Raffaella Carnovale, Valeria De Domenico, Annalena Valenti MUZ0044
New product
Nje liber fantastik vjen ne prag te Krishtlindjeve nga shtepia botuese Muza: Nje dhurate e vogel per te gjithe vogelushet qe besojne ende ne magjine e Santa Clausit dhe dhuratave poshte pemes.
11099 Items
Shtëpia Botuese | Muza Botime | |
Çfarë po presim në të vërtetë?
Profecia e lashtë thotë se Zoti e zbulon fytyrën e Tij te një fëmijë.
Dhe meqë profecitë u shoqëruan gjithnjë nga shenja të mrekullueshme - atëherë poetët, shkrimtarët, piktorët dhe artistët i kanë kapur gjithnjë misteret e mrekullueshme midis trëndafilave dhe bredhave, barinjve dhe kambanave, drekave familjare, qengjave dhe gomarëve, fëmijëve dhe magjistarëve: “Zoti është këtu, tani!”.
Në këtë koleksion elegant, është mbledhur gjithë bota e përrallave dhe e poezive shkruar nga Alcott-i, Bargellini, Broun-i, Chesterton-i, Christie, Deledda, Fanciulli, Grahame, Vëllezërit Grimm, Haedrich-i, Jiménez, Lagerlöf-i, Chevrillon-i, Peguy-i, Santucci, Solov’ëv-i, Travers-i.
Legjenda dhe përralla tradicionale vijnë nga Arabia, Britania e Madhe, Meksika, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicra.
Të gjitha ilustrimet e mrekullueshme janë bërë nga Carl Larsson.
Dhe në fund, shiko, i dashur lexues, mes nesh, duke festuar bashkë në shtëpi, duke ngrënë, duke lexuar dhe duke shkruar, duke kremtuar, duke luajtur me lodra, të rrethuar nga belbëzimi muzikor i fëmijëve, thjesht ulur pak mënjanë, pa rënë në sy por të pranishëm, janë gjithnjë Jezu Fëmija dhe Maria Të ftuarit e nderit!
Për moshat nga 0 në 99 vjeç.
| Lloji i botimit | Paperback |
| pages | 109 |
| Shtëpia botuese | Waiting for ChristmaS |
| Redaktori | Klodiana Metani |
| Published year | 2023 |
| Vendodhja e botimit | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Grupmosha e leximit | over 3 years |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Adrian Beshaj |