Leo Buscaglia UNIV0016
New product
4 Items
Shtëpia Botuese | Botimet Univers | |
| ISBN | 9789928355515 | |
Një herë, një burrë më tha se e vetmja dashuri e sigurt mbi të cilën mund të mbështetej ishte ajo e qenit të tij.
"Të kuptohemi", - më tha, - "më pret gjithmonë me gëzim, kënaqet kur e prek, ka një zemër të mirë dhe vjen menjëherë kur unë kam nevojë për të. Më do pa asnjë kusht".
Ç'pohim! Ose njerëzit në jetën e këtij njeriu kanë munguar të japin atë siguri për të cilën ai kishte nevojë, ose koncepti i tij mbi dashurinë ishte i dyshimtë
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 335 |
| ISBN | 9789928355515 |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | Over 12 years old |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.
Të jetosh duke dashuruar veten dhe të tjerët përfaqëson sfidën më të madhe, aventurën më ngazëlluese dhe krijuese të ekzistencës sonë.
Thelbi i dashurisë është të dalësh nga vetja dhe të depërtosh te të tjerët. Kur ndalojmë së shqetësuari për të drejtat, ndjenjat, lumturinë e sigurinë tonë dhe fillojmë të shqetësohemi për të drejtat, ndjenjat, lumturinë dhe sigurinë e të tjerëve, atëherë do të gjejmë fuqinë e vërtetë të dashurisë.