Reduced price! Miremengjes, shprese View larger

Miremengjes, shprese

Argita Zalli, Detina Zalli PE0465

New product

Përshkrim i shkurtër Të lindura në një Shqipëri tejet të skamur, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli gjithnjë kishin ëndërruar të bëheshin mjeke, por kur qeveria ra, duke e zhytur vendin në anarki dhe në luftë civile, ëndrra e binjakeve u shpërbë njësoj si dhe atdheu.

More details

11091 Items

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928371676

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 other products in the same category:

More info

Prindërit e tyre ishin të vendosur të largoheshin me qëllim që të mbronin të jo vetëm të ardhmen e vajzave, por vetë jetën e tyre. Pas shumë e shumë peripecish, ata arritën të merrnin arratinë, por vetëm për t’u gjendur brenda një makthi tjetër, kësaj radhe si refugjatë. Me shpirt luftarak dhe vendosmëri, ata u përpoqën të ecnin përpara. Kur tragjedia pllakosi sërish, duke iu kanosur gjërave më të shtrenjta që kishin, vajzave iu desh të përballeshin me çmimin e lartë që kishin paguar për të mbijetuar.

Në librin “Mirëmëngjes, shpresë”, Argita dhe Detina rrëfejnë historinë e tyre të dhembshme të guximit dhe qëndresës. Forca e familjes së tyre, por mbi të gjitha lidhja e pathyeshme që ekziston mes motrave binjake i ushqeu dhe u dha guxim për të kapërcyen sprovën e vështirë.

Kritika

“Lexuesit do të mahniten nga rrëfimi që u bëjnë dy binjaket vështirësive dhe peripecive të shumta që kalojnë refugjatët... Një histori që na kujton se sa e çmuar është demokracia.”

Kirkus Reviews

“Binjaket Zalli ofrojnë një rrëfim të fuqishëm dhe mjaft të detajuar... të përvojës dhe historive, sipas këndvështrimit shqiptar, të mbijetesës së refugjatëve, paragjykimeve ndaj tyre dhe integrimit.”

Midwest Book Review

“Një libër frymëzues dhe me nota të fuqishme... Tani, që të dyja shkencëtare të kalibrit botëror, arritjet e Argitës dhe Detinës do të mbahen mend për një kohë të gjatë.”

Paul Rosenberg, fitues çmimi për lidership, lektor dhe strateg

“Një libër që të mban mbërthyer, bazuar në një histori të vërtetë... Ndoshta mund të ndryshojë edhe perceptimin tuaj për botën, t’ju shtyjë të ndihmoni fëmijët refugjatë apo të mendoni çfarë mund të bëni që tragjedi të tilla të mos ndodhin më kurrë.”

Julia Brodsky, studiuese arsimi në STEM dhe ish-instruktore astronautësh në NASA

“Historia e familjes Zalli është shembulli më frymëzues që kam parë për mënyrën se si fuqia e dashurisë dhe sjellja pozitive që ajo krijon, mund ta kthejnë fatkeqësinë në sukses.”

J. D. Freedman, shkrimtar dhe kineast

Data sheet

Lloji i botimitPaperback
pages348
ISBN9789928371676
Published year2023
Vendodhja e botimitTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmosha e leximitOver 14 years old
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErdi Ibro
I ri1