Ky libër është historia tronditëse e...
Ai më do, ai smë do. Silvi është e sigurt se Karli e do, por përse ai nuk e puth? Plot humor dhe sinqeritet, autorja bestseller Jacqueline Wilson na tregon një histori adoleshentësh në dashurinë e tyre të parë, zhgënjimet e para dhe fuqinë e puthjes.
Këtu është historia e një djali të vogël dhe e babait të tij. Eshtë historia e këtij djali të vogël, i cili për të ndihmuar të ëmën, - pasi i atii ka shkuar në luftë, - detyrohet të punojë lustraxhi. Këtu tregohet për një udhëtim me tren për një pendë të bardhë dhe për një mision sekret.
Njihuni me Zoen. Ajo ka plot arsye për të qenë e dëshpëruar: Njerka e saj, Shejla, është kaq përtace sa i kërkon Zoes t'i fshijë edhe hundët. Rrugaçja e shkollës, Tina Trotsi, ia bën jetën ferr për së gjalli, sidomos kur ia lëshon gëlbazën mu në kokë. Por, mbi të gjitha, ai Bërti i poshtër ka plane të frikshme për miushin e saj.
Qyteti i Breshkave është sprova e parë letrare në prozën e gjatë, e një autori të ri që premton të lerë gjurmë në letërsinë e sotme shqipe.
Ramona dhe nëna nga Beverly Cleary është libri i pestë i serisë popullore Ramona dhe ka fituar çmimin Kombëtar të librit në vitin 1981.
Detyra e Ramonës është të sillet mirë me të mërzitshmen zonjën Kemp, e cila kujdeset për atë gjatë kohës kur nëna është në punë. Nëse zonja Kuimbi nuk do të punonte, atëhere zoti Kuimbi nuk do të mund të kthehej në kolegj. Por, më e rëndësishmja është që klasa e tretë nuk është ashtu siç e priste Ramona. Deni, pra majmuni, tallet me të dhe një ditë të...
Detyra e Ramonës është të sillet mirë me të mërzitshmen zonjën Kemp, e cila kujdeset për atë gjatë kohës që nëna është në punë.
Rasputini nuk është vetëm një biografi përfundimtare e një njeriu të jashtëzakonshëm dhe legjendar, por një portret magjepsës i muzgut të Rusisë Perandorake, teksa ajo po shkonte drejt katastrofës.
Një histori se si shtetarët u pajtuan me një forcë edhe më të fuqishme se ata vetë - forcën e nacionalizmit - ky është mbi të gjitha një libër për mënyrën sesi njerëzit vendosën ta shihnin botën e tyre ndryshe dhe, me një kosto shpesh të tmerrshme për veten dhe familjet e tyre.
Libri “Revolucioni i glukozës” do të ndryshojë mënyrën tuaj të të menduarit mbi shëndetin, madje do t’ju ndryshojë jetën: “Kafsha priret të hajë me stomakun e vet, ndërsa njeriu me trurin e tij”, shkroi filozofi Alan Watts. Nëse trupat tanë do të mund të na flisnin, do të kishim një tjetër histori.
Plot humor e i ëmbël, libri Detektivët e makaronave tregon se si dy fëmijë të kundërt në dukje e pa lidhje me njëri-tjetrin, mund të bashkohen së bashku dhe të funksionojnë më mirë si një skuader.
Të gjitha mjetet që të zbulosh, kuptosh dhe të duash veten
Joel Schmidt propozon një vështrim tjetër ndaj figurës historike, Robespieri. Në fillimet e karrierës së tij si gjykatës i ri, Robespieri ngurron të nënshkruajë një vendim me vdekje, ndërsa revolucioni e transformoi, duke i ngjallur një mendim sa ndriçues po aq dhe çnjerëzor.
Për herë të parë në shqip kronika e plotë për një nga sipërmarrjet më të rëndësishme familjare të botës.
Kjo është historia e vajzës Rozi Revere, që ëndërronte të bëhej një superinxhiniere. Autori Andrea Beaty dhe ilustruesi David Roberts, dy artistët që fshihen pas librit “Igli Pek, arkitekt”, krijuan një tjetër histori mbresëlënëse për ata që nuk heqin dorë nga pasionet e tyre.
