Muri View larger

Muri

Zhan Pol Sartri A-000150

New product

Përshkrim i shkurtër

"Muri" është botuar në Francë, në vitin 1939, një vit pas "Neverisë". Konsiderohet si vepra letrare më e rëndësishme dhe më përfaqësuese e intelektualit të madh francez. Motiv i përbashkët i rrëfimeve të përmbledhura në këtë vëllim është antiteza midis guximit dhe frikës: një prirje e ndryshme, përballë jetës së personazheve të ndryshme, që një monolog i brendshëm plot tension zbulon në një moment të errët të fatit të tyre.

More details

10 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN978999274748X

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Muri, përpara të cilit të dënuarit do të gjejnë vdekjen, faqet e murit të dhomave, që mbyllin mistere tragjike seksuale dhe kriminale, torturat dhe hipokrizitë sociale, që helmojnë një ndërgjegje që sapo ka lindur dhe e përgatisin për një fat fajtor, janë aspektet përbërëse të këtij realiteti të pabesueshëm. Muri, Dhoma, Herostrati, Intimitet, Fëmijëria e një padroni janë pesë rrëfime, që nxjerrin lakuriq guximin dhe frikën përballë jetës. Vdekje, marrëzi, dobësi, zvetënim dhe gënjeshtra: rreth këtyre temave lidhet ekzistenca e protagonistëve të librit. Muri i qelisë ku përplasen mendimet e tre të dënuarve me vdekje, muret e dhomës me mistere tragjike seksuale dhe kriminale, gjesti zhurmëmadh i Herostratit kundër botës, kërkimi i kotë i një jete të re të Lulusë dhe në fund ndërgjegjja e trazuar e Lysjen Flërie janë fragmentet e shumta të një realiteti të çuditshëm.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages212
ISBN978999274748X
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArdian Marashi