I ri Merimanga e Sarajevës Shiko më të madhe

Merimanga e Sarajeves

Robert Wilton TO0279

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një roman historik, i rrallë për Ballkanin e vitit 1914, rolin e Fuqive të Mëdha, infiltrimi i agjentëve britanikë dhe realizimi i misionit për të kuptuar lojën e Merimangës që pasohet me vrasjen e princit Austro-Hungarez, Franc Ferdinandi, dhe shpërthimi i Luftës së I-rë Botërore. Një thriller i shkruar mrekullisht nga Robert Wilton dhe sjellë në shqip nga Diana Çuli

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928235442

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Europë, viti 1914. Koha kur Fuqitë e Mëdha janë në garë me njëra-tjetrën për rritjen e influencave të tyre të çdo lloji në botë, por sidomos në Ballkan.

Agjentët sekretë të këtyre vendeve veprojnë në terren, të kamufluar nën petkun e arkeologut, arkitektit, historianit apo sipërmarrësit dhe përpiqen me të gjitha mënyrat për të zbuluar lojën e kundërshtarëve.

Pikërisht në këtë periudhë, byroja e njohur si më sekrete dhe më e respektuar e të gjitha byrove të spiunazhit botëror, me emrin Drejtoria e Përgjithshme për Hetim dhe Shqyrtim e Britanisë së Madhe, merr përsipër të hetojë nga afër një problem kyç për atë vetë.

Burri i vjetër – njeriu që lëvizte në prapaskenë të gjitha fijet e agjenturës angleze të spiunazhit të asaj kohe – organizon misionin e katër agjentëve të tij në Ballkan dhe në vende të tjera të Europës. Nëpërmjet këtij misioni përpiqet të kuptojë lojën e Merimangës – kundërshtarit të tij më të fortë dhe me ndikim të madh në Berlin, Vjenë dhe në Ballkan.

Ndërkohë që ky mision ende vazhdonte veprimtarinë e vet, një ngjarje e rëndë trondit botën: në Sarajevë, në kryeqytetin e Bosnjës, vritet arkiduka Franc Ferdinandi, princi trashëgimtar i Perandorisë Austro-Hungareze së bashku me të shoqen, nga serbë të lidhur me Shërbimin Sekret Ushtarak të Beogradit.

Është 28 qershori i vitit 1914.

Por cili qe roli i agjenturave sekrete të Fuqive të Mëdha në këtë ngjarje, që çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore?

Ç’fat i priste agjentët që vepruan në Ballkan në këtë periudhë? Çfarë zbuluan ata në kancelaritë e kryeqyteteve të këtyre vendeve, cilat qenë konfliktet, kush i nxiste dhe si krijoheshin opinionet për zhvillimet e ngjarjeve në këto territore në atë periudhë?

Përmes historisë së tyre, autori do të na bëjë të përjetojmë një Shqipëri, Bosnjë, Serbi dhe Europë në prag të Luftës së Parë Botërore.

Një thriller historik i mrekullueshëm nga autori anglez Robert Willton, përkthyer mjeshtërisht nga Diana Çuli.

Një tjetër sugjerim nga ana jonë për ta përfshirë në leximet tuaja të kësaj vere!

 

VLERËSIME MBI LIBRIN

... Një libër spiunazhi i thellë, i shkruar bukur e me elegancë…

The Times

… Sensacional... i bukur, i zgjuar, i këndshëm...

Time Out

... Një nga romancierët më të mprehtë që kemi. Një grimcë Conrad-i, një shkëndijë Buchan-i... I shkëlqyer....

John Lawton

… Një vepër me një “tour de force” delikate, të ndërlikuar e të lavdishme, ku veprojnë një numër personazhesh aq të gjalla e origjinale, sa na vjen të presim në një qoshe, për t’i takuar. Gjuha e tij është lirike, e përmbajtur dhe e bukur, ku thellësia e pasionit dhe e intelektit shndrit brenda faqeve. I mrekullueshëm…

M. C. Scott

Të dhëna

Faqe462
ISBN9789928235442
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15x23
PërkthyesiDiana Çuli
RomanMister&Thriller