Catalog
Subcategories
Një paraqitje e fakteve të gjuhës, e parimeve dhe e metodave të gjuhësisë, të shqyrtuara me shumë realizëm e me më pak formalizëm ose abuzime teorike. Në këtë libër vihet theksi sa në funksionet e njësive gjuhësore, aq edhe në strukturat që i përbëjnë ato. Përveç rrafshit sinkronik, në këtë vepër gjenden edhe probleme të rrafshit diakronik, kuptohet, pa u...
Nuk janë "fuçi baruti" për Europën: vendet ballkanike janë pjesë e kontinentit, ku ndarja dyshe e botës pas vitit 1945 solli copëtimin më të egër gjeopolitik.
Një interpretim i Europës Juglindore nën sundimin osman prej të cilit pakkush mund të mos mësojë. Si përherë P. Sugar sjell një vështrim të gjallë mbi një material të njohur për çështje të njohura Libri i tij nuk është aspak një shtojcë e mirëpritur në këtë fushë". Ai është një interpretim unik i gjithë përvojës osmane në Ballkan." Slavic Review "Një...
Për sa i përket shtrirjes, thellësisë së analizës, saktësisë dhe objektivitetit, ky libër nuk ka shok për tematikën që trajton. Ai sigurisht do të bëhet shumë shpejt një libër i kërkuar në të gjitha drejtimet që lidhen me këtë fushën dhe shpresoj që ai do të zërë një vend të vetin në listat e leximeve për lëndët e Europës bashkëkohore. Slavic Review...
Plot detaje të mbledhura me kujdes... Një guidë e mirë informative në pyllin e dendur të historisë së Europës. San Francisko Chronicle "Një studim I shkëlqyer dhe në momentin e duhur, nga njëri prej historianëve më të mirë të kohës sonë I destinuar të bëhet një libër model për vitet nëntëdhjetë". Library Journal
Shpeshherë na tërheqin vëmendjen ata njerëz që përdorin në ligjërimin e tyre fjalë e shprehje latine. Ne i shohim e i dëgjojmë me njëfarë respekti edhe për vetë sugjestionimin që të krijon dija për kulturën, artin e mitologjinë antike. Vetë fakti që ato janë përcjellë deri në ditët tona, flasin qartë për vlerat e tyre, që u kanë rezistuar kohërave, madje...
Të bësh shkencë do të thotë të komunikosh shkencë. Autorët hulumtojnë karakteristikat e gjuhës shkencore, duke u ndeshur me problemin e komunikimit të shkencës. Libri ndahet në dy pjesë. Në të parën, gjejmë shtatë rrëfime për shkencëtarë dhe idetë e tyre, nga Lavoiser-i te Gell-Mann-i, nga Claude Shannon-i te Renë Thom-i.
Ky është një fjalor bazik, me fjalët më të përdorura në përditshmëri që i vlen të gjithë atyre që komunikojnë apo punojnë në një mjedis frëngjishtfolës
Me këtë fjalor xhepi nuk do të keni asnjëherë vështirësi në komunikim apo daljen nga situatat kur iu duhet një fjalë, shprehi apo gjetja e idiomave të përdorura më së shpeshti në gjuhën e përditshme
Fjalori im i parë i frëngjishtes i ilustruar : frëngjisht-shqip, shqip-frëngjisht : rreth 9 000 fjalë
Ky është teksti bazë, më i plotë i Fonetikës Historike, i shkruar nga një profesor dhe ekspert fushe, pas kërkimeve shumëvjeçare në fushën e fonetikës së shqipe
Mashtrimi, poshtërsia apo gënjeshtra - qofshin në qeveri, në biznes, në shkencë apo në organet e Rendit, - si rregull janë lajme. Nga libri
Leximi i librit është njësoj si të endesh nëpër pyje... Në një mënyrë më prozaike ato mund të quhen në fakt Si të bëhesh lexues i mirë..." Los Angelos Times Book Review "Erudit, me vështrim të gjerë dhe humor të thellë... Shembujt letrarë të Eco-s fillojnë nga Dantja te Dumaja, nga Sterne te Spillane. Teksti është emocionues për mendimin, shpesh komik,...
Të kuptosh gjuhën e ëndrrave do të thotë të zotërosh mjetin ideal për të kuptuar vërtet vetveten. Gjuha simbolike është ajo, ku përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.
Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, dmth për diçka që na pengon ta shohim dhe ta kuptojmë botën në çast. E para prej dukurive është vetë qenia, pra ekzistenca e materies dhe e botës. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që nuk ka rreshtur së dhëni hov mendimit: filozofia.
Studiuesit janë të mendimit se në Ballkan, së pari tek arbërit filloi të praktikohet heraldika. Heraldika si disiplinë e ka fillimin e praktikimit në Europë në shekullin e XI, kohë kur filluan të kristalizohen rregulla në paraqitjen e simboleve në armët ushtarake, vulat dhe flamujtë e feudalëve, shteteve e koalicioneve ushtarake. Këto rregulla fillesen e...
Nga themelimi i Fashove të luftimit në marshimin mbi Romë, deri në rënien e regjimit dhe në Republikën e Salosë, Renzo de Felice, me stilin e tij të përpiktë dhe njëherazi të ngrohtë u ofron lexuesve një material kompleks dhe të diskutueshëm, për një periudhë kohe shpesh të interpretuar në mënyrë tendencioze dhe me pasione ende të pashuara.
