Ftese per ndeshkim

Vladimir Nabokov SB0005

New product

Përshkrim i shkurtër

Ata që kanë lexuar “Lolita” nuk e lënë pa e lexuar edhe kryeveprën e radhës së Vladimir Nabakov, “Ftesë për ndëshkim”. I përkthyer mjeshtrisht nga Myrteza Shini, kjo vepër është një ushtrim leximi dhe shkrimi për ata që e shijojnë letërsinë si nivel i epërm i mendimit njerëzor

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221018

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

RRETH LIBRIT

Janë ditët e fundit të të burgosurit Cincinat C., i dënuar me vdekje për "turpin gnoseologjik". I burgosuri ynë, një vetmitar shembullor, përpiqet të përshtatet në qelinë e tij, me ata pak personazhe që e lidh jeta e atyre pak ditëve në pritje të ndëshkimit fatal.

Dhe në këtë përpjekje për përshtatje, ai jo vetëm që nuk ia del dot, por ndërmerr një udhëtim shpirtëror me dëshirën të përshkruajë rrugën e tij drejt fundit. Çdo ditë të re të atyre nëntëmbëdhjetë ditëve para vdekejs, Cincinati përpiqet të zbulojë dhe të kuptojë në lojën me personazhet e pakët rreth tij, se cila është e nesërmja e fundit.

Një lojë e lodhshme brenda atyre mureve, do ta çojë përfytyrimin e të burgosurit tonë në skutat më të thella të psikologjisë së njeriut, në qelitë më të skajshme të dhimbjes njerëzore dhe në burgjet më të paimagjinueshme të ndërgjegjjes dhe të pendesave dhe në një peizazh të ëndërrt përfytyrimi. Përmes luftës vetanake të Cincinatit, Nabokov jo vetëm shpjegon format e funksionimit të diktatit, por dhe përligj zhbërjen që i ndodh dinjitetit njerëzor prej shtypjes dhe konformizmit.

Loja e nervave mes Cincinatit dhe persekutorit, burgosësit, akuzuesit, shërbenjësit dhe vetë ekzekutorit, shpesh me nota të holla humori të tipit mjeshtëror të Nabokovit, dialogjet e shkurtër dhe shpesh me mbyllje të beftë, mendimi i ngjeshur dhe mjeshtëria superane e rrëfimit, e bëjnë këtë libër një kryevepër në mesin e mozaikut nabokovian.

A do të ndëshkohet Cincinati ynë? Kjo është një pyetje që e humb peshën po të lexosh këtë roman profetik, një provë e mrekullisë së leximit dhe një ushtrim i përkryer shkrimi.

 

Data sheet

pages190
ISBN9789928221018
Shtëpia botueseSkanderbeg Books
Published year2016
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMyrteza Shini
RomanMister&Thriller