Historia e Shqipërisë në periudhën e ndryshimeve, në vitet 1990-92 nuk është e panjohur, por filtri që përdor autori, edhe si dëshmitar e protagonist, e bën këtë libër ndër më të mirët në zhanrin e tij non-fiction.Ai trajton ngjarje si demonstrata e 14 janarit 1990 në Shkodër, demonstrata në Kavajë, eksodi i ambasadave më 2 korrik të vitit 1990, takimi i...
"Fundi, një fëmijëri tjetër" sjell për lexuesit një kolanë poezish, të cilat i përkasin krijimtarisë së tij të kohëve të fundit. Preç Zogaj, veç veprimtarisë politike njihet nga publiku edhe për kontributin e tij si poet. "Fundi, një fëmijëri tjetër është "një libër i mrekullueshëm poetik, nga një poet i rrallë për nga ndjeshmëria, magjia e të shkruarit,...
Në këtë vëllim vjen një përmbledhje e të gjithë poezive më të mira të autorit kushtuar dashurisë, këtij pasioni të fuqishëm njerëzor. Përzgjedhja është bërë mbi këtë tematikë dhe sjell krijimtarinë e Preç Zogajt përgjatë shumë viteve
Libri ka vlerën e një "burimi parësor" të dhënash, citimesh, deklaratash, kronika të ngjarjeve, profilesh të personazheve të shkruara me gjuhën e një shkrimtari, i cili i merr hua letërsisë fjalën e bukur dhe ia jep politikës, dhe nga kjo e fundit merr hua racionalitetin dhe pragmatizmin për të kapërcyer dëshpërimin e të vërtetave të shoqërisë shqiptare...
Preç Zogaj ka lindur me 5 dhjetor 1957 në Lezhë. Ka kryer studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe. Ka botuar shumë vëllime me poezi, ka marrë dy herë çmimin e Ministrisë së Kulturës për librin poetik më të mirë të vitit. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të huaja. Zogaj njihet si një shkrimtar dhe publicist mjaft i angazhuar në jetën...
Ky libër përfshin: Rënia e zgjedhjeve/ Vera e përjetshme/Uncivil Ëar- Lufta jo civile/ Paradhoma e një Presidenti
Ky vëllim përfshin librat: Nga hiri/ Finalja, Të gjithë nëpër vendet e tyre, Në kërkim të zgjedhjeve të humbura
"Vargjet e Zogajt, të krijuara midis viteve 1985-2010, janë një analizë e brendshme e një populli që, pas disa dekadash, sapo doli nga një prej diktaturave më të izoluara dhe më të egra të botës "
Prej poezisë “Ne na njohu një e tretë, dashuria”, autori Preç Zogaj mori ngacmimin që librin e tij më të ri me poezi ta titullojë “Një e tretë, dashuria”. Pas 101 poezive në librin “In Love”, Preç Zogaj këmbëngul më fort në këtë zhanër letrar, por tashmë me pjekuri të shtuar artistike dhe më i afirmuar si poet. Krijimtaria e 4 viteve sillet nga autori në...
Preç Zoga që njihet si poet, eseist, romancier, tani shfaqet para lexuesit edhe si tregimtar. Ai ka botuar se fundi tri novella: Hedhja, Bija e re e nënës së vjetër dhe Kompleksi
Janë të rrallë ata që sjellin në varg aq ndjeshëm, aq thellë dhe aq bukur ndjesitë që të shkakton melankolia për kohën, të kaluarën, personazhet reale dhe për tema të tjera universale si dashuria, jeta dhe vdekja, sa Preç Zogaj. Edhe në vëllimin e tij të fundit poetik, Zogaj shfaq një tjetër përmasë shpirtërore dhe poetike të tij.....