I ri Cmim i reduktuar! Dy romanca rinore Shiko më të madhe

Dy romanca rinore

Grup autorësh A-007534

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

 

Keto dy romane te zhanrit romance jane bestseller-a absolute ne tregjet boterore te librit dhe se fundi jane pelqyer edhe nga lexuesit ne vendin tone, sidomos nga adoleshentet. Duke pare numrin ne rritje te kerkesave, ne i rekomandojme ne set per dhurate per te rinjte qe jane te pasionuar pas romancave.

Më shumë detaje

1089 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 160 Lekë

-10%

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Mbaron me ne” nga Colleen Hoover

Një roman i guximshëm dhe realist, “Mbaron me ne” është një histori e paharrueshme dashurie. Jeta e Lili Blumit nuk ka qenë asnjëherë e lehtë, por kjo nuk e ka ndaluar atë që të ndërtojë jetën që donte. Takimi me një neurokirurg të ri duket se do të jetë qershia mbi tortë. Rajl Kinkaidi është një djalë i vendosur, kokëfortë dhe... ndoshta pak arrogant, por njëherazi i ndjeshëm, mendjendritur dhe ndonëse ka vendosur të mos martohet asnjëherë, i ka rënë në kokë për Lilin. Bashkë me pikëpyetjet për lidhjen e saj të re, në mendjen e Lilit rikthehen kujtimet për dashurinë e parë; një lidhje me të shkuarën e lënë pas. Ai ishte shpirti i saj binjak, engjëlli mbrojtës, çdo rrahje zemre dhe kur një ditë rishfaqet papritur në jetën e saj, gjithçka që ka ndërtuar me Rajlin tronditet.

 

“Njeri nga ne po genjen” nga Karen M Mcmanus

Një pasdite pesë nxënës të Gjimnazit Bejvju futen në klasën e ndëshkimit: Bronuina: nxënësja e dalluar, gati për në Jeill. Adi: bukuroshja, princesha e ballos së vjeshtës. Nejti: krimineli, shpërndarës droge. Kupëri: atleti, ylli i bejsbollit. Simoni: krijuesi i aplikacionit famëkeq të thashethemeve të gjimnazit.  Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite. Në qendër të vëmendjes vihen Bronuina, Adi, Nejti dhe Kupëri. Secili prej të rinjve ka diçka për të fshehur - dhe kësisoj një motiv...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 13 vjeç
StatusiI ri