Botimi i parë i këtij libri ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, duke e përdorur dhe lexuar shumë. Nëna djemsh gjithandej i kanë cytur burrat e tyre, duke u thënë: Dëgjo pak këtu, se çthotë...!.
Vajzëria është një mision, një udhëtim për të grumbulluar dijen e nevojshme për të qenë grua. Ne jemi udhërrëfyesit e bijave tona në këtë kërkim. Për ta bërë këna na nevojiten udhërrëfyes të mirë, shembuj të mirë dhe sy të kthjellët.
Ky libër është më i pëlqyeri mes librave që ka shkruar autorja e famshme e letërsisë klasike për fëmijë; Thjeshtë është i përsosur. Libri bëhet më i bukur dhe më i pëlqyer për lexuesit e vegjël edhe falë ilustrimeve fantastike të Garth Williams
...Ajkuna Dakli është shembulli tipik i bashkëjetesës së njeriut poet me poezinë. Poeti mund të ketë heshtur për vite të tëra, por poezia ka qenë aty, duke mbushur ditë pas dite hojet e shpirtit. Është si një fjalë e bukur e pathënë, që ti e zbulon dhe matesh kaq herë ta thuash, por ngurron, duke bindur veten gjithsesi se dikur duhet ta thuash. Dhe erdhi...
Udhëzuesi më i Lartë Shpirtëror për Meshkujt: Cili është qëllimi juaj në jetë? Çfarë dëshirojnë femrat në të vërtetë? Çfarë do të thotë të jesh një dashnor të mirë? Nëse jeni një mashkull Nëse ju që po i lexoni këto fjalë jeni një mashkull, jam i bindur se ia keni bërë vetes këto pyetje - por ndoshta nuk keni pasur shumë fat në zbulimin e përgjigjeve të...
Të bëhesh luftëtar, nuk është e thjeshtë. Sepse duhet të bësh shumë ushtrime, si pompa, ulje-ngritje, paralele, të notosh, të hash siç duhet dhe të studiosh më fort se më parë! A do të arrijë Marku të bëhet luftëtar derisa të fillojë shkolla në vjeshtë – dhe t’i kundërvihet Mbretit të palestrës?
Në një botë të pushtuar nga informacione kaotike, kthjelltësia është forca e vërtetë. Por, si mund t’i shohim gjërat në një plan më të gjerë pa na e rrëmbyer shikimin vogëlsirat? Një nga mënyrat do të ishte kthimi i syve tek e shkuara, panorama e madhe e vërtetë e gjithë species njerëzore. Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar “Sapiens: lindja e...
Gjithëpërfshirës, i thellë, provokuese dhe i guximshëm: Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë ... dhe e ardhmja jonë. Një bestseller absolut përgjatë tre viteve të fundit në Amazon dhe të gjitha platformat globale të shitjes së librit
Marjan Rojas Estapes eshte autorja me e suksesshme sot ne Spanje ne fushen e zhvillimit personal. Librat e saj konsiderohen si jete – ndryshues dhe ne per kete arsye kemi bere bashke ne nje set dy librat e saj te cilet kane ardhur ne shqip nga Jeteart
Një libër me fotografi të mrekullueshme për një magjistare simpatike dhe argëtuese për tu lexuar me zë të lartë në Halloween.
Naom Chomsky dhe Yuval Noah Harari janë dy prej mendimtarëve më të shquar të kohës tonë. Idetë e tyre shquhen për thellësinë dhe thjeshtësinë e komunikimit tek lexuesit. Prandaj, ne i kemi përzgjedhur këto dy libra si koleksion mendjesh brilante për të kuptuar ngjarjet dhe fenomenet që po na shfaqen në jetën tonë të përditshme.
Është abetarja që të mëson si të jetosh në kohët moderne. Ky libër do gjej admirues në të gjithë botën.
Në mënyrë të qartë, ndriçuese dhe mbresëlënëse 'Shkenca e Fatit' revolucionarizon të kuptuarit se cilët jemi – dhe na fuqizon në ndihmën për të t’i dhënë formë një të ardhmeje më të mirë për veten dhe botën që na rrethon.
Gati vëllimi i dytë i serisë Shkolla e Kafshëve Magjike. Shkolla “Vintershtain” ka një sekret. Kush është me fat këtu gjen shokun më të mirë në botë. Një kafshë magjike. Një kafshë që flet. Nëse ajo do të ishte jotja…