Shtëpia Botuese BOTART është themeluar në vitin 2005. Gama e gjerë e botimeve të saj përfshin librat e dobishëm, me karakter formues dhe edukues, kryesisht për brezin e ri, duke harmonizuar botimin e autorëve të huaj me ata shqiptarë.
BOTART ka në fokus të veçantë letërsinë e zgjedhur për fëmijë dhe adoleshentë, si dhe botimet historike, psiko-sociale dhe filozofike për të rritur.
BOTART ka sjellë në shqip disa nga autorët më të suksesshëm në botë të letërsisë për fëmijë si: Dr. Seuss, David Walliams, Judith Kerr, Elwyn Brooks White, Julia Donaldson, Craig Smith, Andy Griffiths, Rachel Renée Russell, Beverly Cleary, Cressida Cowell, Michael Morpurgo etj.
Për adoleshentë: Angi Thomas, Susan Eloise Hinton, Jacqueline Wilson, Holly Smale, John Boyne; Giovanna dhe Tom Fletcher etj.
Si dhe për të rritur: Yuval Noah Harari, Noam Chomsky, Adam Kay, Matt Haig, Steve Harvey, Michael Lewis, Douglas Murray, Fearne Cotton, Jill Sims, Chloe Benjamim, etj.
Librat e botuar shpërndahen në hapësirën shqiptare në Ballkan, si dhe në vende të ndryshme të botës.
Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, "Sapiens" dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin e 21”. Këtu analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj., dhe ofrohen zgjidhje të cilat i shërbjenë ccdo...
Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri "A më shikoni mua?"'është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës I saj me autoren e famshme Rebecca Westcott. Ky libër do t'jua ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi mendoni për autizmin.
Një eksplorim –si ndërpersonal, ashtu edhe i thelluar i një rajoni historikisht të trazuar, i cili ndodhet përsëri në pikë kritike të udhëkryqit global- që mbart zbulesa thelbësore mbi të ardhmen.
Eja në agjencinë tonë dhe zgjidh mamin dhe babin e përkryer. Ky është ndër librat më të suksesshëm në Britaninë e Madhe që tashmë vjen edhe para lexuesve të vegjël shqiptarë: Ju garantojmë se ky libër do të ndikojë për mirë në harmoninë dhe lumturinë e familjes tuaj. Dhe, a e dini se pse?!!
“Agjente Sonja” është kalvari i jetës së një gruaje – një jetë që përfshin ngritjen dhe rënien e vetë komunizmit dhe që ndryshoi kursin e historisë. Historia e saj deri tani nuk ishte treguar kurrë.
Në këtë libër, ashtu si edhe në “Kam provuar gjithçka!” prindërit do të zbulojnë një qasje efikase, bazuar në zbulimet e neuroshkencës. Të jetosh me një fëmijë nga gjashtë në njëmbëdhjetë vjeç do të jetë një lumturi në përditshmëri! Nuk ka vlerësime
Ky libër me seri është në krye të listës së libvrave që pëlqejnë djemtë e pasionuar pas futbollit. Libri rrëfen historinë e një skuadren futbolli nën moshën 12 vjeç
Yunis nuk mund ta besojë se ai është lojtari drejtues i Unites. Kjo duhet të jetë koha më e lumtur e jetës së tij, por babai dëshiron që ai të lërë futbollin dhe të punojë më shumë në shkollë. A mundet Yunis ta bindë babain që ti bëjë të dyja apo duhet që ta lërë përgjithmonë atë që i pëlqen aq shumë në këtë moment. Qëndro me ne edhe këtë seri me të...
Një seri emocionuese rreth futbollit ndjek aventurat e skuadrës nën-12 vjeç të United. Që nga Ryan Flyn që futet në telashe pasi ai ka vendosur që të bëhet kapiteti më i mirë që ka pasur ndonjëherë skuadra e tij United. Por, kjo shkakton probleme brenda dhe jashtë fushës me shokun e tij Craud. Ryan e di se duhet ti shkojë deri në fund ose do të humbase...
Beni është lojtari më i gëzuar i United dhe ka marrë vlerësimet më të mira nga trajneri. Por çdo ditë në shkollë është një gjyq për Benin, teksa ai po lufton që të mbajë të fshehur një sekret të jashtëzakonshëm për mësuesit dhe shkollët e klasës. Sekreti i Benit nis të ndikojë në lojën e tij, por a mund ta gëlltisë krenaria e tij dhe a mund që ta...
A keni dëgjuar ndonjëherë për dokumente të klasifikuara, apo siç quhen ndryshe TOP SECRET. Këto dalin për herë të parë në këtë libër ku personazhi ynë Kevin do të mbrojë botën nga një super-horr, një person i ligë që kërkon të shkatërrojë botën. Vetëm Kevin mund ta ndalojë z. Sehlli që të realizojë planin e tij djallëzor.
