Fundi, nje femijeri tjeter View larger

Fundi, nje femijeri tjeter

Preç Zogaj BTI0024

New product

Përshkrim i shkurtër "Fundi, një fëmijëri tjetër" sjell për lexuesit një kolanë poezish, të cilat i përkasin krijimtarisë së tij të kohëve të fundit. Preç Zogaj, veç veprimtarisë politike njihet nga publiku edhe për kontributin e tij si poet. "Fundi, një fëmijëri tjetër është "një libër i mrekullueshëm poetik, nga një poet i rrallë për nga ndjeshmëria, magjia e të shkruarit, sinqeriteti dhe intensiteti emocional". Rudolf Marku

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

"Fundi, një fëmijëri tjetër" është përmbledhje e poezive të shkruara gjatë 2-3 viteve të fundit. Poeti Zogaj e "braktis" për pak politikanin Zogaj, për të biseduar me Perëndinë që nuk e njohu që fëmijë, me Platonin, Sokratin, pse jo të arratiset edhe në ishullin Lesbos mes femrash-perri, edhe pse betohet se s'do të kthehet më kurrë atje, kthehet në vendin e lindjes, në Lezhë Pasi lë filozofët e antikitetit grek, ai kthehet te figura-dhimbje e At Zef Pllumit me pranga në duar. E pranishme, si në çdo vëllim tjetër poezish, është edhe nëna e poetit. "Nuk ndodh asgjë, veç rron nëna ime/Në viset e erës dhe diellit në Lezhë./Shoqet e saj të vjetra kanë vdekur,/Shoqet e saj të reja po vdesin./S'po mbetet kush për të treguar/legjendën e saj. Na ishte njëherë Gjela/Një grua së cilës i shndriste floku në mendimin e mirë/ për gjithë të gjallët". Është ajo që bisedon me të shoqin e vdekur 3 vjet më parë, ndërsa ai, po aq i pranishëm me mungesën e tij dhe kujtimin që la pas. "Pa nxjerrë zë hoqi dorë,/U vesh, pa, u nis dhe iku/ me këmbët e veta përgjithmonë". E ndërsa vdekja të merr njerëzit që do, "Fundi, një fëmijëri tjetër" është reflektimi për jetën, ku kujtimet lënë plagë "si zambakë të kuq". Është turravrap drejt asaj që dikush mund ta quajë fundi, por që nuk ka pse të jetë i frikshëm, sepse siç thotë Zogaj "Vetëm dashuria është bota tjetër".

Data sheet

RedaktoriErmira Kokobobo
Published year2013
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç