Jo gjithë dritën mund ta shohim View larger

Jo gjithe driten mund ta shohim

Anthony Doerr BD0505

New product

Përshkrim i shkurtër

Ky roman është fitues i çmimit Pulitzer në vitin 2015 dhe ka qenë bestseller për disa vite i gazetës The New York Times. Ai rrëfen historinë e një vajze të verbër franceze dhe një djali gjerman i specializuar për sistemet e transmetimit të radiove, rrugët e të cilëve përplasen me njëri-tjetrin në kohën e Francës së pushtuar nga nazistët. Ata përpiqen që t’i mbijetojnë shkatërrimeve dhe tmerreve gjatë Luftës së Dytë Botërore

More details

483 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789928176240

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Mari Lora jeton me të atin në Paris, jo larg Muzeut të Historisë së Natyrës, ku ai punon si mjeshtër bravandreqës . Në moshën gjashtë vjeçe, ajo humbet shikimin, ndaj dhe babai i ndërton maketin e lagjes së tyre - çdo ndërtesë, çdo rrugë, çdo pemë e çdo kapanxhë pusete - në mënyrë që ajo t’i mësojë përmendësh duke kaluar gishtat sipër tyre dhe pastaj të ecë nëpër rrugët e vërteta me ndihmën e shkopit.

Kur gjermanët pushtojnë Parisin, në qershor 1940, babai dhe e bija largohen për në San Malo, në brigjet e Bretanjës, ku vëllai i gjyshit të Mari Lorës, që vuan nga agorafobia, jeton në një shtëpi të lartë, pranë ledheve mbrojtëse të qytetit, në breg të detit.

Në një botë tjetër, në Gjermani, një djalë jetim, Verneri, rritet së bashku me motrën e tij, Jutën në shtëpinë e fëmijëve, që të dy të magjepsur nga një radio primitive që Verneri e gjen diku. Ai bëhet mjeshtër për ndërtimin dhe rregullimin e radiove dhe, falë këtij talenti, siguron një vend në një akademi ushtarake elitë, po me rregulla brutale, ku përfundimisht bëhet një gjurmues shumë i specializuar i Rezistencës. Verneri udhëton deri në skajet më të largëta të Rusisë dhe përfundimisht në San Malo, ku rruga e tij kryqëzohet me atë të Mari-Lorës.

Thanë për librin

“Anthony Doerr e sheh botën si një shkencëtar, por e ndien si poet. Ai ka informacion rreth gjithçkaje - për radiot, diamantet, molusqet, lulet, bravat, armët - por di gjithashtu të shkruajë me fjali po aq të bukura, krijon skena apo pamje aq të jashtëzakonshme, sa ju bën të mendoni përfundimisht ndryshe rreth gjërave të mëdha - dashurisë, frikës, mizorisë, mirësisë dhe aspekteve pafund të zemrës njerëzore. Me shumë befasi dhe guxim nga pikëpamja e strukturës, i pasur në detaje, ky romani i Doerr-it shijohet aq shumë, sa të bën të mendosh dhe ta humbësh me kënaqësi gjumin e pastaj të dalësh e t’u kërkosh të gjithë miqve ta lexojnë - tani. “

JR Moehringer, autor i “The Tender Bar”

Data sheet

pages608
ISBN9789928176240
Published year2017
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMargarita Sulaj Skënderi
RomanSagë&Histori
I ri1