Ujevara e vetmise Shiko më të madhe

Ujevara e vetmise

Danielle Steel BUE212

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë roman, Daniel Still sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris dhe fillon një udhëtim të guximshëm për të mbijetuar.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një aktore me famë botërore bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris dhe fillon një «udhëtim» të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, të cilat përbëjnë subjektin e këtij libri që të mban fort pas vetes.

Karol Barbër ka ardhur në Parisin me shi e me rrugë pa fund, për të shkruar librin e saj – e për të rigjetur vetveten, pas një jete të tërë që ka kaluar në qendër të vëmendjes së të gjithëve. Një legjendë e filmit në ekran, Karoli është mjaft tërheqëse dhe e hirshme, vazhdimisht e përkushtuar familjes dhe çështjeve të ndryshme sociale e botërore. Por në atë natë të ftohtë nëntori, ndërkohë që taksia e saj shpejton për të hyrë në tunelin pranë Luvrit, një shpërthim terrorist trondit qindra jetë njerëzish – dhe e lë Karolin vetëm, pa vetëdije e të paidentifikuar në një dhomë spitali në Paris.

Të dhëna

Faqe221
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiKozeta Çuadari