Nje e trete, dashuria View larger

Nje e trete, dashuria

Preç Zogaj A-007694

New product

Përshkrim i shkurtër

Prej poezisë “Ne na njohu një e tretë, dashuria”, autori Preç Zogaj mori ngacmimin që librin e tij më të ri me poezi ta titullojë “Një e tretë, dashuria”. Pas 101 poezive në librin “In Love”, Preç Zogaj këmbëngul më fort në këtë zhanër letrar, por tashmë me pjekuri të shtuar artistike dhe më i afirmuar si poet. Krijimtaria e 4 viteve sillet nga autori në këtë botim të ndarë në 6 cikle, që duket se përshkojnë rrugëtimin e një jete, por ku gjenden çaste, copëza, përjetime ku gjen veten gjithsecili që bëhet ‘dëshmitar’ i bashkëbisedimit të Zogajt me vetveten.

More details

This product is no longer in stock

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789928320575

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Rudolf Marku: “Një e tretë, dashuria”, një nga librat më të mirë të letërsisë shqipe

Çudia më e madhe është ajo që dihet. Ajo e përditshmja është surpriza më e madhe në këtë botë, nuk është ajo që nuk njihet. Për ta përkthyer këtë në gjuhën poetike është një problem tjetër pastaj. Dua ta filloj me sekretin e titullit të librit. U tha që është një titull i çuditshëm. Unë them që nuk është një titull i çuditshëm. Është një titull që na kthen pas te koncepti i Lasgush Poradecit. Ai ka poezinë e famshme që thotë: “Se s’dashuronja-as un’ as ti/Po dashuronte dashurija”.

Është gjithmonë një e tretë. Unë dua të them me këtë, që gjërat e njohura janë ato që japin shans për të folur, për të krijuar artin e madh. Ky nuk është një imitim i Lasgush Poradecit. Por duke e thënë këtë varg, ai përsërit një kocept që e merr nga De Martini. Në të njëjtën kohë, ne shkojmë shumë thellë në traditën e letërsisë botërore. Kemi atë momentin e mrekullueshëm të Dante Aligerit te “Ferri”, ku në ferrin e Dantes shfaqet një oaz dashurie. Është kënga e famshme që ka Paolo Malatesta e Francesca da Rimini, ku tregojnë historinë tyre. Dashuria e tyre është një nga këngët më të mrekullueshme që ka letërsia botërore. Francesca tregon se kjo dashuri fillon me leximin e një libri. Janë duke lexuar një libër mesjetar që flet për dashurinë e Lancelotit dhe befas, pa e kuptuar, lind një dashuri e pakuptueshme. Te dashuria është gjithmonë një sekret, është një e tretë gjithmonë. Këtë koncept e merr Preç Zogaj, por merita e tij dhe e çdo shkrimtari, është kur e merr në mënyrë intiutive, pa i shkuar ndër mend në ato momente që është një koncept i hershëm. Te Ovidi, te 3 librat e famshëm “Amores”, është gjithmonë erosi ai që trazon dhe ndez dashurinë mes mashkullit dhe femrës.

Më kujtohet koncepti i një poeti shumë të madh, Boris, i cili thotë që “në këtë botë është gati e pamundur të mos imitosh, çështja është të jesh ti i paimitueshëm kur shkruan”. Ky është një koncept i vjetër i poezisë së dashurisë. Rimarrja intiutive që bën Preçi është merita e madhe e kësaj poezie.

Libri i tij është një nga librat më të mirë të letërsisë shqipe dhe padyshim libri më i mirë i Preçit. Krijuesi shkruan e shkruan dhe në një moment, trak, ndalet dhe pyet veten: “Çfarë është kjo që shkruaj unë?”. Ky është momenti i pjekurisë së shkrimtarit.

Libri i Preçit është një çast, ku autori ka një ndalje të vetëdijshme, që i bën mirë poezisë dhe e shpëton nga rreziku i përsëritjes së krijimtarisë së mëparshme. Po ta lexosh librin, lexuesi befas zhduket.

Ky libër nuk është një bisedë me lexuesin, është një bisedë me vetveten. Kjo është një veçori e këtij libri. Është momenti i pjekurisë së poetit.

Në parathënien “Një e tretë, dashuria”, them se na udhëheq drejt një udhëtimi të brendshëm. Poezia dhe letërsia janë udhëtime të brendshëm e për të eksploruar ndjesitë më të thella, më intime, më konfidenciale, aq sa duket se poezia është një bisedë me vetveten. Dua ta përgëzoj edhe një herë mikun tim Preçin.

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages132
ISBN9789928320575
Published year2021
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
I ri1