Catalog
Viewed products
Argëtohuni duke lexuar përrallat më...
Subcategories
Me kryeqendër Foinikian, themelues i Antigoneas së famshme, luftëtar i madh, krijues i mjaft traktateve ushtarake, mbret i dhënë pas jetës së popullit dhe vdekjen e pati duke luftuar me armë në dorë, duke lënë pas një legjendë e që bëri epokë më vete. Ky është Pirro i famshëm i Epirit, ai që u rrit tek Taulantët dhe luftoi në Lindje dhe me romakët, që e...
Kostandini i Madh është një tjetër vepër e Leonard Priftit, botuar së fundi nga Uegen. Bëmat e perandorit ilir të Romës, mbrojtës i krishtërimit, perandori që bëri epokë më vete, njeriu që u hipi krahëve të forcës dhe të zotësisë vetjake dhe u bëperandor i madh. Ky është Kostandini. Ndonëse janë botuar mjaft vepra të tjera për Kostandinin e Madh, libri i...
Të njohësh historinë e Romës përmes jetës së 12 augustëve është njëkëndvështrim interesant, që jo vetëm të shtyn për ta çuar deri në fund, por edhe një formë tërheqëse të mësuari. Gjërat në libër thuhen troç, me elegancë (madje edhe kur është fjala për zjarr e për vrasje), me shije të kulluar aristokratike dhe me një frymë të shëndetshme artistike dhe...
Nuk merret me parashtrimin e Historisë së Njerëzimit dhe me detajet rreth saj, por ka në fokus diçka krejt të veçantë: rrok elemente, pika nevralgjike të kësaj historie, duke i bërë ato tejet të perceptueshme, me një gjuhë të thjeshtë komunikuese, duke e sqaruar deri në fund se çështë kjo dukuri (që shpjegon) dhe pse ka ndodhur pikërisht ashtu. Libri...
Është një biografi e shkruar nga dora e një autori mjaft të njohur dhe për më tepër e një diplomati që i ka ndjekur nga afër ngjarjet, faktet, dorëshkrimet, analizat, shtypin, të dhënat e qeverive të ndryshme, duke vënë përballë vlerësimet, përshtypjet vetjake, botimet, arritjen përfundëse, diskutimet r njëanshme dhe ato dypalëshe..., pra gjithçka që ka...
Libri me ese, rrëfime, ditarë dhe analiza historike «Berati, Betlehemi shqiptar», i autorit Xhevair Lleshi, i kushtohet tërësisht qytetit të Beratit, historisë së tij prej mbi dy shekuj e gjysmë, kulturës së tij të lashtë, duke prekur disa nga elementet më të qenësishëm. Interesi nuk shkëputet nga faqja e parë tek e fundit. Po të kujtosh këto histori...
Monografia «Plaku i Shqipes Babë Dudë Karbunara», e autorit Xhevair Lleshi, i kushtohet tërësisht jetës dhe veprës së atdhetarit të madhe, nënshkruesit të Pavarësisë Kombëtare, themelues i shkollës shqipe në Berat, e njeriut të kulturuar që i dha shumë asaj, njerëzve dhe kulturës shqiptare
Vasfi Barutin nuk e intereson shumë dokumenti, po karakteri i Enver Hoxhës. Ne prej tij mbajmë mend plot skena të paharruara, ku pothuajse nuk ndodh asgjë dhe ngrihet në qiell sikur ka ndodhur gjithçka. I kemi pasur kudo komunistët: në lagjen tonë, në fshat, në repart, në fushë: kudo. Përditë jemi përshëndetur, i dimë mirë historitë e tyre, ashtu siç...
Autorit të vjetër kroat me origjinë shqiptare nga Shkodra, Andrija Kaçiq Mioshiq, i bën përshtypje të madhe sjellja njerëzore e Skënderbeut, i cili përgjithësisht merret me veset e armiqve të tij dhe me virtytin e heroit të shqiptarëve. Për të, fitohet një dimension i fuqishëm karakteri, që ai e zbulon duke na e kthyer në vlerë të çuditshme, sepse kjo u...
Libri «Indipendenca shqiptare» e Oreste C. Mandalari, jep dokumente mjaft interesante të marrënieve të krijuara nga Italia në lidhje me çështjen shqiptare dhe për Pavarësinë e saj kombëtare. Autori, i shkruan këto marrëzie qartë edhe në terren konkret ku zhvillohen ngjarjet, të cilat sigurisht që bëjnë përshtypje. Pavarësia e Shqipërisë shkakton kudo...
Ky botim jep informacione të plota me vlera për nxënës, studentë dhe studiues rreth Gjermanisë politike, ekonomike dhe sociale dhe peshën e saj brenda BE-se dhe botës.
Poezia e Faslli Halitit nuk ka firo. Ka gjëra që jetojnë gjatë. Tipar tjetër është tendenca e fortë në estetikë, shpirt qytetar, patriotik. Dihet se te çdo njeri fle një luan, por e gjithë puna është se kur zgjohet ky luan te njëri e te tjetri. Te Faslli Haliti luani është zgjuar herët. Poezia e Faslli Halitit të habit. Na ka habitur në sistemin...
Libri Shqipëria dhe çështja e Lindjes, është botuar në vitin 1908, me autor princin shqiptar të Rumanisë, Albert Gjika. Sigurisht i dinastisë së njohur Gjika që ka mbretëruar në Rumani. Libri është një analizë e hollësishme e raporteve të Shqipërisë me fqinjtë, e qendrimeve më antishqiptare greke, ndaj vendit tonë. Një vend të rëndësishëm në libër zë...
