Catalog
Subcategories
Libri pasues i The Mister, bestsellerit #1 të Neë York Times, një histori dashurie drithëruese dhe pasionante nga EL James, autorja e trilogjisë fenomenale bestseller Pesëdhjetë Hijet. Çfarë ndodh kur këmba futet në këpucën e xhamtë..?
Veprat e famshme të artit po zhduken kudo nëpër botë. Sa hap e mbyll sytë, ato bëhen pluhur. Kikirika Xhons dhe miqtë e saj dyshojnë se e gjithë kjo ka të bëjë me botën magjike të Qytetit të Ilustruar dhe komplotin e të ligut z. Bardhi, për të zhdukur ngjyrat, artin dhe aftësitë krijuese. Është koha për t'u kthyer në Qytetin e Ilustruar dhe për të...
Mbreteresha e bestseller-it kudo ne bote, Colleen Hoover vjen me nje tjeter roman ne shqip: “Lajla” - Dashuria mund te te perndjeke ose te te shpetoje.
Ky libër është një ftesë për të rilexuar Kantin, Klauseviçin, Marksin, Engelsin dhe Tolstoin bazuar në faktin se, në atë kohë, secili prej tyre kontribuoi me këndvështrimin e vet për të zhvilluar një sistem kritik ndaj paqes dhe luftës. Autori i pasuron këto lexime me qasje të reja, që lejojnë ripërpunimin e tezave të filozofëve të lartpërmendur.
"Hajdutja e pafumeve" është një roman dehës mbi jetën e çmendur të nëndheshme të Parisit të pushtuar nga nazistët. Në çdo faqe të tij ndjehen aromat magjepsëse të parfumit...
Ky është vëllimi i parë i treshit në ciklin e titulluar "Ndërtuesit e Botës"; një përpjekje kjo për një tipologji shpirtrash. Ketu jane perfshire autoret: Balzak, Dikens dhe Dostojevski. Dy vëllimet e tjera janë: "Beteja me demonin: Holderin, Klais, Niçe" dhe tjetri: "Tre poetë të jetës së tyre: Kazanova, Stendal dhe Tolstoi".
Harri është një djalosh, i cili dëshiron të bëhet magjistar. Atij i pëlqen shumë të zbulojë dhe shpikë marifete magjike, por fatkeqësisht nuk është shumë i talentuar. Ndërkohë, lepuri i tij çapkën, Bani, gjithmonë ia rremben me njëri-tjetrin. Harri gjithmonë sajon plane për të mbizotëruar dhe për ta përvetësuar sërish shkopin, por në fund të gjitha...
Nje nga autoret me te mire te kohes tone, Ken Follet vjen me nje sage te re para lexuesit shqiptare: Renia e gjiganteve, vellimi i pare i trilogjise se shekullit te kaluar. Fatet e pesë familjeve gërshetohen në mënyrë të pashmangshme përmes dy kontinenteve në sfondin dramatik të Luftës së Parë Botërore dhe Revolucionit Rus. Gjithçka zë fill në qershor të...
Nëpërmjet këtij thrilleri psikologjik njihemi me historinë e dashurisë mes Kleas e Andit dhe kalvarin e vuajtjeve të këtij të fundit pas vrasjes së saj.
Gjate muajit mars Bukinist ka ne fokus vepren dhe perkthimet e Mira Meksit prandaj ky roman shkon tek lexuesi me firmen e autores.
Një thriller fantastik ku bashkohet e shenjta e tatuazhit të Alefit dhe brirëve të demit të Kretës, magjia e një varëseje kamé të stërlashtë me kumte pellazge, mugujt e mitologjisë greke dhe tmerri i pandemisë Covid-19 – gjithçka për të zbuluar përjetësinë e thelbit të ekzistencës njerëzore, nga pena mjeshtërore e autores së romanit të suksesshëm “Kutia e...
Autorja e librit të suksesshëm “Diktatori në kryq”, ka arritur të përdorë mjeshtërisht idiolektin e Mid’hat bej Frashërit të trupëzuar me gjuhën e mrekullueshme që ilustron kohën dhe vendin e ngjarjeve në këtë roman magjepsës. Gjate muajit mars Bukinist ka ne fokus vepren dhe perkthimet e Mira Meksit prandaj ky roman shkon tek lexuesi me firmen e autores.
Libri me i mire i vitit 2023 nga autorja e romanit “Vjehrra”. Sally Hepworth rrëfen romanin e jashtëzakonshëm “Motra e mirë”, i cili bazohet në gënjeshtrat që lidhin dy motra.Veç një herë Roza nuk arriti të më ndalonte të gaboja dhe ai gabim do të më përndjekë gjithë jetën.
Bazuar në historinë e vërtetë të Melita Norwoodit, spiunes angleze të KGB-së, e zbuluar në vitin 1999, Xhoana e Kuqe është një dramë e paharrueshme spiunazhi dhe dashurie, por, mbi të gjitha, një histori që na tregon për zgjedhjet që bëjmë në jetë dhe pasojat e tyre të pashmangshme.