Nje frymemarrje jete, Pasioni sipas G.H.

Clarice Lispector BOG0044

New product

Përshkrim i shkurtër

Në këtë libër janë dy kryevepra të auores më të famshme braziliane, e vlerësuar si “Pele” e letërsisë braziliane, si autorja kryesore e letërsisë amerikano-latine, - madje, edhe si një gjeni të letrave të shekullit të XX. Pak e njohur për lexuesit shqiptar, Lispector vjen me dy majat e saja letrare

More details

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
ISBN978999061447

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Në këtë botim vijnë dy prej veprave të Clarice Lispector: Një frymëmarrje jete dhe Pasioni sipas G.H., e vlerësuar si kryevepra e saj. Romanet janë përkthyer nga gjuha origjinale në spanisht, nga Ermira Danaj.

Vepra “Një frymëmarrje jete” është shkruar në momentet e fundit të vdekjes së autores dhe sot është në duart e lexuesit falë Olga Borelit, e cila e ruajti veprën dhe bëri të mundur botimin e saj.

Ndërsa “Pasioni sipas G.H.” është një roman tipik kafkian, në stilin e Metamorfozës, ku vjen historia e një gruaje e cila pasi largon nga puna pastruesen e shtëpisë, nis ta pastrojë vetë atë dhe në një moment gjen një buburrec. E neveritur prej tij, e përl,as atë pas kanatës së dollapit dhe më pas vendos që të hajë të brendshmet e tij. Në këtë çast tek G. H ndodh një zbulim: Insekti e mbërtheu në mes të rutinës së saj të “civilizuar”, e përbërë prej fëmijëve, çështjeve të shtëpisë e faturave për tu paguar dhe e hodhi jashtë njerëzores, duke e lënë në buzë të zemrës së egër të jetës.

Kjo dëshirë për të takuar atë që mbetet prej njeriut, kur gjuha mbaron, është forca që lëviz letërsinë e Klarisës që prej fillimit. Edhe pse nuk është një libër me frymëzim fetar, G. H. ka një aspekt pagëzues. Pasi provon mishin, lëndën c bardhë që del prej buburrecit, protagonistja pagëzohet me realitetin, dhe hyjnorja — forca jopersonale që na bën të lëvizim shfaqet. Dhe vetëm pas këtij akti, që e fshin tutje gjithë vizionin e civilizuar G. H. mund të rilindë, më në fund.

Vetë autorja është shprehur për këtë roman kështu:

Ky libër, [Pasioni sipas G.H.] është si çdo libër tjetër. Por, do të isha e lumtur nëse do të lexohej vetëm nga njerëzit me shpirt të formuar, nga ata që e dinë se qasja — ndaj çfarëdo gjëje — duhet të bëhet ngadalë dhe me mund, madje duhet të përshkojë dhe të kundërtën e asaj që po i qasemi. Vetëm ata njerëz do të kuptojnë ngadalë, se ky libër nuk kërkon asgjë prej askujt. Mua, për shembull, personazhi G.H. më ka sjellë një lumturi të vështirë, por që është lumturi, gjithsesi.

Data sheet

pages450
ISBN978999061447
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErmira Danaj
RomanPsikologjik
I ri1