Libri flet për zhvillim konkret të Kongresit të Berlinit, i parë nga raportet që Karateodor Pasha, kryetari i delegacionit të Portës së Lartë, i dërgonte qeverisë së së tij dhe udhëzimet që qeveria turke i dërgonte delegacionit të saj, në Berlin. Nëpërmjet komunikimeve me letra dhe telegrame e radiograme, kupton se si u zhvillua ai kongres. Bismarku, me...
Tregimet e Roland Gjozës, poezitë, romanet, novelat, esetë e mahnitshme, japin vlerë dhe ngrenë lart personazhin e tij të këndshëm. Kushdo mund ta njoh aty veten, duke vlerësuar një përgjithësim të mrekullueshëm. Rrallëkush mund ta përjetojë një vlerë të tillë. Në krijimtarinë e tij nuk gjen një lajthitje (edhe sikur të jetë presje!). Sështë fjala se ka...
«Asegai» është nga veprat e fundit të Wilbur Smithit. «Ky libër, shkruan një tjetër shkrimtar i madh, Stefen King, është një nga romanet historikë më të mirë. I tillë është Wilbur Smith. Ky kalorës modern i shkrimtarëve të shquar.»
Lindja e tragjedisë apo Përvoja e autokritikës, përkthyer nga Jorgji Doksani dhe redaktorë Sadik Bejko dhe Xhevair Lleshi. Lënda e këtij libri është e një vlere dhe interesi parësor, të cilin Nie e këtillon si ështje vetjake e një rëndësie të veantëé. Koha kur është shkruar ky libët bie në kundërshtim me kohën kur u shfaq. Ishte koha e Luftës...
Një sërë ngjarjesh dramatike do t'i afrojnë te dy personezhet kryesore, të cilat do të mësojnë të njohin njëra-tjetrën dhe të krijojnë një miqësi të thellë e të fortë.
Në këtë vëllim janë përfshirë tregimet: Jeta e çuditshme e Progron Zaharisë; "La fouet": sprovë për eulogji; Visili, i përsosuri; Anatomi e shkurtër e pikëllimit; Letër; Humbold Revolucionari; Për mishin dhe shpirtin; Zenodoti dhe Abu "Umar al – Muhamed in Husein" sufu.
A e mbanin edhe Çehovin të madh në kohën e tij? A i interesonte atij kjo gjë? Mund të thuhet se fare pak. Po atë ndoshta e shqetësonte hija e dy kolosëve, Tolstoit dhe Dostojevskit. Jo për sa i përket vlerës, po popullaritetit të madh dhe zhurmës rreth tyre. Romanet e tyre ishin epope. Karamazovët, Lufta dhe Paqja, ndërsa ai shkruante tregime të shkurtra...
Kur një modele me jetë të trazuar bie nga ballkoni i hotelit në rrugën Mejfër dhe gjen vdekjen, të gjithë mendojnë se ajo ka vrarë veten. Por vëllai i saj ka dyshimet e veta, ndaj pajton një hetues privat, Kormoran Strajkun, për të shqyrtuar rrethanat.
Emocionues dhe plot të papritura, një copëz nga intrigat e botës letrare dhe editoriale të Londrës, Krimbi i Mëndafshit është romani i dytë i serisë që ka për protagonistë Kormoran Strajkun dhe ndihmësen e tij të re e të vendosur, Robin Elakot.
Ky libër risjell në kujtesën e botës letrare, histori elektrizuese dashurie të njohura dhe pashlyeshme, të cilat koha jo vetëm që nuk i zbeh, por i kthen ato në pjesë të kanunit të sentimentit njerëzor. Jo më kot ky libër është identifikuar me peshën dhe forcën shenjuese të "Lolitës", të "Madamë Bovarisë" dhe " Ana Kareninës".
Platforma nuk është një ese mbi turizmin seksual. Është një roman i shkëlqyer mbi çështjen e përhershme të marrëdhënieve të komplikuara mes burrave e grave, mbi keqkuptimet e përjetshme, të mohuara një ditë nga një takim autentik, një lloj mrekullie, një revolucion intim. Le Monde des Livres
Ky roman është një epos shumëzërësh nga një udhëtim jo vetëm nëpër Europë, por dhe nëpër mendimet dhe ndjenjat tona. Një libër, poetizimi dhe trilli sensual i të cilit, të emocionin njësoj sikurse thellësia e mendimit të tij.
Cezari dhe Kleopatra satirizon përdorimin e historisë të Shekspirit dhe komenten me ironi politikën e kohës kur vetë Shaw jetoi, por nuanca e melankolisë që përshkon veprën e bën atë një nga dramat e tij më me ndikim.
Virginia Woolf i tërheq vëmendjen mjeshtërisht lexuesit për ndryshimet, si njerëzit e mendojnë dhe e trajtojnë njëri - tjetrin, duke sjellë në mënyrë brilante ndjeshmërinë e kohës kur është shkruar ky libër, përmes syve të karaktereve të këtij romani, mbase ndjeshmërinë e vetë jetës së saj.
Lirik dhe tronditës, i ashpër dhe romantik, "Lamtumirë Lolitë!" është debutimi italian më i fortë dhe befasues e viteve të fundit.
Një libër kuzhine për të gjithë. Për admiruesit pasionantë të artit të kulinarisë, por edhe për fillestarët që duan të ushqehen mirë dhe të zbulojnë magjinë e gatimit, përmes recetave të thjeshta dhe të shpejta. Një libër që nuk mund të mungojë në kuzhinën tuaj.