Eni Ferguson Shiko më të madhe

Eni Ferguson

Danielle Steel BUE136

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Eni Ferguson ishte një arkitekte e re e shkëlqyer në Manhatan. E bukur, e talentuar, me një punë të mirë, apartament të ri dhe të dashur, dukej sikur e kishte botën në pëllëmbë të dorës derisa një zile telefoni ndryshoi rrjedhën e jetës së saj përgjithmonë.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Eni Ferguson u bë brenda natës nëna e tre fëmijëve jetimë të motrës së saj, duke mbajtur kështu një pretim për të cilin nuk u pendua kurrë, edhe pse do të thoshte të hiqte dorë nga jeta e saj. Tani, në moshën 42-vjeçare e më e pavarur se kurrë, me një karrierë të kënaqshme dhe me një familje që është e shenjtë për të, Eni ndihet mirë me të qenit pa partner. Me nipërit e saj tashmë të rritur, Eni përballet me sfida të reja. Më e madhja nga mbesat, 28-vjeçarja Liza, një editore e palodhur për "Vogue", nuk ka lejuar kurrë asnjë burrë t'i afrohet aq shumë sa të ketë mundësi ta lëndojë. Ted, 24-vjeçar, një student i shkëlqyer i juridikut, është përfshirë në një marrëdhënie me një grua më të madhe në moshë dhe me fëmijë. Dhe më e vogla, Keti 21-vjeçare, është studente arti dhe një vajzë paksa rebele, që është gati të bëjë një zgjedhje që do t'i hapë një botë krejt të re, për të cilën nuk është përgatitur. Dhe atëherë kur nuk pritej, një takim i rastësishëm do të ndryshojë jetën e Enit në mënyrën më të paparashikueshme.

Të dhëna

Faqe204
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKozeta Çuadari