Cmim i reduktuar! Dy prej dashurive të DS – set 2 romane Shiko më të madhe

Dy prej dashurive te DS – set 2 romane

Danielle Steel FNK0187

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kemi përzgjedhur vetëm dy prej dashurive të DS. Dy histori që shkojnë drejt në zemër. Dy romane që të mbajnë gjallë. Njëra sjell dy martesa të zbrazëta që shkojnë drejt një dashurie, e cila kërkon sakrifica të mëdha. Tjetra sjell historinë e fuqisë së madhe të dashurisë.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli

2 340 Lekë

-10%

2 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth setit

Në këtë set ne kemi përzgjedhur romanet “Puthja” dhe “Dhurata”, me synimin për të depërtuar thellë te botëkuptimi që ka autorja më e shitur sot në botë për dashurinë dhe me prirjen që lexuesi të zbulojnë magjinë e saj.

1. “Puthja” e Danielle Steel. Vetëm këtë roman mund ta porositësh KËTU.

Nuk ka një roman kaq të ndjeshëm për trupin, zemrën dhe shpirtin. Njëherësh, është një puthje që të çon aty ku ti ëndërron të jesh, por sipas Danielle Steel kjo kërkon një kurajo të jashtëzakonshme për të vrarë frikërat e mëdha. Kështu iu ndodh edhe personazheve tona, Izabelës dhe Billit të cilët kalojnë aventura të mëdha për të prishur dy martesa dhe për të ndërtuar një dashuri të madhe.

Isabele Forrester është gruaja e një bankier të famshëm parizien i cili që prej kohësh e ka nxjerrë nga zemra e tij. Për vite të tëra, Isabella ka jetuar një jetë të izoluar, duke u kujdesur për djalin e saj të sëmurë dhe vajzën e saj adoleshente. Ajo i lejon vetes një kënaqësi të fshehtë: një miqësi në distancë me një broker të fuqishëm në Uashington që e pëlqen Isabelën, e cila ka mbetur bllokuar në këtë martesë të zbrazët. Për Bill Robinson, Isabela është një dhuratë nga perëndia, një shpirt i afërt që e prek prej mijëra miljesh larg. Marrëdhënia e tyre është një litar shpëtimi që mban ata të dy bashkë përtej dhimbjes së martesave që ata nuk po tradhtojnë. Duke pranuar për tu takuar për pak ditë në Londër, Isabela dhe Billi gjejnë ndryshimin te miqësia e tyre. Pastaj, në mes të rënies së papritur, ata janë futur në një rrugë të re të mbushur me dhimbje, por edhe me mundësi.

Tani, brenda një spitali në Londër, Isabelle dhe Billi kacafyten me jetën. Në javët që pasojnë, ata përshkojnë një rrugë për rimëkëmbje plot me sfida për trupin, shpirtin dhe zemrën. Së bashku, ata duhet të gjejnë forcën për të përqafuar sërish jetën. Por, ndryshimi marrëdhëniet dhe një tjetër humbje bëhen bashkë për të komplotuar ndaj tyre dhe për ti ndarë më shumë. Dhe këtë herë ata mund të humbasin njëri-tjetrin përgjithmonë.

Në një roman që është sa bindës aq edhe është i mëshirshëm, Danielle Steel sjell një histori të guximit përballë humbjes së paimagjinueshme, duke eksploruar fuqinë që duhet për të larguar frikërat tona të mëdha, duke na treguar se si zgjedhjet më të vështira mund të na japin shpërblimet e menjëhershme. .. dhe se udhëtimet më të gjatë mund të fillojnë me një puthje të vetme.

2. “Dhurata” e Daniell Steel. Vetëm këtë roman mund ta porositësh KËTU.

Ky është romani i tretë më i shitur i Danielle Steel, është një histori magjike e thënë me një fuqi dhe thjeshtësi mahnitëse. Ai zbulon një marrëdhënie që të fut brenda lëvizjes së saj dhe të çon larg me një frymë. Dhe ai të tregon një të vërtetë të bukur dhe të pandarë rreth paparashikueshmërisë dhe çudive të vetë jetës

Në një ditë të ngrohtë qershori, një grua nga Çikago zbret nga autobusi në një qytet të vogël. Nuk ka ndërmend të qëndrojë, është thjesht kalimthi. Gjithsesi, ndalesa e saj në këtë qytet e ka një arsye dhe është pjesë e një historie që nuk do ta harroni kurrë.

Në vitet 1950, jeta ishte më e thjeshtë dhe njerëzit besonin ende në ëndrra, ndërsa familja ishte gjëja më e shtrenjtë. Pikërisht në këtë kohë, në këtë qytezë, një familje e lumtur tronditet nga vdekja e papritur e fëmijës. Dhe një e huaj mbërrin në qytet – një grua e re, e cila do të ndikojë e jetën e shumë banorëve. Ajo dhe një burrë i ri takohen dhe bien në dashuri. Dashuria e tyre e pafajshme do të sjellë shpresën për një familje të tërë dhe jetët e tyre do të ndryshojnë përgjithnjë nga një dhuratë e veçantë që ajo u lë.

Të dhëna

RedaktoriRexhep Hida
Viti i Botimit2014-2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiXhimi Lazri/Fatmir Dibra
RomanRomancë&Pasion