Ngjarje ne toke View larger

Ngjarje ne toke

Preç Zogaj BTI0046

New product

Përshkrim i shkurtër "Vargjet e Zogajt, të krijuara midis viteve 1985-2010, janë një analizë e brendshme e një populli që, pas disa dekadash, sapo doli nga një prej diktaturave më të izoluara dhe më të egra të botës "

More details

900 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Tirana Times
ISBN9789928403858
Viti i botimit2011

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Ngjarje në tokë, një botim i shtëpisë botuese "Tirana Times", është një përmbledhje poezish të zgjedhura, të shtrira në 25 vjet kohë dhe në 9 vëllime poetike. Datojnë qysh në vitin 1985 deri në ditët tona. Janë poezi ku ka shumë jetë, por edhe vdekje, por më së shumti dashuri. "E mora për dore trishtimin", "Vdekja ikën dhe vjen", "S'po kthehet", "Të gjitha vdekjet", "A do ta dish", "Koha shtesë", "Duke dalë nga Firence", "Më donte vërtet", "Zgjimi im", "Zemër", "Në orën pesë pasdite", "Në shtëpinë e prindërve", janë disa nga poezitë e përfshira në këtë vëllim, i cili është edhe një dëshmi e rritjes së poetit. Studiuesi dhe botuesi Pirro Misha e konsideron "jetëshkrim poetik" të Preç Zogajt vëllimin "Ngjarje në tokë". Ai e quan të thjeshtë, të qartë, poezi të ndjenjës e mbi të gjitha të bukur poezinë e Zogajt. "Përpara kemi një libër që përfshin gati 25 vjet poezi. Me pak fjalë kemi të bëjmë me jetëshkrimin poetik të Preç Zogajt. Poezia e tij nuk e humbet kurrë bukurinë e saj"- thotë studiuesi Pirro Misha. "Ngjarje në tokë" flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj. Megjithëse temat dhe përfytyrimet e zymta mbizotërojnë përsëri, disa poezi kanë një notë më shpresëdhënëse. Poezitë e periudhës së mëvonshme, kur demokracia e brishtë shqiptare u stabilizua më mirë, na sjellin një ton edhe më pozitiv." - analizon studiuesi Gjek Marinaj.

Data sheet

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789928403858
RedaktoriAgron Gjekmarkaj
Viti i botimit2011
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitmbi 18-vjeç