Ky liber eshte nje fenomen boteror, - qe ka kryesuar listat e shiteve ne Amazon gjate fundvitit dhe tashme vjen edhe ne shqip, permes shtepise botuese Botart. “Akti krijues” është një kurs studimi i bukur dhe bujar që ndriçon shtegtimin e artistit si një rrugë që mund ta ndjekim të gjithë. Ai distilon urtësinë e mbledhur nga puna e një jete brenda një...
Historia e kontrabandës me cigare amerikane nga regjimi komunist i Tiranës
Muza poetike e ngjyros jetën e Lediona Brahos si bojërat telajon e një piktori: Ajo është agu dhe muzgu i ditëve të saj, fillimi dhe mbarimi i gjithçkaje që e bën të jetë ajo që është.
Për herë të parë në tregun shqiptar një libër që sjell profilin e plotë të një prej kriminelëve më të pashpirt të të gjitha kohërave – Altin Dardhës, autorit të 61 vrasjeve, shumica e të cilave të kryera gjatë pak muajve të vitit 1997. Historia plotësohet me ndihmën e një numri të madh dokumentesh zyrtare që provojnë pothuaj të gjitha pikat kulmore të...
Përmes rrëfimeve të Anna-s, libri eksploron temat e humbjes, rivendosjes së vetes dhe gjetjes së lumturisë nëpërmjet ndjekjes së pasionit personal. Duke u përballur me sfida dhe pengesa në rrugën e saj, Anna zbulon se vërtetësia dhe përkushtimi ndaj vetes janë thelbësore për të arritur lumturinë.
Zbuloni bibliotekën më të hatashme të të gjithë botës në bestseller-in e Neë York Times-it
Mos u bëni një stereotip.Jini vetvetja e vërtetë dhe e shkëlqyer!
E hapa dokumentin, kishte gjithsej tri faqe të shkruara në spanjisht. Në të bëhej fjalë për lidhjet e Mehmet Shehut me CIA - n. Përshkruhej komploti për likuidimin e Enver Hoxhës dhe zotimi i tij për të ndryshuar kursin politik të Shqipërisë.
Me vëzhgime interesante psikologjike, pyetësorë dhe të dhëna studimore, Levine dhe Heller ju ndihmojnë që të kuptoni tre stilet e lidhjes, të identifikoni tuajin dhe të dalloni stilet e të tjerëve në mënyrë që të mund të gjeni partnerë me të cilët përputheni, apo që të përmirësoni marrëdhëniet ekzistuese.
Autori i mirënjohur amerikan, Lloyd Alexander, vjen për herë të parë në shqip nëpërmjet librit Aventura ilire. Nuk dimë asgjë konkretet për ndonjë lidhje origjine të tij me trojet shqiptare, por do të ishim të lumtur nëse do të zbulonim diçka të tillë. Sepse Alexander është një nga shkrimtarët më të vlerësuar në SHBA
Autorja e serisë “Ditaret e peshkopes” vjen me një tjetër libër të dashur për lexuesit e vegjël: Jeta e Maks Çapkënit në shkollë dhe sherret me Dagun, i cili do ta kyçë heroin tonë në një dollap. Po çfarë ndodh? Pse Maksin e quajnë çapkën?
Nga seria fantastike e Maks Capkenit vjen nje tjeter liber fantastik: mjeshtrit e kurtheve: Cfare ndodh me peshkopin tone dhe mikeshen e tij, - hajdutet dhe aventura te tjera
Herën e fundit që folëm për heroin tonë, ai kishte ngecur mbi picën gjigante, pasi ishte rrëzuar orët e vona nga tubot e shkollës "South Ridge", i rrethuar nga tre kriminelë të pamëshirshëm! A do të copëtohet vallë Maksi copë e çikë si djathi mocarela mbi picën e fortë? A do ta hanë hajdutët e uritur picën me Maksin e ulur në të? A do të arrijë vallë...
Novela e dhjetë e David Walliams është historia drithëruese e një babai me të birin në një mision rrëqethës për të ndrequr një gabim dhe ndëshkuar Bigun e ligë. Brenda një viti ka kryesuar të gjitha listat botërore të shitjeve, qoftë të librin për fëmijë, por edhe më tej; mbi 20 milionë kopje, duke u shndërruar në autorin absolut të momentit....
Mirëse vini në “Bandën e mesnatës”! Mesnata është koha kur shumica e fëmijëve flenë, përveç sigurisht... bandës së mesnatës! Pikërisht atëherë nisin aventurat e tyre, kur Tomi përfundon në spital me një goditje në kokë dhe takon edhe katër fëmijë të tjerë..... Banda jonë nuk duhet humbur kurrësesi