Dy jete Shiko më të madhe

Dy jete

Danielle Steel BUE035

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dy jetë ngre lart shpirtin e njeriut, i cili jeton dhe gjen dritësim në botën reale. Një njeri i fortë e me zemër të madhe përjeton thellë edhe një realitet të tejshkuar, thurur me mjaft elegancë e përsosmëri me jetën e përditshme". New York Times

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN99927-993-0-7

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani «Dy jetë të rrëmben. Ke dëshirë ta përpish menjëherë, të tërheq në një botë kureshtare e të paepur, në një botë ku femra mbizotëron, e ndërthurur bukur me mistikën dhe fantazmat e padukshme që prishin e ndreqin. I gjithë subjekti vërtitet rreth shtëpisë-kështjellë, duke vizatuar karaktere të mrekullueshëm, të cilët të mbeten gjatë mendje. Gjithçka zhvillohet në dy plane në kohë të ndryshme, duke i qëndruar fort të tashmes që buron vetiu nga e kaluara, rrënjët. Çifti që jeton në kështjellë duron dhe përjeton gjithçka ndodh në kështjellën e tyre dhe përreth, pritje-përcjelljet, duke intriguar hollë dhe me një metaforë që godet bukur. E zonja e re është një femër me bukuri mahnitëse, e frustruar nga jeta që e rrethon, kridhet brenda vetmisë së brendshme dhe kjo e bën interesant dramacitetin e veprës, ndjekjen e saj me kureshtje të lartë. Si mund të gjenden forcat për të fituar mbi vetveten? 

Të dhëna

Faqe340
ISBN99927-993-0-7
Viti i Botimit2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiÇlirim Xhunga