I ri Cmim i reduktuar! Pako librash dhuratë – Sagë & Histori 2017 Shiko më të madhe

Pako librash dhurate – Sage & Histori 2017

Grup autorësh SET0024

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Historitë e Edith Durham dhe ngjarjet në Ballkanin tonë në prag të Luftës së Parë Botërore, jeta dhe misteret e Ana Bolenës, gruas së mbretit anglez Henri VIII dhe bota e Sara Blloshmit, bukuroshes pas të cilës endej mbreti Zog, - vijnë në këto tre romane historike të cilat do t’iu bëjnë për vete. Trilli dhe historia marrin dhe japin me njëri-tjetrin saqë çdo lexues i shijon të dyja maksimalisht.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

3 240 Lekë

-10%

3 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

KY SET PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. “Merimanga e Sarajevës nga Robert Wilton”. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Një roman historik, i rrallë për Ballkanin e vitit 1914, rolin e Fuqive të Mëdha, infiltrimi i agjentëve britanikë dhe realizimi i misionit për të kuptuar lojën e Merimangës që pasohet me vrasjen e princit Austro-Hungarez, Franc Ferdinandi, dhe shpërthimi i Luftës së I-rë Botërore. Një thriller historik i shkruar mrekullisht nga Robert Ëilton dhe sjellë në shqip nga Diana Çuli

2. “Ana Bolena, një çështje familjare” nga Hilary Mantel. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.

Fati i tij ka shkuar përkrah atij të Ana Bolenës, bashkëshortes së dytë të mbretit, për hir të së cilës mbreti i dha fund marrëdhënies me Kishën e Romës dhe themeloi Kishën Anglikane.

Por politika e Oborrit mbretëror e shtyn Anglinë në një izolim të rrezikshëm dhe Ana nuk e mban dot premtimin: ajo nuk i jep mbretit një djalë që do të siguronte trashëgiminë e Tudorëve.

Kurora është e dobët dhe kur Kromuelli e ndihmon mbretin për t’u afruar e për të krijuar një marrëdhënie dashurie me Xhejn Sejmurin e qetë dhe të tërhequr, fundi i martesës me Ana Bolenën është i sigurt.

Ndërsa i çel rrugën mbretit përmes skandaleve seksuale të oborrit, Sekretarit të Shtetit i duhet të merret edhe me versionin zyrtar të komplotit të Anës, për të kënaqur Henrin, por edhe me sigurimin e karrierës së tij, për të ruajtur përgjithmonë pushtetin dhe kurorën.

Por askush, as Tomasi, as vetë sunduesi nuk do të dalin të pacenuar nga teatri tragjik i ditëve të fundit të jetës së Anës, mbretëreshës, e cila shkon përpara trekëmbëshit me guxim dhe solemnitet, duke përmbytur në gjak historinë angleze.

3. “Sarah” nga Alfred Peza. Vetëm këtë libër mund ta porositësh këtu.

Një roman për gra të lira dhe burra të vërtetë! Në festën e vitit të ri 1925 në ambasadën e SHBA, femra më e bukur e Shqipërisë së shekullit XX sfidoi Kanunin dhe Ligjin Islamik, duke kërcyer e zbuluar pa ferexhe e burka, nën ritmet e muzikës moderne. Ky akt sinjalizoi ardhjen e një epoke të re. Intriga e pashembullt e pushtetit, pasioni i fshehtë përvëlues dhe enigma e madhe e një vrasje misterioze, nisin e marin udhë…

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
RomanSagë&Histori