Histori e gjuhësisë, por edhe histori e kulturës, që nga zanafilla deri në ditët tona. Paraqiten rrethanat historike dhe klima kulturore, në të cilat panë dritën teoritë e ndryshme gjuhësore. Ky botim i ri është pasuruar me një kapitull të ri mbi gjuhësinë e shekullit XX, i cili i hartuar në fund të shekullit të kaluar, ndihmon për kryerjen e një bilanci...
Në librin "Udhëtimet e Gutiverit" njerëzit e shtresave të larta gjenin ndonjë satirë personale e politike, larua ndonjë aventurë që i shkonte për zemër, ëndërronjësit Përrallat e Njëmijë e një Netëve; të rinjtë shaka; burrat e pjekur mësime rreth moralit e politikës.
Ilustrimet e gjalla dhe të gëzueshme shpalosin botën magjepsëse të përrallës, pjesë e së cilës çdo fëmijë dëshiron të jetë.
Nga Kaukazi në Atlantik, nga Krimea në Sinai, nga Danubi në Sahara, ky ishte territori i Perandorisë Bizantine në kulmin e fuqisë së saj. Shumë historianë thonë se ajo zgjati nga shekulli i 4-ët deri në shekullin e 15-të të e.s. Ajo, jo vetëm ruajti kulturën greko-romake, por luajti një rol të madh në përhapjen e të ashtuquajturit krishtërim. Ajo themeloi...
Libri "Historia e Perandorisë Osmane" është botimi i parë në shqip i një historie të plotë të kësaj perandorie dhe padyshim është një ngjarje e shumëpritur në botimet historike shqiptare. Perandoria Osmane përfaqëson një formacion politik, që për një periudhë më shumë se 500 vjeçare, përfshiu në gjirin e saj të gjitha viset shqiptare.
Ilustrimet e gjalla dhe të gëzueshme të princit trim, me shtriga dhe plot përralla të tjera që të lënë gojëhapur, shpalosin botën magjepsëse, pjesë e së cilës çdo fëmijë dëshiron të jetë.
Anthony Cave Brown është autor i një sërë librash bestseller me temë nga historia e spiunazhit. Ai ka punuar si korrespondent në Europë dhe në Lindjen e Afërme për gazetën The Daily Mail (Londër) dhe ka shkruar vazhdimisht për një sërë gazetash të tjera prestigjioze, si The Guardian dhe The Sydney Morning Herald.
Kjo është historia e një ushtari prej plumbi, i cili megjithëse ishte derdhur në metal si shokët e tij, tregoi se kishte një zemër të ndjeshme. Fundi i tij dhe balerinës, ndryshon aq shumë nga përrallat e tjera.
Ksenofobia ndaj të huajve. Italianët i presin sot me këmbët e para ekstrakomunitarët që kërkojnë një jetë më të mirë? "Le të mos harrojmë,- nënvizon autori,- që dikur ishim si ata." Kur "shqiptarë" ishim ne, na linçonin si grabitës të vendeve të punës, në Alabamë na konsideronin "negër jo fare të zinj", na akuzonin se ishim të gjithë kriminelë, duke pasur...
Është një përshtatje për fëmijë e historisë së rrëfyer nga Homeri. Pas 9 vjet betejash mes grekëve dhe trojanëve, asnjëra palë nuk ka arritur fitoren. Agamemnoni, Akili, Priami, Hektori, Odiseja, janë personazhet e mrekullueshme të rrëfimit tronditës. Libri mbaron me vdekjen e Hektorit, por Troja nuk bie.
Në këtë përmbledhje me tregime dhe novela janë përfshirë: Roza, Hakmarrja, Dikur, Prika, Një mbrëmje, Zhozefi, Dëbora e parë, Një gjel këndon, Iveta, Në pyll etj. Gi de Mopasan (1850-1893) është prozator i shquar francez, një ndër përfaqësuesit më në zë të natyralizmit, njohës i thellë i jetës së kryeqytetit e provincës së Francës, në fundin e shekullit XIX.
Në këtë poemë shoqërore - psikologjike me elemente të poemës filozofike, që u shfaq si dukuri e veçantë në letërsinë shqiptare të kohës, janë sintetizuar tiparet më karakteristike të artit të Mjedës, si: fryma demokratike, lakonizmi dhe plasticiteti. Poema, "Andrra e jetës", është vazhdim, shtjellim i përgjithshëm i motiveve nga jeta e fshatarëve të...
Të panumërta janë variantet e ciklit të vjetër të legjendave për mbretin Artur e që vijnë ndoshta qysh prej shekullit XII, zanafillat e të cilit humbasin nëpër labirintet e letërsisë së vjetër angleze e franceze ende të pazbuluara plotësisht. Libri ynë është një interpretim romantik i aventurave magjepsëse të kavalierëve dhe damave të tyre.
Nëse jetoni siç duhet, vetëm një jetë është e mjaftueshme, ndaj bëhuni ndryshimi që doni të shikoni. Ndiqni rrugën e dashurisë, besimit, mirëkuptimit dhe faljes për të jetuar me lumturi. Dashuria dhe arritjet e mëdha kërkojnë rrezik. Nëse s'do të ishte për ndërmarrjen e rrezikut, kushdo do të bënte gjëra të zakonshme, por jo të mëdha.
Një libër i frymëzuar nga filmi "Sex and the City". Të gjitha letrat që përmenden në film ekzistojnë.