i Luftëtarëve, e cila zotëron një libër të fuqishëm: “Librin e Magjive”.
Kjo aventurë kërkimi është më e frikshmja dhe më e pabesa se të gjitha. Për më tepër... DIKUSH do t’i tradhtojë ata...
Dikur magjia ka ekzistuar dhe gjallonte nëpër pyjet e errët... derisa atje mbërritën Luftëtarët dhe...
Anjeza Brauni është një grua e fortë mjaft e fortë për t'u përballur me vejërinë, shtatë fëmijët, apartamentin me qira dhe rraskapitjen e përditshme me tezgën e saj në rrugën "Moore". Por edhe gruas më të fortë i lipset pak ndihmë dhe një ëndërr për t'i dhënë forcë të vazhdojë...
Një botim edukativ për nxënësit e ciklit 9-vjeçar: Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.
Ngjarjet zhvillohen në një spitali fëmijësh në vitet 1950. Elsi vuan nga sëmundja e turbekulozit, por ajo bën shumë miq, përfshirë dhe Mbretëreshën, macen e spitalit. Një Libra me një mesazh të forte, që na tregon se në jetë ka gjëra të mira e të këqija, ndaj kurrë nuk duhet të humbasim shpresat se do të bëhet mirë.
Mbretëresha e akullit, bazuar në një film Për Fëmijë, risjell gjithë historinë, si dhe tetë faqe me skena e ngjyra të marra nga filmi.
Ky botim shënon përpjekjen e parë në këtë fushë për njohjen e plotë të historisë 2400- vjeçare që kaloi populli shqiptar i Kosovës. Në mënyrë sintetike, libri pasqyron rrugën e gjatë mijëravjeçare të Kosovës së sotme, e cila në antikitet njihej nga emri i fisit ilir Dardan.
Autorja e serise Twisted vjen me nje tjeter seri ne gjuhen shqipe, te titulluar Mbreterit e mekatit, e cila ka kater vellime. Shtepia botuese Dritan sjell per lexuesit librin e pare te kesaj serie, Mbreti i Inatit, sjelle ne shqip nga Manushaqe Bako.
Miliona lexuesit që adhurojnë “Fëmijët më të këqij në botë” tani do të zbulojnë në këtë koleksion ngjethës disa nga të rriturit më të tmerrshëm, “ Mësuesit më të këqij në botë”, sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Walliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme nga artisti gjeni Tony Ross.
Midis Drinit dhe Vjosës përmban një prej koleksioneve që Maximilian Lambertz mblodhi e përzgjodhi prej botimeve shqiptare të shekullit të romantizmit e në vijim, të cilat duket qartë se i njihte tërësisht; nga shtypi letrar dhe ai politik i fillimeve të periudhës shtetërore; si dhe nga bartësit jo të pakët që takoi vetë gjatë qendrimit në Shqipëri.
Cdo të bënit me një million stërila? Do blinit një mijë pica? Do tI jepnit për bamirësi? Do të luanit Cash Jenga? Keni vetëm shtatëmbëdhjetë ditë për ti prishur.
Të vërteta befasuese mbi përmbushjen, dashurinë dhe suksesin
Ky Libra të mëson se si të komunikosh me pjesëtarët e familjes tënde dhe të zgjidhësh situatat e grindjeve kur ndodhin. Përvetësimi i këtyre këshillave ju hap derën për më shumë kënaqësi dhe humor me njerëzit e zemrës, me të cilët jetoni.
“Për çfarë të duhet zëri nëse do të heshtësh?” Stari jeton në dy botë: lagjja e varfër ku ka lindur dhe është rritur, dhe shkolla e saj për të pasurit në periferi. Ekuilibri i vështirë ndërmjet dy botëve të saj prishet, kur Stari bëhet e vetmja dëshmitare për vrasjen fatale nga një polic të shokut të saj të ngushtë, Khalilit. Ajo që tashmë mund të...
Napolon Bonaparti eshte lideri më me ndikim edhe sot dhe vazhdon te terheqe vemendjen jo vetem te lidereve ne mbare boten, por edhe te lexuesit te thjeshte. Kjo biografi e shkruar nga autorja Pascale Fautier cilesohet nder studimet me serioze dhe me te thelluar te shkruar per kete personalitet te permasave boterore.
Libri i ri i gazetarit dhe botuesit Ylli Molla përmban 18 tregime me tematikë dhe subjekte të qëmtuara nga periudha 30-vjeçare e tranzicionit shqiptar. Shumica e tyre botohen për herë të parë. Disa prej tregimeve janë shkruar në fillim të viteve ’90 deri në vitin 2000, të tjerët gjatë vitit të fundit. “Nata e fundit në Ulqin” është libri i dytë me prozë...
Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, djaloshi Uilli Biç u shpërngul në një fshat. Një djalë i trishtuar, i privuar nga gëzimet e jetës, ai me ngadalë filloi të rritej dhe të zhvillohej nën përkujdesjen e plakut të mirë Tom Oukli. Por, pikërisht në atë kohë mamaja e tij mizore e merr prapë në Londrën e shkatërruar nga lufta... A do ta takojë përsëri ai zotin Tom?
Me ilustrimet argëtuese e plot jetë të artistit të suksesshëm Tom Liktenhelld dhe rimat e ëmbla me të cilat prezantohet për herë të parë autorja Sheri Daski Rinker, ky libër padyshim që do të jetë shoqëruesi më i mirë i kohës së gjumit për të gjithë ata fëmijë që i kanë shumë për zemër kamionët.
Udhëzues praktik për vajzat që fillojnë shkollën 9-vjecare. Gjithcka që ato duhet të dinë për tu përballur më mirë me më shumë detyra, mësues, shokë dhe shoqe.