Rita Petro, Tonin Çobani BAO0183
Libër i ri
Çdo qytet e ka historinë dhe mitin e vet; dhe këto rrënjë i zbulon më mirë se kushdotjetër libi “Legjenda dhe vende shqiptare”. 17 vendet më të bukura, si Shkodra, Kruja, Durrësi, Tirana, Prizreni, Apollonia, Butrinti, Syri i Kaltër, etj., vijnë përmes rrëfimeve mitike dhe imazheve të ditëve tona, të realizuara me mjeshtri nga fotografi Feliks Bilani.
7 Artikuj
Shtëpia Botuese | ALBAS | |
| ISBN | 9789928026217 | |
Në këtë botim të përgatitur nga Rita Petro dhe Dr. Tonin Çobani, në bashkëpunim me fotografin Feliks Bilani, na vjen historia e trevave shqiptare si mite, të fotografuara edhe në gjendjen reale të ditëve tona.
Legjendat kanë edhe bazën e tyre të vërtetë në krijimet popullore, prandaj nxënësit kanë mundësinë që të trashëgojnë këtë pasuri vendesh dhe trillesh, me vlera të jashtëzakonshme edukative.
Autorët, të konsultuar edhe me profesorët e fushave të historisë si Aleksandër Meksi , Menduh Nerguti, Sabina Veseli, etj. kanë sjellë legjendat për Tiranën, Durrësin, Beratin, Prespën, Lezhën, Lurën, Ulqinin, Rozafën, Prizrenin, Bjeshkët e Namuna, Krujën, Apoloninë, Vlorën, Gjirokastrën, Syrin e Kaltër dhe Butrintin.
Pikërisht në këto treva ka shkuar edhe fotografi Feliks Bilani i cili ka marrë pamjet e mrekullueshme të këtyre trevave legjendave. E djeshma dhe e sotmja shkrihen në këtë botim të rrallë, me kopertinë të trashë, i cili nxit fantazinë dhe atdhedashurinë e të vegjëlve për vendin e tyre.
| Faqe | 76 |
| ISBN | 9789928026217 |
| Titulli origjinal | Natasha Pepivani |
| Viti i Botimit | 2015 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Histori | Shqipëria |