Pushimet verore 3 mesime e zbavitje Shiko më të madhe

Pushimet verore 3 mesime e zbavitje

Grup autorësh A-008440

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Njohuritë e fituara në procesin e veprimtarisë aktive përvetësohen shumë më lehtë e në mënyrë më të qëndrueshme, sesa gjatë të mësuarit traditional. Për nxënësit e klasës së tretë një veprimtari e tillë, para së gjithash është loja, ndaj dhe libri ynë "PUSHIMET VERORE" është mbështetur në parimin MESOJMË PËRMES LOJËS DHE ARGËTIMIT! 

Më shumë detaje

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Redona
ISBN9789995614973

350 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Testet, detyrat, ushtrimet, fjalëkryqet, rebuset, enigmat, lojërat argëtuese, diktimet aritmetike të këtij botimi janë pikërisht vendi ku mësimi ndërthuret me argëtimin. Materiali mësimor që zhvillohet në klasën e tretë është përpunuar në 4 teste për secilën nga lëndët kryesore: gjuhë shqipe, matematikë, diruri natyre, (gjithsej 16 teste, 2 për çdo javë gjatë dy muajve të pushimeve: korrik, gusht), si dhe në 15 lojëra argëtuese. Testet, detyrat, lojërat nuk jepen në formën e tekstit të zhveshur, por kryesisht me zgjedhje alternativash, me qëllimin që nxënësi t'i zgjidhë i pavarur ose me ndihmën minimale të të rriturve. Synimi i autorëve ka qenë që libri "PUSHIMET VERORE" të bëhet një udhëtim tërheqës në botën e dijeve të nxënësve, një ndihmës i pazëvendësueshëm për kontrollin dhe përsëritjen e njohurive të fituara gjatë vitit shkollor, të nxitë tek ata etjen për dije e t'i ndihmojë për rrirjen e qëndrueshmërisë së përvetësimit të programit të klasës përkatëse. Libri është i dobishëm edhe gjatë vitit shkollor. Ai mund të përdoret për punë kolektive dhe individuale në shtëpi e në klasë. Do të jemi mirënjohës, nëse këtë libër ua rekomandoni shokëve apo shoqeve tuaja! PUSHIME TË MBARA!

Të dhëna

Faqe106
ISBN9789995614973
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 9 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë